Siç i ështe shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshal Vian Summers
më 20 prill 2007
në Stamboll, Turqi
Bekimi është mbi njerëzimin, sepse kjo është kohë Shpalljeje. Kjo është koha ku i jepet njerëzimit një dhuratë e madhe, një dhuratë e madhe për t’i dhënë qëllim dhe drejtim për të përballuar kohët e vështira dhe të pasigurta përpara.
Kjo është koha ku njerëzimi do të marrë një kuptueshmëri më të madhe të spiritualitetit të tij, një thirrje për unitet, bashkëpunim dhe fatin e tij – si brenda kësaj bote dhe matanë botës në Komunitetin e Madh të jetës inteligjente në univers.
Sepse njerëzimi ka arritur një prag të madh, një prag nga i cili nuk ka kthim. Është një prag ndryshe nga çdo prag që njerëzimi i tërë ka arritur ndonjëherë më parë.
Tani duhet të bëheni një popull i botës – jo vetëm populli i një kombi, fisi ose grupi. Se po hyni në Komunitetin e Madh të jetes inteligjente, ku të gjithë ata që mund të hasni dhe të gjithë ata që ju vëzhgojnë tani do t’ju konsiderojnë si popull i botës.
Këtu po hyni në një panoramë më të madhe jete, dhe po hyni në një mjedis konkurrence në një univers ndryshe nga gjithçka që mund të përfytyroni. Si silleni këtu, si i drejtoni marrëdheniet me njëri-tjetrin, si e shikoni pozicionin tuaj në univers – të gjitha kanë një peshë të jashtëzakonshme në përcaktimin e së ardhmës suaj dhe se si fati juaj në këtë Komunitet të Madh do të plotësohet dhe nëse mund të plotësohet.
Keni arritur në pragun e madh ku keni fuqinë t’i shkatërroni burimet që mbeshtesin jetën në këtë botë dhe ta vëni njerëzimin në një gjendje rënie të përhershme.
E keni fuqinë për të konkurruar me njëri-tjetrin, siç keni konkurruar gjithmonë, për ta sjellë njerëzimin në këtë gjendje rënie të madhe. Por megjithatë e keni fuqinë për të zgjedhur një rrugë tjetër, rrugën jashtë një dileme që do të bëhet më e vështirë dhe e pazgjidhshme me kalimin e kohës.
Atë që ju si individ do të bëni, atë që ju si pjesë e një grupi të madh ose një kombi të madh do të bëni, do të përcaktojë cilën nga këto të dy mundësitë do të zgjidhni. Nëse do të vazhdoni të silleni si në të kaluarën, si në zakonet tuaja, atëherë e ardhmja juaj është e parashikueshme dhe është jashtëzakonisht e rëndë.
Por nëse zgjidhni rrugën tjetër, atëherë mund të themeloni një fillim të ri, dhe mund të shprehni një shpresë më të madhe që ndodhet brenda zemrave të të gjithëve që ndodhen këtu.
Bekimi këtu eshtë për ta thirrur përpara këtë shpresë të madhe. Fillon brenda individit, sigurisht, por shtrihet matanë familjes njerëzore.
Kjo ka thirrur një Mesazh të Ri nga Zoti në botë, sepse vetëm një Mesazh i Ri nga Zoti mund të mbajë një Bekim të tillë. Vetëm ai [Mesazhi i Ri] e ka fuqinë për të thirrur para urtësinë e madhe dhe dhembshurinë e madhe që Krijuesi i të gjithë jetës ka vendosur brenda çdo personi.
Nuk ka asnjë individ, nuk ka asnjë filozofi, nuk ka asnjë shkollë mendimi që mund të krijojë një thirrje të tillë. Duhet të vijë nga Krijuesi i të gjithë jetës. Duhet të vijë nga Zoti i të gjithë Komunitetit të Madh – Zoti i Vetëm, Burimi i Vetëm, të cilit Engjëjt vëzhgojnë mbi botën, por të cilit Fuqia strihet përtej asaj që njerëzimi mund të përfytyrojë.
Zoti ka vendosur brenda çdo personi farën e Dijes, në mënyrë që [njerëzit] mund t’i përgjigjen kësaj thirrjeje. Kjo Dije është një zgjuarsi më e madhe brenda çdo personi në pritje për t’u zbuluar, por ekzistenca e saj është në marrëdhënie me Krijuesin e të gjithë jetës.
Nuk është një burim që mund të përdorni për veten tuaj për të pasuruar veten ose për të fituar përparësi ndaj të tjerëve. Sepse Dija nuk i bën këto gjëra. Qëllimi i saj dhe realiteti i saj janë t’i përgjigjen Krijuesit të të gjithë jetës dhe t’i përgjigjen thirrjes së madhe gjatë kohës që njerëzimi vazhdon t’i afrohet këtij pragu të madh të ekzistences së tij.
Sepse është në këtë pikë kthese të madhe që njerëzimi do të zgjedhë sukses ose dështim përballë vështirësive të pamasë në botë dhe përballë forcave kundërshtare dhe konkuruese nga vetë Komuniteti i Madh që kërkojnë të përfitojnë nga një njerëzim i vuajtur dhe i ndarë.
Shumë njerëz anembanë botës po ndjejnë një shqetësim të madh për gjendjen e botës dhe janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre dhe për të ardhmen e njerëzimit. Ata e ndjejnë dhe e dinë se po jetojnë në një kohë me rëndësi të madhe, një kohë që do të përcaktojë fatin dhe rezultatin për njerëzimin. Kjo nuk është një kuptueshmëri intelektuale aq sa një përvojë e brendshme, një njohje e fuqishme, një ndjenjë e lindur ndërgjegjeje – të gjitha të cilat vijnë nga Dija brenda tyre.
Nuk ka shmangie nga kjo kohë e madhe, kjo pikë kthese e madhe. Nuk mund ta humbisni veten më në fantazitë dhe në interesat tuaja individuale. Sepse nëse hyni në këtë kohë të madhe, në këtë prag të madh dhe në këtë kohë Shpalljeje të verbër dhe të vetëpreokupuar, nuk do të jeni në gjendje të shihni, të njihni dhe të përgatiteni.
Mund t’i luteni Perëndisë për çlirim. Mund t’i luteni Perëndisë për Bekimin. Por Bekimi dhe çlirimi tashmë janë vendosur brenda jush – në Dijen brenda jush – duke pritur kohën kur do të keni pjekurinë, kur të keni nevojën, kur të keni kuptueshmërinë që një fuqi e tillë brenda jush duhet të dalë, duhet të ndiqet, duhet të nderohet mbi çdo gjë tjetër.
Sepse kjo është marrëdhënia juaj me Perëndinë dhe urgjenca që ndjeni brenda vetes është Thirrja e Perëndisë – Thirrja për t’u zgjuar, për t’u bërë të vetëdijshëm dhe për t’u përgjigjur.
Mos mendoni se pa pjesëmarrjen tuaj, jeta juaj do të ketë një mundësi më të madhe. Mos mendoni se mund të flini përmes ngjarjes më të madhe në historinë njerëzore dhe të prisni të përfitoni nga rrethanat që ndryshojnë rreth jush. Dhe mos mendoni se mund të gjeni paqe dhe qetësi duke munduar të harroni kohët e mëdha në të cilat jetoni. Sepse nuk do të ketë paqe dhe qetësi aty. Nuk do ketë rehat dhe ngushëllim aty.
Po jetoni në një kohë Shpalljeje. Po jetoni në një kohë kur njerëzimi përballet me pragun e tij më të madh, sfidat e tij më të mëdha, rrezikun e tij më të madh dhe ende mundësinë e tij të vetme për të vendosur bashkëpunim dhe unitet njerëzor përballë rrethanave të rënda dhe të tmerrshme.
Për të parë këtë dhe për ta ditur për veten tuaj, ju duhet të jeni në gjendje të kapërceni mohimin tuaj. Ju duhet të jeni në gjendje të kapërceni kondicionimin e kulturës suaj. Duhet të jeni në gjendje të kapërceni preferencat tuaja dhe kërkimin tuaj për shëptim. Ndoshta mendoni se kjo nuk është e mundshme, por fuqia e Dijes brenda jush do t’ju japë mundësinë për ta bërë këtë dhe t’i japë të tjerëve mundësinë për ta bërë këtë.
Thirrja tani po del. Një Mesazh i Ri nga Zoti është në botë. Lajmëtari është në botë. Ai tani është i përgatitur të paraqesë Mesazhin e Ri. Ai [Mesazhi] përmban Bekimin. Përmban Paralajmërimin. Përmban Përgatitjen.
Nuk është këtu për të zëvendësuar fetë e botës, por për të krijuar dhe përforcuar bazën e tyre të përbashkët, për t’i ndriçuar dhe për t’i dhënë forcë dhe qëllim në mënyrë që mund të kenë një të ardhme – si brenda botës dhe Komunitetit të Madh të jetës në të cilin njerëzimi tani po hyn.
Përballë këtij pragu të madh, qeveritë tuaja nuk do të kenë përgjigje. Filozofët tuaj nuk do të kenë përgjigje. Ndoshta njerëzit do të shohin një pjesë të zgjidhjes dhe do të përpiqen ta shprehin atë, dhe kjo është e nevojshme, por përgjigjja duhet të vijë nga një fuqi më e madhe brenda jush dhe një Fuqi më e Madhe matanë jush.
Sepse ajo që do të kërkohet është një ndryshim i madh në kuptushëmerinë njerëzore dhe një ndryshim në sjelljen njerëzore. Këto gjëra duhet të nevojiten nga një Fuqi më e Madhe dhe nga një përgjigje më e madhe brenda jush dhe brenda njerëzve rreth botës. Jo të gjithë do të duhet të përgjigjen, por mjaft njerëz në shumë vende do të duhet ta përjetojnë këtë thirrje dhe këtë përgjigje.
Koha është e shkurtër. Tani nuk është koha për t’u bërë apatik ose të pavendosur. Nuk është luks që të mbeteni injorantë dhe të pamend përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit.
Sepse ka një Errësirë të Madhe në botë. Është një Errësirë më e thellë dhe më me pasoja se çdo gjë që njerëzimi ka përballuar ndonjëherë më parë.
Ajo po hyn në botë në një kohë prekshmërie të madhe për familjen njerëzore, ndërsa përballoni një botë në rënie dhe ndërsa përballoni vendimin e madh para jush, nëse njerëzimi do të zgjedhë rrugën e vetëshkatërrimit – një rrugë e lindur nga konkurrenca, konflikti dhe lufta – ose rrugën tjetër, anën tjetër, do të njihet, do të pohohet, do të kërkohet dhe do të shprehet, një rrugë drejt bashkëpunimit dhe unitetit përballë rrezikut të madh.
Shumë njerëz rreth botës kanë filluar të shohin prova të këtij rreziku të madh, por shumë njerëz ende janë në gjumë, duke ëndërruar për plotësimin e tyre personal, të pavetëdijshëm dhe të pavëmendshëm për Dallgët e Mëdha të ndryshimit që tashmë po e lajnë botën.
Prandaj, do të jetë e nevojshme për ata që mund të përgjigjen që të përgjigjen plotësisht – për të kuptuar kërcënimin e madh, për të dëgjuar paralajmërimin e madh dhe për të marrë Bekimin e madh nga Krijuesi i të gjithë jetës.
Ka një përgjigje për njerëzimin, por nuk është një përgjigje që njerëzimi mund të shpikë për vete plotësisht. Sepse përgjigja duhet të ketë fuqinë për t’i thirrur njerëzit në një shërbim më të madh për njëri-tjetrin. Ajo duhet të ketë fuqinë për të kapërcyer ideologjitë psikologjike, shoqërore dhe politike dhe tendencat që vazhdojnë ta sjellin njerëzimin në kundërshtim me vetveten. Duhet të jetë një fuqi mjaft e madhe për të nxitur dhembshuri, tolerancë dhe zemërbutësi në familjen njerëzore.
Nuk është thjesht një seri idesh. Është fuqia e shpengimit. Është një thirrje nga Perëndia dhe një përgjigje nga Krijimi i Perëndisë – një përgjigje brenda njerëzve, një përgjigje brenda jush.
Prandaj, merreni Bekimin. Ju nuk do të jeni në gjendje ta kuptoni atë intelektualisht, por mund ta ndjeni dhe ta dini se është i vërtetë. Mund ta ndjeni pergjigjen që po ju lëviz brenda vetes suaj.
Nderojeni këtë përgjigje dhe lejojeni që të dalë në vetëdijen tuaj. Lejojeni që t’ju sjellë përpara. Është udhëzimi që Krijuesi po siguron për ju. Ajo ka qenë në gjumë brenda jush siç keni qenë në gjumë rreth saj.
Tani ajo duhet të zgjohet, sepse koha për shfaqjen e saj ka ardhur. Tani duhet të shikoni në botë me sy të qartë dhe objektiv. Tani duhet t’i vëni mënjanë preokupimet fëminore dhe të pamend që vetëm mund t’ju mbajnë të dobët, të verbër dhe të prekshëm.
Kjo është një kohë Shpalljeje. Kohë të tilla vijnë vetëm shumë rrallë – në pika kthese të mëdha për familjen njerëzore, në momente të mëdha oportuniteti ku Krijuesi i të gjithë jetës mund t’i japë njerëzimit një Urtësi dhe Dije më të madhe dhe një infuzion të ri frymëzimi dhe fuqie shpirtërore.
Kjo është koha juaj. Kjo është koha për të cilën keni ardhur. Sepse nuk keni ardhur në këtë botë me ndihmën e Pranisë Engjellore thjesht për të qenë një konsumator këtu – thjesht për të ndërtuar një fole për veten tuaj, thjesht për t’u pasuruar dhe për të luftuar me të tjerët për këtë pasurim.
Megjithëse kjo mund të jetë realiteti i jetës suaj këtu në këtë moment, nuk është realiteti juaj i vertetë, për të sjellë diçka më të çmuar në botë, diçka që bota nuk mund t’i japë vetes dhe ta lejoni këtë dhuratë që të riformojë jetën tuaj dhe ta ridrejtojë jetën tuaj në shërbim të njerëzimit dhe në shërbim të jetës brenda kësaj bote.
Megjithatë, një qëllim duhet të aktivizohet nga një thirrje më e madhe dhe një seri më të madhe rrethanash. Prandaj, mos u tërhiqni nga Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë, por përballojini. Do të jeni të frikësuar dhe të pasigurt në hijen e tyre, por realiteti i tyre do të ndezë një fuqi shpirtërore brenda jush, dhe kjo fuqi shpirtërore do të dalë për shkak të Thirrjes, për shkak të Bekimit.
Sepse Perëndia po i thërret të gjithë ata që janë tani në gjumë, për t’i zgjuar nga ëndrrat e tyre të mjerimit dhe plotësimit, për t’iu përgjigjur kësaj kohe të madhe dhe për t’u përgatitur për t’i dhënë dhuratat që janë dërguar në botë për t’i dhënë një njerëzimi në mundim – një njerzim të cilit e ardhmja do të përcaktohet kryesisht brenda disa viteve që do të vijnë. Ky është Bekimi.
Mund t’i luteni Perëndisë për shumë gjëra. Mund të kërkoni që t’ju ruaj. Mund të luteni për mundësi dhe përparësi. Mund të luteni për mirëqenien e anëtarëve të familjes suaj dhe të dashurve tuaj. Por nuk ka përgjigje më të madhe që mund të jepni dhe nuk ka dhuratë më të madhe që mund të jepet se Bekimi. Sepse Bekimi i përgjigjet një pyetjeje shumë më të madhe që vjen nga brenda jush, nga nevoja e shpirtit tuaj. Është një komunikim matanë fushës së intelektit ose nevojave të momentit. Ai siguron shumë më tepër sesa keni mësuar të kërkoni.
Kjo është një rrugë. Është një vetëdije. Është një udhëtim. Është një mal për të ngjitur. Ky është Bekimi.
Kjo është që do të korrigjojë jetën tuaj dhe t’i japë kuptim. Kjo është që do të organizojë të menduarit tuaj dhe t’ju japë një shpëtim nga ambivalenca dhe kaosi. Kjo, pavarësisht nga rrethanat tuaja, do të sjellë Bekimin në jetën tuaj në mënyrë që të tjerët ta shohin, ta ndjejnë dhe t’i përgjigjen. Është e paprekshme. Është e pashpjegueshme. Megjithatë, ka fuqinë të sjellë të gjitha shpërblimet e mëdha në familjen njerëzore.
Është vetëm Bekimi që mund ta përgatisë dhe ta mbrojë njerëzimin. Është vetëm Bekimi që do t’ju japë rrugën nëpër periudhat e pasigurta dhe të vështira përpara. Dhe është vetëm Bekimi që mund t’ju përgatisë për Errësirën e Madhe që është në botë – Errësira e Madhe që ka fuqinë për të përcaktuar të ardhmen e çdo personi dhe çdo personi të ardhshëm në këtë botë.
Kjo është një kohë që thërret për unitet njerëzor, fuqi njerëzore dhe mençuri njerëzore. Sepse ju tani po përballoni konkurrencë nga matanë botës, si dhe rrethana katastrofike brenda botës. Është një seri rrethanash që janë të paprecedent në të gjithë ekzistencën e njerëzimit.
Mos mendoni se një realitet i tillë është në një të ardhme të largët ose nuk është tani mbi ju. Nëse nuk e shihni sfidën e madhe, nuk do ta ndjeni nevojën e madhe. Nëse nuk mund ta ndjeni nevojën e madhe, nuk do ta njihni Bekimin. Nuk do ta ndjeni nevojën për Bekimin. Nuk do ta shihni se pa Bekimin, njerëzimi do të hyjë në një periudhë rënie të zgjatur, me rrethana të rënda dhe jashtëzakonisht të vështira.
Perëndia e kupton gjendjen e njerëzimit, edhe pse njerëzimi nuk mund ta dallojë atë vetë. Perëndia e njeh nevojën e shpirtit tuaj edhe pse nuk e kuptoni plotësisht atë brenda vetes. Perëndia e di se çfarë po vjen për njerëzimin dhe po bën thirrje që njerëzimi të përgatitet – të bëhet i zgjuar dhe i vetëdijshme – të përgatitet.
Vullneti i Perëndisë dhe vendimi njerëzor nuk është e njëjta. Prandaj, rezultati varet nga njerëzit. Krijuesi e ka dhënë tashmë dhuratën e madhe të Dijes. Engjëjt vëzhgojnë mbi botën. Por rezultati është në duart e njerëzve.
Njerëzit mund të zgjedhin – ashtu si shumë raca të tjera në Komunitetin e Madhë kanë zgjedhur që nga kohëra që s’mbahen mend – të dështojnë, të bien, të bien nën bindjen dhe sundimin e forcave të tjera. Kjo ka ndodhur herë të panumërta si brenda botës suaj ashtu dhe brenda gjerësisë së pamasë të universit.
Ajo që Perëndia dëshiron dhe çfarë njerëzit zgjedhin dhe duan për vete nuk është e njëjta. Dhe ky është problemi. Kjo është dilema. Kjo është ajo që krijon Ndarjen e madhe. Kjo është ajo që nuk ju lë që të ndiqni Dijen brenda vetes. Kjo është ajo që i mban njerëzit të verbër, duke sjellë nje sjellje të pamend dhe destruktive. Prandaj, nëse mund ta kuptoni problemin, e vendosni veten në një pozicion për të kuptuar zgjidhjen.
Thirrja duhet të vijë nga Perëndia. Përgjigja është brenda Dijes brenda jush dhe Dijes brenda të gjithëve. Nuk ka konkurrencë ose konflikt midis kësaj Dije, siç ekziston në të gjithë. Sa ndryshe është nga teoritë dhe idetë tuaja, parashkrimet tuaja dhe parashkrimet e shoqërive tuaja.
Në fund, njerëzimi duhet të veprojë me guxim dhe të marrë vendime të vështira. Por Thirrja është aty.
Vendimet dhe veprimet tuaja duhet të ndjekin Bekimin dhe të mos e paraprijnë atë. Lejojeni veten që të merrni dhuratën e Bekimit dhe pastaj, hap pas hapi, do të dini se çfarë të bëni: çfarë seri veprimesh duhet të ndërmerrni, pragjet që duhet të kaloni dhe ndryshimin që duhet të sillni në të menduarit tuaj dhe rrethanat tuaja. Veprimi dhe kuptimi ndjekin Bekimin.
Për të dhënë, ju duhet së pari të merrni. Për të ditur, sytë tuaj duhet së pari të jenë të hapura. Për të pasur fuqinë dhe guximin për t’u përgjigjur, duhet ta shihni nevojën dhe të ndjeni madhështinë e kohëve në të cilat jetoni.
Ju duhet të përgatisni mendjen tuaj dhe emocionet tuaja. Duhet ta përgatisni veten për të marrë Bekimin dhe për të përjetuar përgjigjen e madhe brenda jush, thirrjen e madhe tek Dija brenda jush. Duhet ta lejoni këtë Dije të dalë ngadalë, pa u përpjekur për ta kontrolluar, për ta dominuar ose për ta manipuluar në ndonjë mënyrë.
Në këtë mënyrë, Bekimi merr vend brenda jush dhe rritet brenda jush. Sepse Bekimi nuk është një gjë kalimtare. Nuk është diçka që mund te përjetoni si një vetëtim. Nuk e ndriçon peisazhin natën vetëm për një sekondë.
Fillon një proces shfaqjeje. Fillon një proces rinovimi. Fillon procesin e shpengimit që mund të drejtojë dhe të plotësojë pjesën tjetër të jetës suaj këtu. E tillë është nevoja e madhe e njerëzimit dhe e tillë është nevoja e madhe e shpirtit tuaj dhe të të gjithë atyre që ndodhen këtu.
U zbulofshin për ju tani fuqia e Bekimit dhe gravitetit i situatës suaj në mënyrën më të fuqishme. Dhe kalofshni nëpër ndjenjat fillestare të frikës, pasigurisë dhe papërshtatshmërisë për t’u përgjigjur dhe për të lejuar që përgjigja të ndodhë brenda jetës suaj, siç do ta bëjë sot, nesër dhe çdo ditë që do të vijë. Sepse kjo është koha e Shpalljes. Dhe ju jeni këtu në kohën e Shpalljes.