Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 1 janar 2015
në Aleksandri, Egjipt
Zoti e di se çfarë po vjen për botën. Zoti i di kushtet e botës dhe të njerëzve. Dhe Prania Engjëllore që mbikëqyr këtë botë po vëzhgon në çdo moment.
Nuk është sekret për ata që vëzhgojnë mbi ju se çfarë janë nevojat tuaja të mëdha, në këtë moment si dhe në kohët që do të vijnë.
Nuk mund t’i shihni këto gjëra, sepse nuk e njihni veten plotësisht. Nuk e dini pse jeni dërguar në botë, ose ku duhet të jeni në këtë moment ose pse nuk jeni atje në këtë moment. Nuk mund të shihni se çfarë po vjen në horizontin e largët, që po vjen drejt jush. Por ata që vëzhgojnë mbi ju dhe Zoti i universit i dinë këto gjëra.
Njerëzit janë të lidhur nga besimet dhe supozimet e tyre. Janë të lidhur nga interpretimi i feve të së kaluarës, gjë e cila e bën akoma më të vështirë për të kuptuar se Zoti ka folur përsëri për mbrojtjen dhe përparimin e njerëzimit.
Gjithçka që Zoti i ka dhënë ndonjëherë botës në Mesazhet e mëdha, të dhëna në kohëra nevoje dhe oportuniteti të madh, është dhënë për përparimin dhe mbrojtjen e njerëzimit.
Nuk e kuptoni se po jetoni në një botë brenda një Komuniteti të Madh jete, në të cilin ka shumë rreziqe për lirinë dhe sovranitetin njerëzor. Nuk e shihni pamjen e madhe të jetës suaj ose pse jeni dërguar në botë në këtë kohë, për të shërbyer botën nën këto rrethana. Por Qielli mund t’i shohë këto gjëra, të cilat ju, që jetoni në një gjendje Ndarjeje, nuk mund të shihni.
Jeni të verbëruar më tej nga supozimet dhe besimet tuaja, qendrimet tuaja dhe dënimi juaj i të tjerëve.
Njerëzit jetojnë për momentin. E kanë harruar se duhet gjithashtu të përgatiten edhe për të ardhmen. Si të gjitha qeniet inteligjente në botë, duhet të bëjnë këto dy gjëra.
Por Zoti e di se çfarë po vjen. Zoti e di se për çfarë njerëzimi ka nevojë në këtë kohë. Zoti e di se çfarë ju si individ duhet të keni për të kuptuar qëllimin tuaj të madh për të ardhur këtu, pse jeni dërguar dhe çfarë duhet të kryeni këtu, gjë e cila është matanë kuptueshmërisë suaj.
Sepse intelekti juaj nuk është mjaft i madh për të konsideruar gjëra të mëdha të kësaj natyre. Është një mekanizëm i përsosur për të lundruar një botë me rrethana të ndryshueshme, por nuk mund të kuptojë jetën tuaj matanë kohës dhe hapësirës, dhe forcat e mëdha që ju drejtojnë dhe që ju kanë dërguar këtu dhe që mbajnë për ju qëllimin tuaj të madh për të qenë këtu.
Tani Zoti ka folur përsëri, duke dhënë një Shpallje më të madhe dhe më të gjerë se gjithçka që i është dhënë familjes njerëzore më parë, e dhënë tani një bote me komunikim global dhe ndërgjegje globale në rritje, e dhënë tani në një kohë ku bota po hyn një gjendje rënieje – burime në rënie, një mjedis në rënie, një atmosferë që po ndryshon, të gjitha të shkaktuara nga injoranca, lakmia dhe korrupsioni njerëzor.
Atëherë njerëzimi ndodhet në pragun e një ndrydhimi të papritur që mund të ndryshojë pamjen e botës, ndryshimi më i madh që ka ardhur ndonjëherë për familjen njerëzore në tërësi.
Por njerëzit jetojnë në moment dhe nuk i shohin shenjat e botës. Nuk i dëgjojnë shenjat brenda tyre, që po i paralajmërojnë, që po i thonë që të përmbahen, që po i thonë që të rikonsiderojnë në mënyrë që mund të marrin një moment për të parë, një moment qartësie, në mënyrë që mund të kenë një moment për të dëgjuar zërin e madh që Zoti ka vendosur brenda tyre, zërin e Dijes.
Thellë poshtë sipërfaqës së mendjes ndodhet ajo. Po kërkon t’ju sjellë diku, t’ju përgatisë për një shërbim më të madh në botë dhe për t’ju përgatitur për një botë ndryshimi dhe rrëmuje monumentale.
Zoti i ka folur tani të gjithë botës, jo një grupi të vogël, jo vetëm një rajoni, jo vetëm një traditeje fetare, jo një klaseje të shkolluar njerëzish, por të gjithëve, në të gjitha pozitat e shoqërisë, në të gjitha shoqëritë.
Sepse bota duhet të dëgjojë Shpalljen e Re të Zotit, përndryshe nuk do të përgatitet për të ardhmen, për botën e re që po fillon të përjetojë. Nuk do t’i japë fund konflikteve të saj të pafund, por do ta degradojë botë gjithmonë e më shumë, duke e sjellë njerëzimin në një errësirë dhe hutim gjithmonë e më të madh.
Bota duhet të dëgjojë Shpalljen e Re të Zotit. Sepse traditat e mëdha të së kaluarës nuk ishin të planifikuara për ta përgatitur njerëzimin për këtë prag të madh në evolucionin tuaj. Nuk mund t’ju përgatisin për një univers plot me jetë inteligjente. Nuk mund t’ju përgatisin për një botë në rënie, një botë që do të ndryshojë gjithçka që shihni e dini.
Ishin të dhëna në kohëra të ndryshme në histori për të ndërtuar qytetërimin njerëzor, për të ndërtuar dhe përforcuar humanitarizm të vërtetë, etikë njerërëzore të vërtetë dhe parime të larta. Megjithëse shumë njerëz nuk kanë qenë në gjendje t’i ndjekin këto gjëra, duhet të themeloseshin, përndryshe njerëzimi do të ngelej përgjithmonë një racë primitive, e dhunshme dhe vetëshkatërruese, duke degraduar një botë të bukur, e cila është aq e rrallë në një univers plot me planeta shterpë dhe vende jomirëpritëse.
Bota duhet të dëgjojë Shpalljen e Re të Zotit sepse vetëm ajo e përmban çelsin e së ardhmes suaj, e sigurisë suaj, e unitetit, qëllimit dhe bashkëpunimit njerëzor. Ka shumë pak njerëz në botë që i vlerësojnë këto gjëra mjaftueshmërisht për të qenë në gjendje për të ndryshuar drejtimin që po krijoni për vete, edhe në këtë moment. Duhet të vijë nga Zoti – Burimi juaj, Krijuesi i të gjithë jetës, Krijuesi i gjithçkaje.
Por për këtë, duhet të dëgjoni më vesh të reja. Duhet të dëgjoni me një zemër të hapur. Nëse e hidhni poshtë, atëherë do të hidhni poshtë Zotin që pohoni se lavdëroni dhe besoni. Hidhni poshtë vetëdijen se Plani i Zotit është më i madh se vetëm një Shpallje në një pikë të caktuar në histori.
Sepse të gjithë Lajmëtarët kanë ardhur nga Asambleja Engjëllore dhe të gjithë shërbejnë në një Plan të Madh për njerëzimin – për të ndërtuar qytetërimin njerëzor, për të zhvilluar unitetin dhe bashkëpunimin njerëzor, për të mësuar njerëzimin, përmes urtësisë dhe përmes teknologjisë së tij, se si të mbajë një botë të bukur dhe mos ta plaçkisë në një gjendje rrënimi total.
Është një Plan i Madh. Që nga fillimi, ishte për t’ju përgatitur për të ardhmen tuaj në Komunitetin e Madh të jetës në univers. Por së pari, njerëzimi duhet të bëhet një qytetërim i qëndrueshëm. Duhet të ketë etikë dhe parime të larta për të qenë një botë e lirë dhe për të pasur liri në një univers ku liria është aq e rrallë.
Plani ka qenë gjithmonë këtu. Nuk ka ndryshuar, por vetëm i është adaptuar rrethanave të ndryshueshme dhe momenteve oportuniteti të madh në lëvizje.
Nuk mund ta shihni këtë, ju që jetoni në moment, ju që jeni të kufizuar nga një botë të cilën nuk e kuptoni, ju që jetoni në mendimet, besimet dhe qortimet tuaja, por që ende nuk mund ta ndjeni Praninë e madhe që qendron tek ju dhe që është Burimi juaj, qëllimi juaj dhe fati juaj.
Është e domosdoshme që bota të dëgjojë Shpalljen e Re të Zotit. Sepse vetëm Zoti e di se çfarë po vjen. Vetëm Zoti e di se si mund të përgatiteni. Vetëm Zoti ju kupton më mirë sesa e kuptoni veten. Vetëm Zoti e njeh situatën e vërtetë të njerëzimit dhe se çfarë njerizimi duhet të bëjë për ta shpëtuar veten nga shembja nga brenda dhe nga rreziku i madh i sundimit nga të tjerë nga jashtë.
Mos qendroni mbrapa shkrimeve tuaja dhe ta mohoni këtë, sepse kjo është puna e mëtejshme e Zotit në botë. Kjo e plotëson punën e Muhamedit, Jesuzit, Budës dhe të mësuesve të tjerë të mëdhenj – të njohur dhe të panjohur – në historinë e kësaj bote, të cilën as nuk mund të merrni plotësisht parasysh.
Mos jini arrogant dhe të pamend, përndryshe do të dështoni përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit që po vijnë. Dhe nuk do të përgatiteni për hasjen tuaj me një univers plot me jetë inteligjente, një hasje që tashmë është duke ndodhur me forca që janë këtu për të përfituar nga një njerëzim i dobët dhe i shkujdesur.
Rreziqet po rriten me çdo ditë që kalon. Errësira e Madhe është në botë.
Njerëzimi po e shkatërron themelin e tij në këtë botë me një nxitim dhe pamëndësi të paprecedent – i paaftë për ta përmbajtur veten, i paaftë për të ndryshuar drejtimin, i paaftë për të siguruar nevojat e mëdha të njerëzve kudo, i paaftë ose jo i gatshëm për të bërë atë që duhet bërë për të siguaruar të ardhmen e njerëzimit nën një seri rrethanash të ndryshme.
Nuk mund ta përgatisni veten. Ende nuk e keni guximin. Ende nuk e shihni nevojën. Ende nuk i dalloni shenjat. Ende nuk e keni beshkëpunimin midis jush, midis kombeve tuaja, midis feve tuaja, të cilat po bien në një kaos dhe përçarje gjithmonë e më të madhe midis njëra-tjetrës dhe madje edhe brenda vetes.
Nuk është se jeni të paaftë. Është thjesht se jeni të papërgjegjshëm. Nuk është se nuk i keni disa pika të forta dhe aftësira. Është se jeni të humbur në një botë frike dhe dëshire, konflikti, varfërie dhe privimi – një botë që keni krijuar.
Nuk mund ta fajësoni Zoti për këtë. Madje nuk mund ta fajësoni Zotin për katastrofat natyrore – thatësirat, uraganet, murtajën – sepse është e gjitha pjesë e funksionimit të natyrës, e cila është vënë në lëvizje në fillimin e kohës.
Atëherë Asambleja Engjëllore vëzhgon mbi ju dhe të tjerët këtu për të parë se si do të adaptoheni, për të parë se çfarë do të zgjidhni. Ju kanë dhënë lirinë për të jetuar në Ndarje. Ju kanë dhënë madje lirinë për të dështuar. Por ju kanë dhënë edhe fuqinë dhe drejtimin për të qenë të suksesshëm – nëse mund të përgjigjeni, nëse mund t’i përgjigjeni këtij udhëzimi të madh, nëse mund t’i përgjigjeni Dijes brenda jush, e cila është gjithmonë e lidhur me Zotin.
Zoti i këtij universi, të të gjitha universeve dhe të Krijimit, Krijimit të përjetshëm matanë të gjithë manifestimit fizik, nuk është i përkushtur për ju fizikisht ose personalisht. Kjo është për Asamblenë. Sepse ka raca të panumërta në univers, dhe secila duhet të ketë një Asamble për të vëzhguar mbi të.
Është një plan në një shkallë që as nuk mund ta përfytyroni. Aq i madh, aq i gjerë, aq gjithëpërfshirës, aq i përsosur, vetëm Zoti mund ta bëjë. Vetëm Zoti mund t’i thërrasë të ndarët përmes fuqisë së Dijes që është vendosur në të gjithë jetën e vetëdijshme.
Keni tani një oportunitet për t’i kuptuar këto gjëra në një Shpallje shumë më të avancuar dhe të plotë. Sepse ende nuk e kuptoni se si Zoti punon në botë, duke punuar nëpërmjet njerëzve nga brenda jashtë – përmes shërbimit, përmes kontributës, përmes faljes dhe përmes sjelljes konstruktive dhe të dhemshur.
Nocionet tuaja të Zotit janë të lindura nga Mësime të lashta. Janë të paplota, për njerëzit e asaj kohe që nuk e kishin sofistikimin, lirinë ose zhvillimin shoqëror për të kuptuar natyrën e madhe të planit të Zotit në këtë botë dhe matanë.
Fetë e mëdha e kanë mbajtur njerëzimin të gjallë, kanë ndërtuar qytetërimin njerëzor, kanë qenë një frymëzim për njerëz të panumert. Mos mendoni se janë pa vlerë, pavarësisht nga gjithçka që është bërë në shkelje të tyre, dhe se si janë keqpërdorur dhe po keqpërdoren edhe në këtë ditë.
Zoti e ka vendosur Dijen brenda jush, një zgjuarsi udhëzuese të përsosur. Është e lidhur me Zotin. Nuk është e frikësuar nga bota. Nuk është e kushtëzuar nga bota. Nuk është e tërhequr nga bukuria dhe pasuria. Është thjesht këtu për t’ju sjellë në takimin me misionin tuaj të madh në jetë dhe në një mbledhje me ata që ju kanë dërguar – një jetë qëllimi, kuptimi, marrëdhënieje dhe frymëzimi.
Por jeni të paankoruar. Nëse jeni ndër të parët për t’u përgjigjur, duhet të përgjigjeni në mënyrë të fortë. Mos rrini me dyshime, sepse kjo është e pandershme. Në zemrën tuaj, do ta dini, do ta kuptoni atë që Ne po ju themi sot. Është një sfidë. Është një sfidë të jesh i ndershëm, të jesh i sinqert dhe i përzemërt.
Bota duhet të dëgjojë Shpalljen e Re të Zotit. Nuk është vetëm për ju. Nuk është vetëm për edifikimin tuaj. Por keni për synim të jeni pjesë e saj, për ta marrë, për ta shprehur, për ta shpërndarë dhe për të ndihmuar për ta përkthyer në çdo gjuhë të botës në mënyrë që mjaft njerëz mund t’i përgjigjen dhe të fillojnë të ndryshojnë drejtimin e njerëzimit, për të nxitur ato përgjegjësitë dhe ndryshimet që duhet të ndodhin për familjen njerëzore për mos të rënë në paqendrueshmëri, konflikt dhe lufta rë rënda.
Ende nuk po i shihni rreziqet përballë jush tani. Atëherë është e vështirë për ju për të kuptuar nevojën e madhe që e ka sjellë këtë në botë.
Për këtë, duhet t’i hapni sytë ndaj botës, jo ndaj asaj që doni, jo ndaj asaj që preferoni, por ndaj asaj që vërtet po ndodh këtu. Duhet të bëheni një njëri i përgjegjshëm – një njëri i aftë për t’u përgjigjur.
Sepse duhet të dëgjoni Shpalljen e Re të Zotit, dhe duhet t’i sillni sa më shumë ndershmëri, sinqeritet dhe përulësi që të mundeni. Do t’ju përforcojë në të gjitha mënyrat. Do të sjellë zgjidhje në jetën tuaj. Do t’ju restaurojë nga turpi dhe padënjësia. Do t’ju kthejë tek vetvetja dhe tek drejtimi i vërtetë që duhet të ndiqni, të cilin Zoti e ka tashmë vendosur brenda jush për të marrë tani.
Lajmëtari është në botë. Ai është që është dërguar për ta sjellë atë [Shpalljen] këtu. Është një burrë i përulur. Ai nuk ka pozitë botërore. Ai nuk kërkon të drejtojë kombe, ushtrira ose një grup kundër tjetrit, sepse ka një Mesazh për të gjithë botë – për të marrë ose për të hedhur poshtë.
Koha është thelbi tani. Dallgët e Mëdha të ndryshimit po fillojnë të godasin kudo, këtu e atje, çdo vit, duke dëmtuar infrastrukturën tuaj, shoqëritë tuaja, pasurinë tuaj dhe vetëbesimin tuaj. Është koha për t’u përgatitur, por koha nuk është e gjatë. Është e shkurtët. Është tani.
Por jo të gjithë mund të përgjigjen. Sepse jo të gjithë do të dinë për të. Jo të gjithë madje janë gati për të. Dhe shumë do të qëndrojnë kundër saj, duke mbrojtur idetë dhe besimet e tyre të mëparshme, pasurinë ose pozicionin e tyre në shoqëri. Është fatkeqe, po ndodh gjithmonë në kohën e Shpalljes.
Qofshni ndaj të parët për të marrë Shpalljen e Re të Zotit për botën. Është me vlerën më të madhe. Është gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj. Do ta bëjë të gjithë ndryshimin pasi gjithçka tjetër do t’ju ketë dështuar. Do ta bëjë të gjithë ndryshimin nëse mund ta merrni, ta ndiqni dhe të merrni Hapat drejt Dijes që Zoti ka sjellë për t’ju ri-angazhuar me qëllimin dhe natyrën tuaj të thellë për të qenë këtu.
Nëse njerëzimi do të dështojë për të marrë Shpalljen e madhe, atëherë do të hyjë në një gjendje rënieje të përhershme – konflikti të madh, vuajtje dhe humbje njerëzore të madhe. Sepse nuk do të jeni të përgatitur për këtë botë të re. Nuk do të jeni të përgatitur për atë që po vjen, megjithëse shenjat po dalin me çdo ditë që kalon.
Do të kërkoni të mbroni interesat tuaja, preferencat tuaja, shpresat tuaja. Nuk doni të merreni me të vërtetë me gjërat që po dalin në rrugën tuaj. Por të merreni me to do t’ju japë fuqi, guxim dhe vendosmëri. Pa këtë përgatitje, nuk do t’i keni këto fuqira dhe aftesira.
Është një Shpallje e madhe për ju. Është një Shpallje e madhe për njerëzimin. Sepse do t’i nderojë të gjitha fetë e botës dhe do t’i bashkojë mjaftueshmërisht në mënyrë që mund të ndalin konfliktet e tyre të pafundme. Do të shihni se janë të gjitha të lidhura në themelin e tyre, pavarësisht se çfarë është bërë me to me kalimin e kohës.
Do të shihni se të gjithë Lajmëtarët kanë ardhur nga Asambleja. Dhe do të shihni se askush nuk mund të pohojë të sjellë Shpallje të mëdha në botë po mos të kenë këtë Burim. Sepse megjithëse ka profetë në çdo kohë, Lajmëtarët e mëdhenj vijnë vetëm në pika kthese. Dhe sjellin me vete një realitet të ri të tërë që mund të ndryshojë drejtimin e botës dhe fatin e njerëzve të panumërt që mund të përgjigjen me kalimin e kohës.
Ka një nevojë të madhe për botën për të marrë Shpalljen e Re të Zotit. Kjo është sfida juaj. Ky është shpengimi juaj. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për ju për të konsideruar tani.
Lajmëtari është një burrë i moshuar. Do të jetë në botë ndoshta edhe për disa vjet. Nëse mund ta takoni dhe ta njihni, do të jetë një bekim i madh për ju.
Ai nuk është zot, por asnjë nga Lajmëtarët nuk ishte zot. Ai nuk do t’ju lejojë që ta lavdëroni, sepse çdo lavdërim duhet të shkojë tek Perëndia dhe tek Asambleja. Ai e ka provuar veten përmes vuajtjes dhe izolimit, përmes sfidave të mëdha dhe përgatitjes së madhe, matanë kuptueshmërisë së njerëzve rreth tij, përveç për disa.
Ne po jau sjellin juve sepse është Vullneti i Qiellit. Jemi Ne që i folëm Jezusit, Budës dhe Muhamedit. Jemi Ne që vëzhgojmë mbi botën. Nuk mund t’i dini emrat Tanë. Emrat Tanë nuk janë të rëndësishëm, sepse Ne flasim si një dhe shumë, dhe shumë si një – një realitet që nuk mund të përqafoni, duke jetuar në Ndarje, ende jo.
Vullneti i Qiellit është që njerëzimi të përgatitet për Komunitetin e Madh, që të bëhet i fortë dhe i bashkuar, dhe ta ruajë botën në mënyrë që mos të bjerë nën ndikimin dhe sundimin e kombeve të tjera që kërkojnë ta përdorin këtë botë për qëllimet e tyre.
Për herë të parë në histori, dyert e universit po hapen për ju për të parë se si është jeta në universin rreth jush dhe se çfarë Zoti po bën në univers. Sepse për të kuptuar se çfarë po bën Zoti në këtë botë, duhet të kuptoni se çfarë po bën Zoti në univers – thelbësisht – dhe kjo po bëhet e disponueshme për herë të parë.
U hapshin sytë tuaj. U bëftë kuptueshmëria juaj e botës e vërtetë dhe e ndershme. Qoftë vlerësimi i vetes suaj dhe nevojave tuaja i sinqertë dhe plot me përulësi dhe zell. Dhe qoftë Dhurata e Qiellit që po merrni tani – fati që po jetoni në një kohë Shpalljeje – e juaja për të kuptuar, për të marrë dhe për t’ia dhënë një bote në nevojë të madhe.