Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 1 prill 2011
në Boulder, Kolorado

Zoti ka folur përsëri.

Jemi Ne që e sjellim Mesazhin. Vullneti i Zotit është i paraqitur nëpërmjet Nesh.

Jemi matanë vlerësimeve tuaja, matanë teorive tuaja fetare dhe matanë spekulimeve tuaja personale.

Sepse imagjinata njerëzore mund të përfytyrojë vëtem nga ajo që përjeton në botën fizike. Por realiteti ekziston matanë asaj – matanë fushës dhe nivelit të intelektit.

Kjo është e vërteta nëpër univers, Komuniteti i Madh i jetës në të cilin jetoni.

Ne po sjellim Mesazhin e Madh për këtë kohë, nga Krijuesi i të gjitha universeve, për mbrojtjen e njerëzimit dhe për ruajtjen e botës.

Ne jemi ata që ju nuk mund të kuptoni. Por Ne jemi burimi dhe ndërmjetësit e asaj që njerëzimi duhet të kuptojë dhe të bëjë në emër të vet, atë që duhet të shohë, atë që nuk e ka parë, atë që duhet të dijë, atë që nuk e ka ditur, atë që duhet të bëjë, atë që nuk e ka bërë.

Ky është Mesazhi për këtë kohë. Kjo është kohë Shpalljeje.

Njëri është dërguar në botë për të marrë Shpalljen dhe për ta sjellë në ndërgjegjen njerëzore, një detyrë monumentale.

Të marrësh Mesazhin e Ri është të marrësh Shpalljen më të madhe që i është dhënë ndonjëherë familjes njerëzore.

T’ia prezantosh atë botës është një detyrë monumentale, një detyrë për Lajmëtarin dhe për të gjithë ata që do ta ndihmojnë për ta sjellë Shpalljen kudo që ka nevojë për të.

Ka nevojë për të kudo, sepse njerëzimi po përballon një rrezik të madh. Ka mbjellë farat e rënies së vet përmes shkatërrimit dhe degradimit të mjedisit të tij – ujërat e tij, tokat e tij, ajërin e tij – deri në pikën ku bota po fillon të ndryshojë, një ndryshim që do t’i sjellë sprova dhe shtrëngime botës së njerëzve dhe familjes njerëzore.

Njerëzimi po përballon një univers plot me jetë inteligjente. Do t’i duhet të përgatitet për këtë tani, sepse kontakti ka filluar – kontakti me ata që kërkojnë mundësinë për të përfituar nga një njerëzim i dobët dhe i konfliktuar.

Është koha e një ndryshimi dhe një pasigurie të madhe, ku fuqitë e huaja do të kërkojnë të fitojnë ndikim dhe ku njerëzimi do t’i bjerë pre injorancës, budallallekut dhe indulgjencave të veta.

Mesazhi është shumë i madh për t’u thënë në një fjali, por do t’ju sjellë më afër pranë Zotit dhe asaj që Zoti ju ka dërguar për të bërë, ju si individ, këtu në botë tani, gjë e cila është ndryshe nga ajo që besoni dhe imagjinoni sot.

Zoti ka sjellë urtësi nga universi për ta përgatitur njerëzimin për universin.

Zoti ka sjellë esencën e spiritualitetit në një formë të pastër – të pamjegullosur nga historia dhe manipulimet njerëzore, të papenguar nga politika, vullneti dhe korrupsioni njerëzor.

Ne sjellim Hapat drejt Dijes në mënyrë që mund të dini për mendjen e thellë që Zoti ka vendosur brenda jush për t’ju udhëzuar në një botë gjithnjë e më të rrezikshme.

Trazira të mëdha do të ndodhin tani dhe po fillojnë të ndodhin – fatqesësira natyrore të shkaktuara nga injoranca, keqpërdorimi dhe mbipërdorimi i botës nga njerëzimi.

Është një kohë për të bërë llogaritë, një kohë përgjegjësie, një kohë për t’i dhënë fund budallallekut dhe arrogancës.

Vetëm Zoti e di se çfarë po vjen.

Dhe Ne e kemi sjellë Mesazhin, një Mësazh prej një mijë mesazhe, një Mesazh prej një mijë mësime, një Mesazh mjaft i madh për t’ju zënë për pjesën tjetër të jetës suaj, një Mesazh mjaft i madh për t’i ridrejtuar përpjekjet, energjitë dhe ndërgjegjen njerëzore, në mënyrë që njerëzimi të ketë një të ardhme më të madhe se e kaluara, në mënyrë që njerëzimi t’i mbijetojë Dallgët e Mëdha të ndryshimit dhe ndërhyrjen dhe konkurrencën nga universi rreth jush.

Dëgjojeni këtë atëherë, jo me idetë, besimet ose gjykimet tuaja, por me mendjen e thellë që Zoti ju ka dhënë për të dëgjuar, për të parë, për të ditur dhe për të vepruar me një siguri më të madhe.

Fjalët Tona nuk janë për spekulim ose debat. Kjo është indulgjenca e budallenjve, të cilët nuk mund të dëgjojnë dhe nuk mund të shohin.

Jeni të tmerruar nga Shpallja, sepse do t’jau ndryshojë jetën. Por e dëshironi Shpalljen, sepse do t’jau ndryshojë jetën.

Është konflikti në mendjen tuaj që ju bën të verbër. Janë synimet që shkojnë në drejtime të ndryshme që ju mbajnë në një gjendje hutimi dhe që nuk ju lënë të shihni.

Jemi Ne që i kemi sjellë të gjitha Shpalljet në botë.

Sepse Zoti nuk flet. Zoti nuk është një person, personazh, personalitet ose ndërgjegje e vetme. Të mendoni këtë është ta nënvlerësoni Krijuesin dhe ta mbivlerësoni veten.

Jemi Ne që i folëm Jezusit, Budës, Muhamedit dhe të gjithë mësuesve dhe profetëve gjatë shekujve që kanë sjellë një qartësi më të madhe në botë – profetëve të të gjithë kohëve dhe Lajmëtarëve të cilët vijnë vetëm në pika kthese për njerëzimin.

Ju nuk mund të na adhuroni. Nuk do t’i dini emrat Tanë.

Sepse tani duhet që të bëheni të përgjegjshëm dhe të përdorni aftësitë dhe fuqinë që Krijuesi ju ka dhënë në shërbim të një bote me nevoja, trazira dhe vështirësi në rritje.

Mos iu përkulni Krijuesit nëse nuk jeni të gatshëm të kryeni atë që jeni dërguar këtu për të bërë, nëse nuk mund të merrni Hapat drejt Dijes, nëse keni arrogancën të mendoni se mund ta përcaktoni vetë fatin dhe plotësimin tuaj.

Mos jini hipokrit. Mos u ulni poshtë dhe të adhuroni një Zot të cilin nuk mund ose nuk do të shërbeni.

Është më mirë të jetoni një jetë të vetë-përcaktuar dhe t’i përballoni të gjitha rreziqet e saj, sesa të adhuroni një Zot që nuk mund të shërbeni.

Dhe nëse nuk mund t’i përgjigjeni Shpalljes, çfarë po bëni atëherë këtu tani?

Të gjithë Lajmëtarët u persekutuan. Të gjithë Lajmëtarët u keqkuptuan. Të gjitha Shpalljet e Reja u resistuan, mohuan dhe kundërshtuan.

Nuk ka kohë për këtë tani. Fati i njerëzimit do të përcaktohet në njëzet vitet që do të vijnë – kushtet e botës, kushtet e familjes njerëzore dhe fati dhe e ardhmja e qytetërimit njerëzor.

Nuk jeni më vetëm në botë, apo edhe në univers, me siguri. Nuk e dini se çfarë po ndodh dhe se çfarë po vjen në horizont sepse keni shumë frikë për të parë, dhe jeni shumë arrogant, duke supozuar se dini. Kjo është arsyeja pse Shpallja duhet të jepet për t’ju treguar se çfarë nuk mund të shihni dhe nuk dini, matanë spekulimeve dhe mendimeve njerëzore. Kjo është e përfshirë në të gjitha Mësimet e Mesazhit të Ri.

Ky është Mesazhi i Ri. Luftoni kundër tij dhe do të luftoni kundër pranimit të vetvetes suaj.

Sepse duhet të dini për mendjen e madhe dhe fuqinë e madhe që Krijuesi ju ka dhënë.

E mësuar në çdo fe, por e mjegulluar dhe e errësuar në çdo fe, kjo është që duhet të kuptohet tani.

Zoti nuk e administron botën. Zoti nuk i krijon fatkeqësitë, stuhitë, tërmetet, përmbytjet dhe thatësirat.

Zoti po vëzhgon për të parë se si njerëzimi do të përballë një botë të cilën e ka ndryshuar – një botë të re, një botë të re dhe të paparashikueshme.

Njerëzimi po hyn në një Komunitetin të Madh jete në univers sepse të tjerë janë këtu për të kërkuar ndikim dhe sundim në një botë me vlerë dhe me rëndësi të madhe.

Por njerëzit nuk shohin. Nuk dëgjojnë. Dhe kur mendojnë, është për të krijuar një kuptueshmëri që afirmon idetë dhe besimet e tyre.

Atëherë popujt nuk shohin. Kombet nuk përgatiten. Dhe sjellet destruktive vazhdojnë.

Ne vëzhgojmë mbi botën. Kemi vëzhguar për një kohë shumë të gjatë.

Jemi Ne që Zoti ka dërguar për të mbikëqyrur zhvillimin dhe evolucionin e njerëzimit dhe për të marrë Shpalljet të cilat u jepen Lajmëtarve, për të marrë depërtimet të cilat u jepen profetëve, për të paralajmëruar, për të dhënë bekimet, dhe tani për të dhënë një përgatitje për një botë ndryshe nga e kaluara dhe për një të ardhme ku njerëzimi do të ketë për të konkurruar me Komunitetin e Madh.

Zoti nuk do ta shpëtojë njerëzimin duke i përzënë të këqijat, duke i zghidhur problemet që njerëzimi ka krijuar ose problemet që do të përballojë si pjesë natyrore të evolucionit të tij.

Ta mendoni këtë është të keqkuptini marrëdhënien tuaj me Perëndinë, ashtu siç jetoni tani në një gjendje Ndarjeje.

Por Ndarja nuk u krye ndonjëherë sepse një pjesë e juaj është gjithmonë e lidhur me Perëndinë.

Këtë Ne e quajmë Dije. Dhe do të jetë faktori vendimtar në rezultatin e jetës suaj personale – kuptimi dhe vlera e jetës suaj – dhe nëse njerëzimi mund të përgatitet, të adaptohet dhe të krijojë një botë të re në një seri rrethanash të reja.

Kurrë më parë nuk i ishte dhënë një Shpallje e tillë familjes njerëzore, sepse nuk ishte e nevojshme.

Keni ndërtuar një qytetërim në botë. I përçarë dhe i ndarë është, por megjithatë një qytetërim.

Jeni bërë gjithnjë e më të ndërvarur midis kombeve dhe kulturave tuaja. Ky ishte synimi i Krijuesit, sepse është evolucioni natyror i njerëzimit dhe i të gjitha racave inteligjente në univers.

Tani duhet të perballoni pragun e madh tjetër – një botë në rënie, një botë ku burime natyrore po pakësohen, një botë ku ushqimi dhe uji po rrallohen, një botë ku njerëzimi në rritje do të ketë për të përballuar kushtet e botës. Për këtë keni nevojë për Shpalljen e Re.

Shpalljet e kaluara nga Krijuesi nuk mund t’ju përgatisin për Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Nuk mund t’ju përgatisin për fatin tuaj në Komunitetin e Madh. Nuk mund t’ju përgatisin për pragjet e mëdha në të cilët ndodheni dhe në të cilët do të ndodheni gjithmonë e më shumë.

Nuk i keni përgjigjet përballë ketyre gjërave. Kjo është arsyeja pse Shpallja po jepet. Sepse njerëzimi tani ka nevojë të këshillohet dhe të paralajmërohet, të bekohet dhe t’i jepet përgatitja për një të ardhme që do të jetë ndryshe nga e kaluara.

Dëgjojini këto fjalë, jo me intelektin por me zemrën tuaj. I flasin një të vërtete me të madhe brenda jush – një të vërtete më të madhe matanë koncepteve, besimeve dhe ideve.

I flasin një rezonance natyrore brenda jush, një prirje natyrore, një drejtimi natyror që jeton brenda jush në çdo moment, matanë fushës dhe nivelit të intelektit.

Ky është një komunikim për natyrën tuaj të thellë – për ta amplifikuar, për ta thirrur, për ta vënë në kontrast me idetë, besimet dhe aktivitetet tuaja ashtu siç janë sot.

Jeni të papërgatitur. Zoti ka dërguar përgatitjen.

Jeni të pavetëdijshëm. Zoti ka dërguar vetëdijen.

Jeni të pasigurt. Zoti po ju thërret në qendrën e sigurisë brenda jush.

Jeni të ngatërruar. Zoti po ju jep rrugën jashtë ngatërrimit.

Jeni poshterues ndaj vetvetes dhe të tjerëve. Zoti ju kthen tek vlera dhe qëllimi juaj i vërtetë në botë.

Bota po ndryshon, por ju nuk shihni. Zoti ju ka dhënë sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar, por ato janë ndryshe nga ajo që bëni sot dhe atë që kuptoni sot.

Njerëzimi do të dështojë pa Shpalljen e Re. Bota do të bëhet gjithmonë e më e zezë, më e rrezikshme dhe më e ngatërruar pa Shpalljen.

Njerëzimi do të lëkundet dhe do të dështojë përballë gabimeve të veta dhe mungesës së qartësisë.

Burimet e botës do të shpenzohen përmes konflikteve, konkurrencës dhe luftës. Njerëzit do të ngrihen kundër qeverive të tyre. Njerëzit do të ngrihen kundër njëri-tjetrit.

Do të ketë konflikte të paparashikueshme në të ardhmen, më të mëdhenj dhe më të vazhdueshëm se gjithçka që keni parë më parë.

Është Shpallja e Re që i përmban ingredientët që mungojnë në kuptueshmërinë tuaj, çelsin e vetëdijes dhe burimin e fuqisë, forcës dhe vendosmërisë suaj.

Për këtë duhet që të keni një mendje serioze, ta merrni jetën tuaj seriozisht dhe të filloni t’i kujdeseni nevojave dhe kërkesave të mëdha të jetës suaj.

Kjo është arsyeja pse Zoti e ka dërguar Shpalljen.

Kjo është Shpallja. Ne jemi Shpallja.

Nuk ka heronj për të adhuruar këtu, ndonjë njeri për të hyjnizuar. Ka vetëm një përgjegjësi më të madhe për të marrë dhe një urtësi më të madhe për të përdorur.

Nuk ka shpëtim përmes ndriçimit personal. Nuk ka arratisje.

Nuk ka vetëmashtrim. Ka vetëm një rezonancë dhe një përgjegjësi më të madhe, një sakrificë dhe një kontribut më të madh.

Kjo është që do ta shpëtojë botën. Kjo është që do ta shpëtojë lirinë dhe vetëvendosjen e njerëzimit në një univers ku liria është e rrallë dhe duhet të mbrohet me shumë kujdes.

Kjo është që do t’ia rivendosë dinjitetin individëve dhe aftësinë për të kontribuar diçka me fuqi dhe me rëndësi të madhe, pavarësisht nga rrethanat.

Dëgjojini këto fjalë – jo me idetë, besimet ose grindjet tuaja, por me zemrën tuaj, natyrën tuaj të thellë.

Sepse Zoti mund t’i flasë vetëm asaj që ka krijuar brenda jush. Zoti nuk e ka krijuar personalietin tuaj shoqëror. Zoti nuk i ka krijuar idetë dhe besimet tuaja. Zoti nuk i ka krijuar vendimet, dështimet dhe pendimet tuaja.

Zoti mund t’i flasë vetëm asaj që ka krijuar brenda jush, gjë që është diçka më e thellë, më depërtuese dhe më natyrore brenda jush.

Mesazhi i Ri po ju thërret. Pasi të bëheni të vetëdijshëm për të, duhet ta përballoni sfidën që përbën kjo vetëdijshmëri dhe se çfarë do të thotë për jetën tuaj.

Njerëzit e hedhin poshtë Shpalljen sepse nuk duan të ndryshojnë. Nuk duan t’i rikonsiderojnë besimet, idetë dhe posicionin e tyre në shoqëri.

Ata në të vërtetë nuk mund ta kundërshtojnë Mesazhin e Ri. Vetëm mund t’i shmangen dhe ta debatojnë për të mbrojtur investimet e tyre të mëparshme dhe idetë e tyre ndaj vetvetes.

Kush mund të hahet me Vullnetit dhe Urtësinë e Krijuesit, përveç në mënyrë të rremë?

Këtu do të shihni dilemën brenda çdo personi. Sa të ndershëm duan të jenë me vetveten, me atë që shohin dhe dinë? Sa të vetëdijshëm duan të jenë për veten e tyre, situatën e tyre dhe botën rreth tyre? Sa të përgjegjëshëm do të jenë për ta vënë jetën e tyre në ekuilibër dhe për të marrë vendimet që nuk kanë marrë më parë?

Këtu do ta shihni intelektin duke u shfaqur si zot, kur në të vërtetë ai është një shërbëtor i dobishëm. Ky është qëllimi dhe përcaktimi i tij.

Këtu do ta shihni arrogancën dhe injorancën të lidhura bashkë si një formë vetëmashtrimi të cilin shumë njerëz ndjekin.

Do ta shihni se çfarë është e vogël dhe çfarë është e madhe, çfarë është e fort dhe çfarë është e dobët, çfarë është e çmuar dhe çfarë pretendon të jetë e çmuar.

Zbulesa zbulon gjithçka.

Ju thërret për të ndjekur atë që është e madhe brenda jush dhe të drejtoni atë që është e vogël. Nuk flet për ndonjë rrugë të mesme në ketë drejtim.

Nuk mund të keni gjithçka. Nuk mund të keni të ardhmen tuaj dhe të kaluarën tuaj bashkë sepse nuk janë të përputhshme.

Është vetëm përmes zhgënjimit dhe dështimit që mund të shihni se nuk po jetoni jetën që duhet të jetoni dhe se nuk jeni të ndershëm dhe të vërtetë me vetveten dhe të ndershëm dhe të vërtetë me të tjerët – një realizim i ashpër por i rëndësishëm në një kohë ndërgjegjësimi, në një kohë Shpalljeje.

Dëgjojini këto fjalë – jo me idetë tuaja, supozimet tuaja, jo me mburojet tuaja, jo me arrogancë, krenari ose budallallëk, por me natyrën tuaj të thellë, sepse ajo është që duhet t’ju zbolohet.

Kjo bën pjesë tek Zbulesa.

 

Mathieu

Recent Posts

6. Të qëndrosh te grëmina

Siç i është shpallur Lajmëtarit të Zotit Marshall Vian Summers më 10 prill 2014 në…

2 years ago

Parafjalë

Hapat drejt Dijes është Libri i Njohurisë së brendshme. Plani i studimit i tij njëvjeçar,…

3 years ago

Hyrja në Komunitetin e Madh

Siç i është shpallur Lajmëtarit të Zotit Marshall Vian Summers më 27 maj 2011 në…

3 years ago

Parathënie

Ky libër përmban fjalët e para të një Mesazhi të Ri nga Zoti. Në faqet…

4 years ago

Revolucioni

Siç i është shpallur Lajmëtarit të Zotit Marshall Vian Summers më 24 maj 2011 në…

4 years ago