Categories: Steps to Knowledge

Hapat drejt Dijes | Hapat 1-98

Hapi i parë: Jam tani pa Dije

Duhet të ketë një pikë nisjeje në çdo proces zhvillimi. Duhet të filloni nga aty ku jeni, jo nga atje ku doni të jeni. Ju filloni këtu duke kuptuar se jeni pa Dije. Kjo nuk do të thotë se Dija nuk është me ju. Do të thotë thjesht se nuk jeni me Dijen. Dija po pret për ju që të ecni përpara. Dija po pret për ta dhenë vetën juve. Për këtë arsye, po përgatiteni tani për të qenë në marrëdhënie me Dijen, aspekti më i madh i mendjes suaj, të cilën e keni sjellë me vete nga Shtëpia juaj e Lashtë.

Tre herë sot kaloni 10 minuta duke menduar se çfarë është Dija, jo thjesht duke aplikuar idetë tuaja, jo thjesht duke aplikuar kuptueshmërinë tuaj të mëparshme, por duke menduar se çfarë është Dija në të vërtetë.

Praktika e parë: Tre seanca praktike 10-minutëshe.

Hapi i dytë: Dija është me mua. Ku jam unë?

Dija është me ju, plotësisht, por ndodhet në një pjesë të mendjes suaj në të cilën nuk keni fituar akoma akses. Dija përfaqëson Veten tuaj të Vërtetë, Mendjen tuaj të Vërtetë dhe marrëdhëniet tuaja të vërteta në univers. Aty gjithashtu ndodhet thirrja juaj e madhe në botë dhe një përdorim i përsosur të natyrës suaj, të të gjitha aftësitëve dhe zotësitëve tuaja, si dhe të kufizimeve tuaja – të gjitha për t’u përdorur për të mirën në botë.

Dija është me ju, por ku jeni ju? Sot mendoni se ku jeni. Nëse nuk jeni me Dijen, ku jeni? Prandaj, tre herë sot, çdo herë 10 minuta, mendoni se ku jeni, jo vetëm fizikisht ose gjeografikisht, por ku jeni në lidhje me vetëdijen tuaj për vetveten në botë. Mendoni shumë, shumë me kujdes. Mos e lejoni mendjen t’ju hutojë nga ky drejtim. Është e domosdoshme që tani në fillim të përgatitjes suaj t’ia pyesni vetës këto pyetje shumë seriozisht.

Praktika e dytë: Tre seanca praktike 10-minutëshe.

Hapi i tretë: Çfarë di unë në të vertetë?

Sot pyeteni veten se çfarë dini në të vërtetë dhe dallojeni atë që dini nga ajo që mendoni, shpresoni ose doni, për vete ose për botën tuaj, dhe nga ajo që keni frikë, besoni, çmoni ose vlerësoni. Dallojeni këtë pyetje sa më mirë që të mundeni nga këto gjëra, dhe pyeteni veten “çfarë di unë në të vërtetë?” Duhet ta ekzaminoni vazhdimisht çfarëdo përgjigje që i jepni kësaj pyetjeje, për të parë nëse përfaqëson besimet ose supozimet tuaja, ose besimet ose supozimet e njerëzve të tjerë, ose ndoshta të njerëzimit në përgjithësi.

Tre herë sot, çdo herë 10 minuta, pyetjani vetes këtë pyetje, dhe mendoni shumë seriozisht për përgjigjen tuaj dhe për kuptimin e kësaj pyetjeje “çfarë di unë në të vërtetë?”

Praktika e tretë: Tre seanca praktika 10-minutëshe.

Hapi i katërt: Unë dua atë që mendoj që di

Ju doni atë që mendoni që dini, dhe kjo është që përbën themelin e kuptueshmërisë suaj te vetvetes dhe te botës suaj. Në fakt, kjo përbën themelin e të gjithë identitetit tuaj. Do të gjeni, megjithatë, pas një ekzaminimi të ndershëm se kuptueshmëria juaj është e bazuar kryesisht mbi supozime, dhe këto supozime nuk janë të bazuara mbi eksperiencën tuaj për pjesën më të madhe, në qoftë se fare.

Sot, në tre seancat praktike tuaja të shkurtra, në të cilat do të përkushtoni vëmendjen tuaj të plotë për të ekzaminuar supozimet tuaja, mendoni për gjërat që në të vërtetë mendoni që dini, duke përfshirë gjërat që nuk keni menduar t’i vëni në pyetje më parë – gjëra që mendoni që dini. Ushtrimi i sotëm, atëherë, vazhdon nga hapi i kaluar ku filluat të shihni ndryshimin midis asaj që mendoni që dini dhe Dijes së vërtetë, dhe marrëdhënien midis asaj që mendoni si Dije dhe supozimet, besimet dhe shpresat tuaja.

Atëherë, në çdo seancë praktike është shumë e rëndësishme për ju që të mendoni për gjërat që mendoni që dini. Kur të kuptoni se janë të bazuara kryesisht mbi supozimet tuaja, do ta kuptoni se sa i dobët është themeli juaj në botë. Kuptimi i kësaj mund të jetë tronditës dhe shqetësues, por është krejtësisht i domosdoshëm për t’ju dhënë nxitjen dhe dëshirën për të zbuluar themelin tuaj të vërtetë në botë.

Praktika e katërt: Tre seanca praktike 10-minutëshe.

Hapi i pestë: Besoj atë që dua të besoj

Kjo deklaratë përfaqëson marrëzinë e madhe të njerëzimit dhe formën e tij më të rrezikshme të vetëmashtrimit. Besimet janë të bazuara kryesisht në atë që është e dëshiruar, jo në atë që ndodh në të vërtetë ose në atë që është e vërtetë. Ato ndoshta përfaqësojnë idealet e mëdha të njerëzimit, dhe në këtë përmbajnë një reflektim të vërtetë, por në një bazë ditore dhe në shumicën e pyetjeve praktike, njerëzit i bazojnë besimet e tyra mbi gjëra që shpresojnë, jo në gjëra që vertet ekzistojnë. Duhet ta kuptoni mirë se rruga drejt çdo vendimi ose ndërmarrje konstruktive duhet të fillojë me realitetin aktual. Çfarë jeni dhe çfarë keni sot duhet të jetë pika e nisjes suaj.

Prandaj, në tre seancat tuaje praktike sot, mendoni për këtë deklaratë. Ekzminoni atë që besoni, dhe pastaj ekzominoni atë që doni. Do të gjeni se edhe besimet tuaja të frishkme ose negative janë të lidhura me ambiciet tuaja. Vetëm një aplikim i kujdesshëm të praktikës së sotme do t’jau zbulojë këtë.

Praktika e pestë: Tre seanca praktike 10-minutëshe.

Hapi i gjashtë: Kam një themel të vërtetë në botë

Matanë besimeve dhe supozimeve të cilat fshehin frikën dhe pasigurinë tuaj, ekziston një themel i vërtetë për ju në botë. Ky themel është i ndërtuar mbi jetën tuaj matanë kësaj bote, sepse është nga atje që keni ardhur dhe që do të ktheheni. Keni ardhur nga një vend në të cilin do të ktheheni, dhe nuk keni ardhur duarbosh.

Dy herë sot, kaloni dy seanca më të gjata nga 15 deri në 20 minuta duke konsideruar se çfarë themeli juaj i vërtertë mund të jetë. Mendoni për të gjitha idetë tuaja në lidhje me këtë. Është një pyetje shumë e rëndësishme. Duhet ta kuptoni nevojën tuaj të madhe për t’ia pyetur vetes këtë pyetje me sinqeritet dhe me një thellësi depërtuese.

Pa një themel të vërtetë, sukseset dhe përparimet tuaja do të jenë pa shpresë. Është një bekim i madh, atëherë, që e keni, megjithëse është i panjohur për ju.

Praktika e gjashtë: Dy seanca praktike nga 15 deri në 20 minuta.

Hapi i shtatë: Rishikim

Në të dy seancat praktike të sotme, rishikoni gjithçka që kemi parë deri tani, duke filluar nga hapi i parë dhe duke vazhduar deri tek hapi i ditës së kaluar. Dhe pastaj konsiderojeni të gjithë sekuencën e hapave së bashku. Është shumë e rëndësishme në këtë pikë që të mos keni ndonjë konkluzion, por që të keni pyetje dhe ta kuptoni se në çfarë mase keni nevojë për Dije të vërtetë. Nëse e ndërmerrni këtë praktikë sot sinqerisht, do t’ju jetë e qartë që e keni këtë nevojë të madhe. Jeni të prekshëm pa supozimet tuaja, por jeni edhe në pozicion për të marrë të vërtetën dhe siguri në jetë.

Kaloni dy seanca praktike sot, 30 minuta secilën, për t’i konsideruar këto gjëra.

Praktika e shtatë: Dy seanca praktika 30-minutëshe.

Hapi i tetë: Sot do të jem i qetë

Në të dy praktikat tuaja të meditimit sot, praktikoni qetësinë për 15 minuta. Filloni duke marrë tre frymëmarrje të thella dhe pastaj fokusohuni në një pikë të brendshme. Mund të jetë një pikë imagjinare ose një pikë në trupin tuaj fizik. Me sy të mbyllura, thjesht jepjani vëmendjen tuaj të plotë, pa vlerësim ose gjykim. Mos u dekurajoni nëse përpjekjet e para duken të vështira. Fillimi i çdo gjëje të rëndësishme në jetë mund të jetë i vështirë në fillim, por nëse vazhdoni, do ta arrini këtë qëllim të madh, sepse në qetësi gjithçka mund të dihet.

Praktika e tetë: Dy seanca praktike 15-minutëshe.

Hapi i nëntë: Në qetësi gjithçka mund të dihet

Qetësia e mendjes lejon një mendje më të madhe që të dalë dhe të zbulojë Urtësinë e saj. Ata që praktikojnë qetësinë me një dëshirë për Dije e përgatisin veten për një zbulesë më të madhe dhe për një depërtim të vërtetë që të dalë. Depërtimi mund të dalë gjatë pratikës ose gjatë çdolloj aktiviteti normal. Aspekti kryesor këtu është që përgatitja është bërë.

Dy herë sot praktikoni ushtrimin e dieshëm të qetësisë, por praktikoni pa pritjen e një rezultati. Mos e përdorni këtë praktikë për të pyetur ndonjë lloj pyetje sepse po praktikoni qetësinë, në të cilën të gjitha spekulimet, të gjitha pyetjet dhe të gjitha kërkimet marrin fund. Për 15 minuta, dy herë sot, praktikojeni qetësinë edhe një herë.

Praktika e nëntë: Dy seanca praktike 15-minutëshe.

Dhe pse po e bëj unë këtë?

Shumë pyetje e mirë! Pse po e bëni këtë? Pse pyesni pyetje të tilla? Pse kërkoni për gjëra më të mëdha? Pse po e bëni mundimin? Këto pyetje janë të pashmangshme. I parashikojmë. Pse po e bëni këtë? Po e bëni sepse është thelbësore. Nëse dëshironi të jetoni diçka më të madhe se një jetë krejtësisht superficiale dhe jo stabile, duhet të futeni më thellë dhe mos të jeni të sigurt thjesht në bazën e supozimeve të dobëta dhe pritjeve shpresëdhënëse. Ka një dhuratë më të madhe që po ju pret, por duhet të përgatiteni mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht. Pa Dijen, nuk jeni të vetëdijshëm për qëllimin tuaj. Jeni të pavetëdijshëm për prejardhjen tuaj dhe fatin tuaj, dhe do të kaloni nëpërmjet kësaj jete sikur të ishte një ëndërr e turbullt, dhe asgjë më tepër.

Hapi i dhjetë: Çfarë është Dija?

Le të themi që Dija nuk është ajo që është e lidhur me të zakonisht. Nuk është ide. Nuk është një trup informacioni. Nuk është një sistem besimi. Nuk është një proces vetëvlerësimi. Ajo është misteri i madh i jetës suaj. Manifestimet e saj të jashtme janë intuicion i thellë, depërtim i madh, dituri e pashpjegushme, perceptim i urtë në të tanishmen dhe të ardhmen dhe kuptueshmëri e urtë të të kaluarës. Por pavarësisht nga këto arritje të mëdha të mendjes, Dija është më e madhe se kaq. Është Vetja juaj e Vërtetë, një Vete që nuk është e ndarë nga jeta.

Praktika e dhjetë: Lexojeni mësimin tre herë sot.

Hapi 11: Nuk jam veç nga jeta.

Pavarësisht nga ndërmarjet e mëdha të ndërtuara mbi individualitetin tuaj dhe gjithçka që është e lidhur me ju personalisht – trupi juaj, idetë tuaja, vështirësitë tuaja, format tuaja specifike të shprehjes, veçantitë tuaja, talentet tuaj – ju nuk jeni veç nga jeta. Kjo është shumë e dukshme nëse e shihni veten me thjeshtësi dhe e kuptoni se përbërja e trupit tuaj, struktura e jetës suaj fizike, është bërë plotësisht nga ajo që jeta është në botën fizike. Është shumë e dukshme që jeni përbërë nga të njëjtat “gjëra” si çdo gjë tjetër rreth jush. Ajo që është misterioze është mendja juaj. Duket të jetë një pikë e ndryshme e të kuptuarit, por është po aq pjesë e jetës si struktura juaj fizike. Jeni një individë i pavetëdijshëm për Burimin tuaj dhe përfshirjen tuaj në jetë. Individualizmi juaj tani është një barrë, por do të jetë një lumturi e mrekullueshme për ju kur mund të shprehë jetën vetë.

Praktika 11: Lexoni mësimin tre herë sot.

Hapi 12: Individualizmi im është për të shprehur jetën vetë.

Këtu veçantia juaj është një pasuri e madhe dhe një burim gëzimi, jo një burim tjetërsimi të dhimbshëm  dhe jo një burim gjykimi të dhimbshëm kundër vetes apo të tjerëve. Ky dallim nuk ju lartëson më lartë ose nuk ju vë nën ndonjë tjetër. Ai thjesht vë në dukje qëllimin e vërtetë prapa individualitetit tuaj dhe shpresën e tij të madhe për të ardhmen. Ju jeni këtu për të shprehur diçka. Ky është kuptimi i vërtetë i dhënë individualitetit tuaj, sepse nuk doni më të jeni të ndarë.

Në dy raste sot, praktikoni dy periudha heshtjeje duke ushtruar praktikën që kemi ilustruar deri më tani.

Praktika 12: Dy periudha praktike 15-minutëshe.

Hapi 13: Dua të jem i veçantë për të qenë unik.

Ky mendim përfaqëson motivin e vërtetë për ndarje, por është i panevojshëm. Ne nuk e japim këtu si një pohim, por si një shprehje të gjendjes suaj aktuale. Ju dëshironi të jeni të ndarë sepse kjo përcakton veten tuaj; vetja juaj përcaktohet në terma ndarjeje, jo në terma përfshirjeje. Ndarja është burimi i të gjithë dhimbjes dhe konfuzionit tuaj të mendjes. Jeta juaj fizike përfaqëson një jetë të ndarë, por vetëm nga një pikëpamje e caktuar. Duke pasur parasysh një pikëpamje tjetër, nuk demonstron ndarjen as pak. Ajo tregon një shprehje unike të një Realiteti më të Madh.

Në dy raste sot, kaloni 15 minuta duke u përqëndruar në idenë e sotme. Mendoni seriozisht se çfarë do të thotë ky mësim dhe thërrisni përvojën tuaj për të reflektuar mbi rëndësinë e tij në jetën tuaj. Reflektoni se sa ju ka kushtuar dëshira juaj për ndarje në kohë, energji dhe dhimbje. Realizoni motivimin tuaj për ndarje dhe do të dini se doni të jeni të lirë.

Praktika 13: Dy seanca praktike 15-minutëshe.

Hapi 14: Rishikim

Edhe një herë rishikoni të gjitha mësimet e dhëna të mëparshme. Në këtë Rishikim rilexoni udhëzimet që janë dhënë në çdo hap. Gjithashtu rishikoni të gjitha seancat tuaja të praktikës për të përcaktuar thellësinë e përfshirjes suaj në praktikë dhe rezultatet që keni përjetuar. Përmes gjithë planit tuaj të studimit, do të hetoni përmbajtjen e përvojës suaj. Kjo do të ndërtohet mbi vete dhe përfundimisht do t’ju zbulojë realizimin e Dijes suaj.

Kaloni një periudhë praktike prej rreth 45 minuta për të shqyrtuar të gjitha udhëzimet dhe për të rishikuar rezultatet dhe cilësinë e praktikës suaj. Nesër do të fillojmë fazën tjetër të përgatitjes sonë së bashku.

Praktika 14: Një seancë praktike 45-minutëshe.

Hapi 15: Do të dëgjoj përvojën time sot.

Sot do të dëgjoj përvojën time për të gjetur përmbajtjen e mendjes sime.

Kuptojeni se përmbajtja e vërtetë e mendjes suaj është mbuluar nën gjithçka që keni shtuar që nga dita që keni lindur. Kjo përmbajtje e vërtetë dëshiron të shprehë veten në kontekstin e jetës suaj aktuale dhe gjëndjes aktuale. Për ta kuptuar këtë ju duhet të dëgjoni me kujdes dhe në kohë të kuptoni ndryshimin midis përmbajtjes së vërtetë të mendjes suaj dhe mesazheve të saj për ju dhe të gjitha impulseve dhe dëshirave të tjera që ju ndjeni. Të ndash mendimet nga Dija është një nga arritjet më të mëdha që do të keni mundësinë për të mësuar në këtë kurs.

Praktika e vetme e sotme prej 45 minuta do t’i përkushtohet dëgjimit të brendshëm. Kjo do të kërkojë që të dëgjoni pa gjykim të vetvetes, edhe nëse përmbajtja e mendimeve tuaja është shqetësuese. Edhe nëse përmbajtja e mendimeve tuaja është e papëlqyeshme, duhet të dëgjoni pa gjykim për ta lejuar mendjen tuaj që të hapet. Po dëgjoni për diçka me të madhe se mendja, por duhet të shkoni përmes mendjes për të vajtur aty.

Praktika 15: Një seancë praktike 45-minutëshe.

Hapi 16: Matanë mendjes sime është Dija.

Matanë mendjes suaj është Dija, thelbi i vërtetë i qenies suaj, Vetja juaj e Vërtetë, jo vetja që keni ndërtuar për të negociuar botën, por Vetja juaj e Vërtetë. Nga kjo Vete e Vërtetë vijnë mendimet dhe përshtypjet, prirjet dhe drejtimi. Shumica e asaj që Vetja juaj e Vërtetë ju komunikon ende nuk mund ta dëgjoni, por me kohë do të mësoni të dëgjoni ndërsa mendja juaj bëhet e qetë dhe ndërsa zhvilloni përsosjen e nevojshme të dëgjiminit dhe aftësisë për të dalluar.

Sot praktikoni në tre periudha prej 15 minuta secila. Dëgjoni më me kujdes se një ditë më parë. Dëgjoni për prirje më të thella. Përsëri duhet të dëgjoni pa gjykim. Ju nuk duhet të redaktoni asgjë. Duhet të dëgjoni thellë në mënyrë që mund të mësoni të dëgjoni.

Praktika 16: Tre periudha praktike 15-minutëshe.

Hapi 17: Sot dua të dëgjoj të vërtetën.

Dëshira për të dëgjuar të vërtetën është diçka që është edhe proces dhe rezultat i përgatitjes së vërtetë. Zhvillimi i aftësisë për të dëgjuar dhe dëshira për të dëgjuar do t’ju japë atë që kërkoni. E vërteta është jashtëzakonisht e dobishme për ju, por në fillim mund të jetë mjaft tronditëse dhe zhgënjyese për planet dhe qëllimet tuaja të tjera. Këtë duhet të rrezikoni nëse dëshironi të keni sigurinë dhe fuqizimin që e vërteta do t’ju sjellë. E vërteta gjithmonë sjell zgjidhjen e konfliktit, gjithmonë ofron një përvojë të vetvetes, gjithmonë ju jep një sens të realitetit aktual dhe gjithmonë jep drejtim për ju që të ecni përpara.

Sot në tre periudhat tuaja të praktikës 15 minutëshe, praktikoni të dëgjoni të vërtetën, duke u përpjekur të dëgjoni përtej mendjes dhe emocioneve. Përsëri mos u shqetësoni nëse gjithçka që dëgjoni është nxitimi i mendimeve tuaja. Mos harroni, ju jeni duke zhvilluar dëgjimin. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ashtu si ushtroni një muskul në trup, ju jeni duke ushtruar fakultetin e mendjes të quajtur dëgjim. Prandaj, këtë ditë praktikoni dëgjimin, duke kaluar këto periudha praktike për t’ju përkushtuar vetes në mënyrë që të ndjeni të vërtetën duke u shfaqur brenda jush.

Praktika 17: Tre periudha praktike 15-minutëshe.

Hapi 18: Sot ndjej të vërtetën që po shfaqet brenda meje.

E vërteta duhet përjetuar plotësisht. Nuk është thjesht një ide; nuk është thjesht një imazh, megjithëse imazhet dhe idetë mund ta shoqërojnë atë. Eshte një përvojë, dhe kështu është diçka që ndjehet thellësisht. Mund të shfaqet në mënyra pak më të ndryshme për ata që kanë filluar të depërtojnë në të, por megjithatë do të shfaqet. Eshte diçka që duhet të ndjeni. Për të pasur një orientim për ndjenjat, mendja juaj duhet të jetë e qetë. E vërteta është diçka që do të ndjeni me gjithë trupin tuaj, me të gjithë qenien tuaj.

Dija nuk ju flet në çdo moment, por mban gjithmonë nje mesazh per ju. Të futesh në afërsinë e Dijes do të thotë që të bëhesh gjithnjë e më shumë si vetë Dija – më i plotë, më i qëndrueshëm, më i sinqertë, më i përkushtuar, më i përqendruar, më i vetëdisiplinuar, më i dhembshur dhe më i dashur. Të gjitha këto cilësi zhvillohen ndërsa i afroheni asaj që është burimi i këtyre cilësive.

Është në këtë drejtim që do të praktikoni të lëvizni sot ndërsa ndjeni të vërteten që po shfaqet brenda jush. Kjo do të bashkojë të gjitha aspektet e juaja, duke ju dhënë një përvojë uniforme të vetvetes. Në tre periudhat tuaja praktike 15 – minutëshe, kushtojeni vëmendjen tuaj të plotë të ndjeni të vërtetën që shfaqet brenda jush. Praktikoni në qetësi dhe mos u dekurajoni nëse është e vështirë në fillim. Thjesht praktikoni dhe do të vazhdoni.

Gjatë dites gjithashtu, pa dyshim e pa hezitim, ndiqni qëllimin tuaj të vërtetë në jetë. Nga ky synim i vërtetë do ju vijnë të gjitha gjërat e rëndësishme që do ju duhet të realizoni dhe fuqia e madhe e vizionit dhe dallimit që do t’ju lejojë të gjeni ata individë që keni ardhur në botë për të gjetur.

Praktika 18: Tre periudha praktike 15-minutëshe.

Hapi 19: Sot dëshiroj te shoh.

Dëshira për të parë është si dëshira për të ditur. Ajo gjithashtu kërkon një rafinim të fakulteteve të mendjes tuaj. Të shihni me vizion të qartë do të thotë që nuk po shihni me preferencë. Do të thotë që ju jeni në gjendje të perceptoni atë që po ndodh në të vërtetë në vend të asaj që dëshironi të shihni. Ka diçka që ndodh vërtet përtej dëshirave tuaja. Kjo është shumë e vërtetë. Dëshira për të parë, atëherë, është dëshira për të parë një të vërtetë më të madhe. Kjo kërkon një ndershmëri më të madhe dhe një hapje më të madhe të mendjes.

Sot në dy sesionet tuaja të praktikës, praktikoni të shikoni një objekt të thjeshtë. Mos i hiqni sytë nga ai objekt, por shikoni dhe praktikoni duke parë me shumë ndërgjegje. Ju nuk po përpiqeni të shihni asgjë. Ju thjesht po shikoni me një mendje të hapur. Kur mendja është e hapur, ajo përjeton thellësinë e vet dhe përjeton thellësinë e asaj që percepton.

Zgjidhni një objekt të thjeshtë që ka shumë pak kuptim për ju dhe shikojeni atë dy herë sot për të paktën 15 minuta. Lejoni që mendja juaj të bëhet shumë e qetë. Merrni frymë thellë dhe rregullisht ndërsa shikoni këtë objekt. Lejoni që mendja juaj të qetësohet në vetvete.

Praktika 19: Dy periudha praktike 15-minutëshe.

Hapi 20: Nuk do të lejojë dyshimin dhe konfuzionin të ngadalësojnë përparimin tim.

Çfarë mund të ngadalesojë përperimin tuaj përveç pavendosmërisë suaj, dhe çfarë mund të rrisë pavendosmërinë përveç asaj që prodhon konfuzion të mendjes? Ju keni një qëllim më të madh i cili ilustrohet në këtë program përgatitjeje.

Mos lejoni që dyshimi dhe hutimi të jenë pengesa për ju. Të jesh një student i vërtetë do të thotë që po supozoni shumë pak dhe po e drejtoni veten në një mënyrë që nuk e përshkruani vetë, por që ju është dhënë nga një Fuqi më e Madhe. Fuqia e Madhe dëshiron t’ju ngrejë në nivelin e vet të aftësisë. Në këtë mënyrë, ju merrni dhuratën e përgatitjes në mënyrë që mund t’ia jepni të tjerëve. Në këtë mënyrë, ju jepet ajo që nuk mund të siguroni për vete. Ju e kuptoni fuqinë dhe aftësinë tuaj individuale sepse ato duhet të zhvillohen në mënyrë që të ndiqni një program të kësaj natyre. Ju gjithashtu e kuptoni përfshirjen tuaj në jetë ashtu siç jeta përpiqet t’ju shërbejë në zhvillimin tuaj të vërtetë.

Prandaj praktikoni të njëjtën praktikë që u përpoqët një ditë më parë në dy periudhat tuaja praktike dhe mos e lejoni dyshimin ose konfuzionin t’ju dekurajojë. Jini një student i vërtetë sot. Lejojeni veten të përqëndrohet në praktikën tuaj. Jepjani vetes praktikës. Jini një student i vërtetë sot.

Praktika 20: Dy periudha praktike 15-minutëshe.

Hapi 21: Rishikim.

Në rishikimin tuaj të tretë rishikoni të gjitha mësimet e javës së kaluar dhe rezultatet e këtyre mësimeve. Praktikoni sot duke mos arritur në ndonjë konkluzion, por thjesht kuptoni linjën e zhvillimit dhe merrni parasysh përparimin që keni arritur deri tani. Është shumë herët për të nxjerrë konkluzion të vërtetë, megjithëse mund të jetë shumë joshëse për ta bërë këtë. Studentët fillestarë nuk janë në gjendje të gjykojnë kurrikulën e tyre. Kjo e drejtë duhet të fitohet dhe të vijë më vonë nëse dëshironi që gjykimet tuaja të kenë efekt të vërtetë dhe të jenë të urta.

Prandaj, në një periudhë praktike rishikoni seksionin e fundit të praktikës dhe gjithçka që është përjetuar deri më tani.

Praktika 21: Një periudhë praktike 45-minutëshe.

Hapi 22: Unë jam i rrethuar nga Mësuesit e Perëndisë.

Jeni me të vërtetë të rrethuar nga Mësuesit e Perëndisë, të cilët kanë ndërmarrë një trajnim në shumë mënyra të ngjashëm me atë që po bëni tani. Megjithëse të dhenë në shumë forma të ndryshme, në periudha të ndryshme, në botë të ndryshme, një lloj trajnimi shumë i ngjashëm u ishte dhënë atyre i drejtuar me mençuri për gjendjen e tyre të mëparshme të mendjes dhe rrethanave të tyre në jetë.

Sot në dy periudhat tuaja praktike 15 minutëshe ndjeni praninë e Mësuesve të Perëndisë. Ju ende nuk mund t’i shihni me sytë tuaj, dhe ende nuk mund t’i dëgjoni me veshët tuaj sepse këto aftësi kuptimore ende nuk janë rafinuar sa duhet, por ju mund të ndjeni praninë e tyre, sepse prania e tyre ju rrethon dhe ju mbron. Në praktikën tuaj, mos lini mendime të tjera të ndërhyjnë. Mos iu dorëzoni dyshimit ose konfuzionit, sepse duhet të përgatiteni për të pasur shpërblimin që kërkoni, dhe duhet të dini që nuk jeni vetëm në botë për të pasur forcën, besimin dhe burimin e Urtësisë të nevojshme për të arritur atë që jeni dërguar këtu për të kryer.

Jeni të rrethuar nga Mësuesit e Perëndisë. Ata janë këtu për t’ju dashur, mbështetur dhe drejtuar.

Praktika 22: Dy periudha praktike 15-minutëshe.

Hapi 23: Unë jam i dashur, i rrethuar dhe i mbështetur nga Mësuesit e Perëndisë.

E vërteta e kësaj do të bëhet e dukshme ndërsa përgatiteni, por tani për tani mund të kërkojë besim të madh. Kjo ide mund të sfidojë idetë ose besimet ekzistuese, por megjithatë është e vërtetë. Plani i Perëndisë është i padukshëm dhe njihet nga shumë pak sepse shumë pak kanë gatishmërinë mendore dhe cilësinë e vëmendjes që do t’i lejojë ata të shohin se çfarë ndodh qartë rreth tyre, gjë e cila në këtë pikë nuk është aspak e qartë për ta. Mësuesit tuaj ju duan, ju rrethojnë dhe ju mbështesin, sepse po hyni tek Dija. Kjo i thërret ata në anën tuaj. Ju jeni një nga të paktët që keni shpresën dhe mundësinë për të dalë nga gjumi i imagjinatës suaj në hirin e Realitetit.

Prandaj, në dy periudhat tuaja praktike sot ndjejeni këtë dashuri, mbështetje dhe drejtim. Është një ndjenjë. Nuk është ide. Është një ndjenjë. Është diçka që duhet të ndjeni. Dashuria është diçka që duhet të ndjeni ta dini. Ju me të vërtetë jeni të dashur, të rrethuar dhe të mbështetur nga Mësuesit tuaj, dhe ju jeni shumë të denjë për dhuratën e tyre të madhe për ju.

Praktika 23: Dy periudha praktike 15-minutëshe.

Hapi 24: Unë jam i denjë për dashurinë e Perëndisë.

Jeni me të vërtetë të denjë për dashurinë e Perëndisë. Në fakt, ju me të vërtetë jeni dashuria e Perëndisë. Pa asnjë pretendim të çfarëdo lloji, në thelbin e vetvetes, kjo është Vetja juaj e Vërtetë. Nuk është Vetja që ju ende përjetoni, dhe derisa ta përjetoni, mos pretendoni se kjo është përvoja juaj. Por mbajeni në vetëdije se kjo është Vetja juaj. Ju jeni një person, por ju jeni më i madh se një person. Si mund të jeni të padenjë për dashurinë e Perëndinë nëse kjo është ajo që jeni? Mësuesit tuaj ju rrethojnë dhe ju sigurojnë atë që jeni në mënyrë që të përjetoni vetveten dhe marrëdhënien tuaj të vërtetë me jetën.

Në dy periudhat tuaja të praktikës sot, praktikoni të merrni edhe një herë dashurinë, mbështetjen dhe drejtimin e Mësuesve tuaj, dhe nëse ndonjë mendim e pengon këtë, nëse ndonjë ndjenjë e pengon këtë, kujtojani vetvetes denjësinë tuaj të madhe. Ju jeni të denjë jo për atë që keni bërë në botë. Ju jeni të denjë për atë që jeni, nga keni ardhur dhe ku po shkoni. Jeta juaj mund të jetë e mbushur me gabime, vendime të gabuara dhe zgjedhje të dobëta, por ju prapë keni ardhur nga Shtëpia juaj e Lashtë në të cilën do të ktheheni. Denjësia juaj në sytë e Perëndisë është e pandryshuar. Ka vetëm përpjekje të madhe për të riparuar gabimet tuaja në mënyrë që të mund të përjetoni Veten tuaj të Vërtetë në mënyrë që mund të jepet në botë.

Prandaj, në periudhat tuaja të praktikës, praktikoni pranueshmërinë dhe përjetoni denjësi të vërtetë. Mos lejoni asnjë mendim të konfliktojë me të vërtetën më të madhe të jetës.

Praktika 24: Dy periudha praktike 15-minutëshe.

Hapi 25: Unë jam një me të vërtetën më të madhe të jetës

Çfarë është e vërteta më e madhe e jetës? Është diçka që duhet të përjetohet, sepse asnjë e vërtetë e madhe nuk mund të përmbahet në një ide vetëm, megjithëse idetë mund ta pasqyrojnë atë brenda përvojës suaj aktuale. E vërtetë e madhe është produkt i marrëdhënie të madhe. Ju mbani një marrëdhënie të madhe me jetën. Ju mbani një marrëdhënie të madhe me Mësuesit tuaj të vërtetë që janë brenda jush. Më pas, do të përjetoni marrëdhënie të mëdha me ata në jetën tuaj të jashtme, por së pari duhet të përjetoni tashmë burimin e marrëdhënies suaj të madhe në themelin e saj të vërtetë. Atëherë bëhet fjalë për thjesht transferimin e saj në botën e jashtme, gjë të cilën do të bëni natyrisht me kalimin e kohës.

Në dy periudhat tuaj të praktikës, praktikoni të ndjeni këtë marrëdhënie. Përsëri ju kërkohet të merrni sepse duhet ta merrni këtë për ta dhënë. Pasi është marrë, do të jepet nga vetvetja natyrisht. Në procesin e kësaj, vlera juaj rivendoset sepse është mjaft e dukshme. Ju nuk keni nevojë ta keqparaqtni veten ose përvojën tuaj. Të shpërndash një dashuri të madhe sinqerisht do të thotë që duhet ta përjetosh atë. Kjo është përvoja që dëshirojmë t’ju japim sot.

Praktika 25: Dy periudha praktike 15-minutëshe.

Hapi 26: Gabimet e mia i japin lindje Dijes sime.

Është e pakuptimtë të justifikosh gabimin, por gabimi mund t’ju sjellë në vlerësimin e së vërtetës, dhe në këtë mund të sjellë tek Dija e vërtetë. Kjo është vlera e tij e vetme e mundshme. Ne nuk e falim gabimin, por nëse ndodh gabimi, dëshirojmë ta bëjmë të shërbejë nevojën tuaj më të vërtetë, në mënyrë që mund të mësoni nga ai dhe mos ta përsërisni më. Nuk është thjesht për ju për të harruar gabimet tuaja, sepse nuk mund ta bëni atë. Nuk është thjesht për ju për të justifikuar gabimet tuaja, sepse kjo do t’ju bëjë të pandershëm. Nuk është thjesht për ju për të parë gabimet tuaja vetëm si shërbim për ju, sepse ato me të vërtetë kanë qenë të dhimbshme. Ajo që do të thotë kjo me të vërtetë është që ju pranoni se gabimi është gabim dhe më pas të përpiqeni ta përdorni atë për veten tuaj. Dhimbja e gabimit dhe vuajtja e gabimit duhet të pranohen, sepse kjo do t’ju mësojë se çfarë është reale dhe çfarë nuk është, çfarë të vlerësoni dhe çfarë mos të vlerësoni. Të përdorësh gabimin tuaj për zhvillim do të thotë që e keni pranuar gabimin dhe tani jeni duke u përpjekur ta shfrytëzoni atë për të nxjerrë vlerë nga ai sepse derisa vlera të rrjedhë nga gabimi, është thjesht gabim dhe do të jetë një burim dhimbjeje dhe shqetësimi për ju.

Sot, në dy periudhat tuaja 30-minutëshe të praktikës, shikoni gabime specifike që keni bërë që kanë qenë shumë të dhimbshme. Mos u përpiqni të hiqni dhimbjen e tyre, por shikoni se si në rrethanat tuaja aktuale në jetë mund t’i përdorëni ato në dobinë tuaj. Përdorimi i gabimeve në këtë mënyrë mund t’ju tregojë se çfarë keni nevojë të bëni dhe çfarë korrigjime ose rregullime duhet të bëhen për të rritur cilësinë e jetës tuaj. Mos harroni se çdo zgjidhje ndaj gabimit gjithmonë krijon njohje të vërtetë dhe aftësi dalluese të vërtetë në marrëdhënie.

Në periudhat tuaj të praktikës shqyrtoni gabimet që ju vijnë në mendje ndërsa rrini në heshtje vetëm dhe më pas shihni se si secili mund të përdoret për dobinë tuaj aktuale. Çfarë duhet të mësohet prej tyre? Çfarë duhet bërë që nuk ishte bërë më parë? Çfarë nuk duhet bërë që ishte bërë më parë? Si mund të dallohen paraprakisht këto gabime? Çfarë ishin shenjat që i paraprinë dhe si mund të dallohen shenja të tilla para gabimit në të ardhmen?

Përdorini këto periudha praktike për këtë proces introspektiv dhe kur të keni mbaruar, mos i flisni për rezultatet asnjë personi tjetër, por lejoni që hetimi të vazhdojë natyrisht, ashtu siç natyrisht do të ndodhë.

Praktika 26: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 27: Unë kam një Urtësi që dëshiroj të gjej.

Ky pohim përfaqëson vullnetin tuaj të vërtetë. Nëse nuk e ndjeni këtë, do të thotë që po konsideroni diçka që është e rremë dhe pa themel të vërtetë në qenien tuaj. Nëse keni ndjerë ndonjëherë që e vërteta ju ka tradhtuar, atëherë nuk e keni dalluar vlerën e saj. Ndoshta i ka zhgënjyer planet dhe qellimet tuaja. Ndoshta humbët diçka që me të vërtetë donit. Ndoshta ju parandaloi nga kërkimi i diçkaje të dëshirshme. Por në të gjitha rastet ju shpëtoi nga vuajtja dhe mjerimi. Derisa funksioni juaj të jetë dalluar, nuk mund ta vlerësoni se si e vërteta ju ka shërbyer, sepse derisa funksioni juaj të jetë zbuluar, do të kërkoni të pohoni dhe justifikoni funksione të tjera. Nëse këto funksione të tjera janë të dekurajuara ose mohuara nga e vërteta, mund të ketë hutim dhe konflikt të madh. Madje, mbajeni mend që e vërteta ju ka shpëtuar nga një gabim i madh që do të kishit bërë përndryshe.

Njerëzit nuk mund ta përjetojnë Dijen sepse janë të preokupuar me mendime dhe gjykime. Këto mendime dhe gjykime krijojnë një botë të vetë-mbyllur për një individ, një botë e vetë-mbyllur ku ata nuk mund të shohin jashtë. Ata mund të shohin vetëm përmbajtjen e mendimeve të tyre dhe kjo e ngjyros përvojën e tyre të jetës plotësisht, aq shumë sa nuk mund ta shohin jetën fare.

Atëherë, në dy seancat tuaja praktike 30-minutëshe, shikoni dhe shihni se si e vërteta ju ka shërbyer. Shikoni përvojat që ishin të lumtura. Shikoni përvojat që ishin të dhimshme. Sidomos në përvojat e dhimshme, shikoni se si e vërteta ju ka shërbyer. Shikoni në mënyrë të hapur. Mos e mbroni një pozitë të mëparshme nëse jeni të joshur për ta bërë këtë. Nëse dhimbja ekziston nga një humbje e mëparshme, akseptojeni dhimbjen dhe dekurajimin e saj, por mundoni të shikoni dhe shihni se si ishit në të vërtetë të shërbyer nga kjo humbje.

Pikëpamja e të qenit të shërbyer nga përvoja juaj është diçka që duhet të kultivoni. Nuk e justifikon përvojën vetë. Kuptojeni këtë. Kjo ju jep një mundësi për të përdorur përvojen tuaj për përparimin tuaj dhe fuqizimin tuaj. E vërteta operon në botën e iluzioneve për t’i ndihmuar ata që po i përgjigjen të vërtetës në jetën e tyre. Ju po i përgjigjeni të vërtetës, përndryshe nuk do të ndërmerrnit këtë program zhvillimi. Atëherë, keni arritur në pikën kthese ku duket që e vërteta konkurron me gjëra të tjera dhe është prandaj shumë e vështirë për t’u dalluar. Në këtë program zhvillimi, e vërteta do të dallohet nga gjiçka tjetër në një mënyrë që mund ta përjetoni drejtpërdrejt dhe mos të jeni të hutuar nga shfaqja e saj ose ekzistenca e saj e dobishme në jetën tuaj. Sepse e vërteta është këtu për t’ju shërbyer ashtu siç jeni këtu për të shërbyer të vërtetën.

Praktika 27: dy seanca praktike 30-minutëshe.

Hapi 28: Rishikimi

Ne do të fillojmë periudhën tonë të katërt të rishikimit me një lutje të veçantë

“Unë e pranoj Dijen time si një dhuratë nga Zoti. Unë i pranoj Mësuesit e mi si vëllezërit dhe motrat e mia të mëdha. Unë e pranoj botën time si një vend ku Dija mund të rimerret dhe kontribohet. Unë e pranoj të kaluarën time si një shfaqje të jetës pa Dije. Unë i pranoj mrekullitë e jetës sime si një shfaqje të pranisë së Dijes dhe ia jap veten tani që të kultivoj atë që është e mira më e madhe brenda vetes për t’i dhënë botës.”

Edhe një herë do të rishikojmë javën e kaluar të praktikës, duke rilexuar të gjitha udhëzimet dhe me çdo hap të rishikoni se çfarë ka ndodhur në kohën tuaj të praktikës. Sigurohuni që të pyesni veten se sa thellësisht keni qenë të përfshirë në praktikë – sa keni dashur të kërkoni dhe hetoni, sa me kujdes keni shqyrtuar përvojën tuaj dhe në çfarë mase jeni ndjerë te motivuar të depërtoni në çfarëdo pengese që mund të ekzistojë.

Periudha jonë 45-minuteshe e praktikës së rishikimit do të fillojë t’ju japë një perspektivë mbi zhvillimin tuaj në këtë përgatitje. Kjo është e dobishme jo vetëm për veten tuaj, por edhe për ata të cilët do të shërbeni në të ardhmen, sepse ashtu siç po merrni tani, do të dëshironi të jepni në çfarëdo konteksti dhe në çfarëdo forme të jetë e përshtatshme për ju. Ju duhet të kuptoni se si njerëzit mësojnë dhe si njerëzit zhvillohen. Kjo duhet të vijë nga përvoja juaj dhe duhet të përfaqësojë dashurinë dhe dhembshurinë që janë burimet natyrore të Dijes suaj. Përsëri mos lejoni që asnjë dyshim ose konfuzion t’ju largojë nga aplikimi juaj i vërtetë.

Praktika 28: Një periudhë praktike 45-minutëshe.

Hapi 29: Unë do të vëzhgoj veten time sot për të mësuar per Dijen

Në këtë ditë të veçantë të praktikës, vëzhgojeni veten gjatë gjithë ditës, duke mbajtur vetëdije për mendimet dhe sjelljen tuaj sa më shumë që të jetë e mundur. Për të zhvilluar këtë cilësi të vetë-vëzhgimit, duhet të jeni sa më te lirë nga gjykimi, sepse gjykimi ju pamundëson nga të qenit vëzhgues. Ju duhet ta studioni veten sikur të ishit dikush tjetër me të cilin mund të ishit shumë më objektiv.

Ne do të praktikojmë në çdo orë sot. Çdo orë do të duhet të kontrolloni për të parë mendimet tuaja dhe për të vëzhguar sjelljen tuaj aktuale. Ky vetë-kontroll i vazhdueshëm do t’ju lejojë të përfshiheni shumë më tepër në përvojën tuaj aktuale dhe do te lejojë Dijen tuaj të ushtroj ndikimin e saj të dobishëm mbi ju në një shkallë shumë më të madhe. Dija e di se çfarë ju duhet dhe e di se si t’ju shërbej, por duhet të mësoni se si të merrni. Me kalimin e kohës, duhet të mësoni se si të jepni gjithashtu që të mund të merrni më shumë. Marrja juaj është e rëndësishme sepse ju mundëson që të jepni, dhe dhënia është thelbi i plotësimit në këtë botë. Por nuk mund të jepni nga një gjendje e varfëruar. Prandaj, dhënia juaj duhet të jetë e mirëfilltë, e lindur nga pranueshmëria e tejmbushur që keni kultivuar brenda vetes, brenda marrëdhënieve tuaja me të tjerët dhe brenda jetës.

Çdo periudhë praktike duhet te marri vetëm disa minuta por duhet t’i kushtohet vëmendja juaj e plotë. Ju nuk keni nevojë të mbyllni sytë për ta bërë këtë, megjithëse nëse është e përshtatshme, do të jetë e dobishme. Ju mund të praktikoni në mes të një bisede me një tjetër. Në fakt, ka shumë pak rrethana që do të parandalojnë këtë moment introspeksioni. Në praktikë ju thjesht e pyesni veten: “Si ndihem?” dhe “Çfarë po bëj tani?” Kjo është e gjitha. Atëherë ndjeni nëse ka diçka që duhet të bëni që nuk po bëni. Nëse nuk ka korrigjime për të bërë, vazhdoni me atë që po bëni. Nëse duhet të bëhen korrigjime, bëjini ato sa më shpejt që të jetë e mundur. Lejoni që udhëzimi juaj i brendshëm të ndikojë tek ju, gjë që do të bëjë nëse nuk drejtoheni nga impulset, frika ose ambicia. Vëzhgojeni veten këtë ditë.

Praktika 29: Praktikë në çdo orë.

Hapi 30: Sot do të vëzhgoj botën time

Kete ditë vëzhgoni botën tuaj duke ndjekur të njëjtin plan praktike si praktikuat një ditë më parë. Vëzhgoni botën tuaj pa gjykim dhe vëzhgoni atë që po bëni në botë pa gjykim. Atëherë ndjeni nëse duhet bërë diçka. Përsëri, praktikat tuaja çdo një orë zgjasin vetëm disa minuta, dhe ndërsa praktikoni, ato do të bëhen më të shpejta, më të mprehta dhe më efektive.

Ne dëshirojmë që ju të shihni botën pa gjykim, sepse kjo do t’ju mundësojë ta shihni botën siç është në të vërtetë. Mos mendoni se e keni parë botën ashtu siç është në të vërtetë, sepse ajo që keni parë është gjykimi juaj mbi botën. Bota që do të shihni pa gjykim është një botë ndryshe nga ajo që keni parë ndonjëherë më parë.

Practika 30: Praktikë në çdo orë.

Hapi 31: Unë dëshiroj të shoh një botë që nuk e kam parë kurrë më parë.

Kjo përfaqëson dëshirën tuaj për Dije. Kjo përfaqëson dëshirën tuaj për paqe. Është e gjitha e njëjta dëshirë. Kjo dëshirë buron nga Dija juaj. Mund të konkurrojë me dëshira të tjera. Mund të kërcënojë gjëra të tjera, megjithëse nuk ka nevojë ta bëj këtë domosdoshmërisht. Prandaj, pohimi për sot reflekton vullnetin tuaj të vërtetë në jetë. Ndërsa kjo pohohet, ajo bëhet më e dukshme për ju, dhe ju jeni në gjendje ta përjetoni gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës.

Sot në çdo orë ndjeni dëshirën tuaj për të parë një botë tjetër. Shikoni botën pa gjykim dhe thuajini vetes: “Unë dëshiroj të shoh një botë tjetër”. Bëjeni këtë çdo orë. Mundohuni të mos humbni asnjë seancë praktike. Praktikoni pavarësisht se si ndiheni, pavarësisht se çfarë po ndodh. Ju jeni më i madh se gjendjet tuaja emocionale dhe prandaj nuk keni nevojë t’i mohoni ato, megjithëse do të duhet të kontrollohen me kalimin e kohës. Ju jeni më i madh se imazhet që shihni përreth jush, sepse ato kryesisht përfaqësojnë gjykimin tuaj mbi botën. Praktikoni këtë ditë të shihni pa gjykim dhe ndjeni duke parë.

Praktika 31: Paktikë çdo orë.

Hapi 32: E vërteta është me mua. Unë mund ta ndjej.

E vërteta është me ju. Ju mund ta ndjeni, dhe mund të shkëlqejë në mendjen tuaj dhe në emocionet tuaja nëse e lejoni. Sot vazhdoni përgatitjen tuaj në zhvillimin e dëshirës për të vërtetën dhe aftësinë për të përjetuar të vërtetën.

Në dy periudhat tuaja të gjata të praktikës, secila prej 30 minuta, rrini në heshtje me sytë mbyllur, merrni frymë thellësisht dhe rregullisht, duke u përpjekur të ndjeni të vërtetën përtej shqetësimit të vazhdueshëm të mendjes suaj. Përdorni frymën tuaj për t’ju thelluar, sepse frymëmarrja juaj do t’ju çojë gjithmonë matanë mendimeve tuaja nëse i përmbaheni asaj me ndërgjegje. Mos lejoni asgjë t’ju tërheqë vëmendjen ose të mos ju bindë. Nëse diçka përshkon mendjen tuaj dhe keni vështirësi ta lëshoni atë, thoni vetes që do ta shikoni pak më vonë, por që tani po bëni një pushim të vogël nga mendja juaj. Praktikoni të ndjeni të vërtetën. Mos mendoni të vërtetën. Praktikoni të ndjeni të vërtetën.

Praktika 32: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 33: Unë kam një mision në jetën time për të plotësuar

Ju keni një mision në jetë për të plotësuar, një mision që ju është dhënë para se të vinit këtu, një mision që do të rishikoni pasi të jeni larguar. Ai përfshin rikuperimin e Dijes dhe angazhimin e duhur me të tjerët për të sjellë rezultate specifike në botë. Nuk është aq e rëndësishme në këtë moment që të vlerësoni jetën tuaj të tanishme për të parë nëse pasqyron këtë qëllim më të madh, sepse tani jeni përfshirë në rikuperimin e Dijes. Ndërsa Dija juaj bëhet më e fortë, ajo do të shkëlqejë mirësinë e saj mbi ju dhe përmes jush. Aktivitetet tuaja do të rregullohen siç është e nevojshme. Kështu që, ju nuk duhet të fajësoni ose të pranoni të kaluarën ose aktivitetet tuaja aktuale, sepse tani jeni duke iu bashkuar një force më të madhe brenda jush.

Në dy periudhat tuaja të praktikës sot, shikoni në idenë se ka një mision të madh që keni në jetë. Mendoni për këtë. Mos u bindni menjëherë nga përgjigjet tuaja të para. Mendoni me kujdes. Mendoni se çfarë mund të thotë kjo. Mendoni për momentet në jetën tuaj kur e keni menduar këtë më parë ose keni argëtuar mundësinë e saj. Në dy periudhat tuaja të praktikës, atëherë do të keni një mundësi ta konsideroni këtë, por kini kujdes – ende mos bëni konkluzione.

Praktoka 33: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 34: Unë jam një student fillestar i Dijes

Ju jeni një student fillestar i Dijes. Pavarësisht se sa intuitiv mund ta konsideroni veten, pavarësisht se sa të aftë mendërisht mund ta konsideroni veten, pavarësisht se sa të sinqertë emocionalisht mund ta konsideroni veten, pavarësisht nga përparimi juaj i njohur, ju jeni një student fillestar i Dijes. Jini të lumtur që kjo është kështu, sepse studentët fillestarë janë në gjendje të mësojnë të gjitha gjërat dhe nuk kanë nevojë të mbrojnë arritjet e tyre. Ne nuk i nënçmojmë arritjet tuaja, por në vend të kësaj dëshirojmë të ndriçojmë dritën e së vërtetës mbi madhështinë që pret të zbulohet brenda jush, një madhështi që do t’ju japë barazi të vërtetë në jetë dhe me kohë do të zbulojë atë që keni ardhur këtu posaçërisht për të bërë.

Në dy periudhat tuaja të praktikës, filloni duke pranuar për veten tuaj se jeni një student fillestar i Dijes dhe duke i kujtuar vetes që të mos bëni konkluzione të parakohshme as në lidhje me këtë kurrikulë, as në lidhje me aftësitë tuaja si student. Gjykime të tilla janë të parakohshme dhe rrallë pasqyrojnë të vërtetën në ndonje mënyrë. Ato zakonisht janë një formë vetëdekurajimi dhe kështu nuk i shërbejnë farë asnjë qëllimi të denjë.

Pasi t’ia keni deklaruar vetes idenë e sotme dhe duke i kujtuar vetes që të mos gjykoni, praktikoni 15 minuta qetësi të brendshme në dy periudhat tuaja të praktikës. Përpiquni për të ndjerë të vërtetën brenda jush. Fokusoni mendjen tuaj në një pikë, qoftë një pikë fizike ose një pikë imagjinare nëse është e nevojshme. Lëreni gjithçka të vendoset brenda. Lëreni veten të bëhet sa më e qetë dhe mos u dekurajoni nëse ka vështirësi. Ju jeni një student fillestar i Dijes dhe kështu mund të mësoni të gjitha gjërat.

Praktika 34: Dy periudha praktike 15-minutëshe.

Hapi 35: Rishikim

Ky rishikim do t’ju japë mundësinë për të mësuar diçka nga Udha e Dijes së Komunitetit të Madh. Në dy periudha 30-minutëshe të praktikës, rishikoni udhëzimet dhe përvojat e javës suaj të mëparshme në praktikë. Bëni këtë me sa më pak gjykim të jetë e mundur. Thjesht shikoni se çfarë u udhëzua, çfarë bëtë dhe cili ishte rezultati. Ky rishikim objektiv do t’ju japë akses më të madh për depërtim dhe mirëkuptim me një minimum dhimbjeje dhe vetë-abuzimi. Tani po mësoni të bëheni objektivë për jetën tuaj pa shtypur përmbajtjen e emocioneve tuaja. Në vend që të përpiqeni të shkatërroni një aspekt të vetvetes, ju thjesht po përpiqeni të kultivoni një tjetër.

Prandaj në rishikimin tuaj, përdorni këtë si një shtyllë udhëzuese: “Unë do të shikoj, por nuk do të gjykoj.” Në këtë mënyrë, ju do të jeni në gjendje të dalloni gjërat. Mos harroni se sa më lehtë mund të jetë për ju të keni pasqyrë për jetën e tjetrit dhe sa pak mund të keni për jetën tuaj. Objektiviteti më i madh është i mundur me të tjerët sepse nuk jeni duke u përpjekur të përdorni jetën e tyre për ndonjë qëllim specifik dhe në masen të cilën jeni, aq më pak i aftë do të jeni të kuptoni ata, natyrën e tyre, zhvillimin e tyre ose fatin e tyre. Prandaj, sa më pak të përpiqeni të përdorni jetën tuaj, aq më shumë do të jeni në gjendje ta kuptoni atë, ta vlerësoni atë dhe të punoni me mekanizmin e saj të brendshëm për avancimin tuaj më të madh.

Praktika 35: Dy periudha 30-minutëshe të praktikës.

Hapi 36: Jeta ime është një mister për të eksploruar.

Me te vërtet jeta juaj është një Mister dhe, po, me të vërtetë duhet që ta eksploroni nëse dëshironi të kuptoni qëllimin, kuptimin dhe drejtimin e saj të vërtetë. Kjo është thelbësore për lumturinë dhe plotësimin tuaj në botë, sepse nëse keni parë me kujdes jetën tuaj, do të kuptoni se nuk jeni kënaqur nga gjëra të vogla. Për ju që kërkoni Dijen, diçka më e madhe duhet dhënë. Ju duhet të depërtoni sipërfaqen e thjeshtë të gjërave, e cila duket qe stimulon në mënyrë adekuate shumicën e njerëzve. Ju duhet ta pranoni dëshirën tuaj më të thellë sepse do t’i shkaktoni vetes pikëllim dhe konflikt të panevojshëm. Nuk është e rëndësishme se çfarë vlerësojnë njerëzit e tjerë. Ajo qe ka rëndësi është se çfarë vlerësoni ju. Nëse po kërkoni për një kuptim më të madh, i cili është një kuptimi i vërtetë, duhet të depërtoni sipërfaqen e mendjes suaj.

Në dy periudhat tuaj te praktikës sot, përqendrohuni përsëri në meditim pasi të ndjeni praninë e Mësuesve tuaj Shpirtërorë. Kjo nuk është diçka që duhet të përpiqeni të bëni. Thjesht do të thotë të relaksoheni, të merrni frymë dhe të lejoni mendjen tuaj të hapet. Cilësia e marrëdhënies suaj me Mësuesit tuaj është thelbësore për t’ju dhënë forcë dhe inkurajim, sepse ju me të drejtë mund të dyshoni në aftësitë tuaja, por ju keni një kauzë të mirë për te besuar plotësisht aftësive të Mësuesve tuaj të cilët kanë kaluar nga kjo anë më parë për në rrugën e tyre drejt Dijes. Ata e dinë udhën, të cilën po kërkojnë tani të ndajnë me ju.

Praktika 36: Dy periudha 15-minutëshe të praktikës.

Hapi 37: Ekziston një udhë për tek Dija.

Si mund të mos ketë një udhë për tek Dija kur është vetja juaj e vërtetë? Si mund të mos ketë një mënyrë që Dija të shprehet kur është forma më e natyrshme e shprehjes? Si mund të mos ketë një mënyrë që Dija t’ju drejtojë në marrëdhënie kur Dija është burimi i përsosur i të gjitha marrëdhënieve tuaja? Ekziston një udhë për tek Dija. Do të kërkojë aftësi dhe dëshirë. Të dyja kërkojnë kohë për t’u zhvilluar. Ju duhet të mësoni të vlerësoni të vërtetën dhe të mos vlerësoni të rremën, dhe duhet kohë për të mësuar t’i ndani të dyja dhe t’i njihni ato. Duhet kohë për të mësuar qe e rrema nuk ju kënaq dhe qe e vërteta ju kënaq. Kjo duhet të mësohet përmes provave dhe gabimeve dhe përmes kontrastit. Ndërsa i afroheni Dijes, jeta juaj bëhet më e plotë, më e sigurt dhe më e drejtpërdrejtë. Duke u larguar nga ajo, ju riktheheni në konfuzion, zhgënjim dhe zemërim.

Në dy periudhat tuaja të praktikës sot, të cilat nuk do të jenë praktika meditimi, kaloni të paktën 15 minuta duke menduar për të gjitha mënyrat qe mund te fitoni akses tek Dija. Shkruani në një faqe letër të gjitha mënyrat për të arritur te Dija. Kaloni të dyja periudhat praktike duke bërë këtë dhe shteroni të gjitha mundësitë që mund të mendoni. Mundohuni të jeni shumë specifik. Përdorni imagjinatën tuaj, por përshkruani udha që duken të jenë mjaft reale dhe domethënëse për ju. Në këtë mënyrë, ju do të dini se çfarë mendoni se si të gjeni një mënyrë për tek Dija, dhe nga kjo do të kuptoni se Zoti e di rrugën te Dija.

Praktika 37: Dy periudha praktike 15 minutëshe.

Hapi 38: Zoti e di rrugën për tek Dija

Si mund të gjeni rrugën kur jeni të humbur? Si mund ta njihni sigurinë kur e vlerësoni kaq shumë të përkohshmen? Si mund ta dini fuqinë e jetës suaj kur jeni kaq të frikësuar nga kërcënimet e humbjes dhe shkatërrimit? Jeta është e mirë me ju, sepse ajo ofron jo vetëm shpërblimin, por edhe rrugën drejt shpërblimit. Nëse do t’ju lihej në dorën tuaj, do të ishte vërtet mizore, sepse do t’ju duhej të provonit çdo mundësi të vetme që mund të imagjinoni, dhe atëherë do të kishit mundësitë që të tjerët kanë konceptuar dhe madje edhe mundësitë për të arritur Dijen që të tjerët kanë përdorur me sukses, por që në fakt mund të mos funksionojnë mirë për ju. Në hapësirën tuaj të shkurtër kohore në botë, si mund t’i përmbushni të gjitha këto dhe të ruani ende vitalitetin tuaj? Si mund ta ruani inkurajimin tuaj për Dijen kur kaq shumë mënyra do t’ju zhgënjejnë?

Merrni besim sot duke ditur se Zoti e di rrugën drejt Dijes dhe ju duhet vetëm të ndiqni rrugën që ju jepet. Në këtë mënyrë, Dija thjesht shfaqet në ju, sepse ajo pranohet, sepse vetëm Zoti e njeh Dijen në ju, dhe vetëm Dija në ju e njeh Zotin. Ndërsa të dy rezonojnë së bashku, të dy bëhen më të dukshëm. Në këtë, ju gjeni paqen.

Në dy periudhat tuaja të praktikës sot,  prej 30 minutash secilën, praktikoni të ndjeni praninë e Zotit, në heshtje, në qetësi. Jo duke menduar për Zotin, jo duke spekuluar, jo duke pyetur, jo duke dyshuar, por thjesht duke ndjerë. Nuk është fantazi mbi të cilën po përqendroheni tani, megjithëse jeni mësuar të përqendroheni në fantazi. Në qetësi dhe qetësi, gjithçka bëhet e dukshme. Zoti është shumë i qetë, sepse Zoti nuk po shkon askund. Teksa qetësoheni, do të ndjeni fuqinë e Zotit.

Praktika 38: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 39: Fuqia e Zotit është me mua.

Fuqia e Zotit është me ju. Është brenda Dijes suaj. Mësoni, pra, të rimerrni Dijen tuaj dhe do të mësoni të rimerrni fuqinë që ju ka dhënë Zoti, dhe do të rimerrni fuqinë tuaj gjithashtu, sepse fuqia juaj do të jetë e nevojshme që t’i afroheni fuqisë së Zotit. Kështu, gjithçka që është vërtet e fuqishme dhe gjithçka që është vërtet e mirë do të afirmohet brenda jush dhe brenda Zotit. Qoftë kjo ditë, pra, një ditë e dhënë për të përjetuar këtë prani dhe këtë fuqi në jetën tuaj. Nuk duhet ta imagjinoni Zotin në fantazi. Ju nuk keni nevojë të keni fotografi ose imazhe për të përforcuar të kuptuarit ose besimin tuaj. Ju duhet vetëm të përdorni praktikat që janë dhënë këtu.

Në dy praktikat tuaja të thella të meditimit 30-minutëshe secilën, hyni edhe një herë në qetësi dhe lëreni veten të ndjeni fuqinë e Zotit. Përdorni fuqinë tuaj për të drejtuar mendjen tuaj dhe mos lejoni që dyshimet ose frika t’ju shkëpusin. Fuqia e Zotit përfaqëson misterin e jetës suaj, sepse ajo përfaqëson fuqinë që keni sjellë me vete nga Zoti për t’u përdorur siç duhet në botë sipas Planit të Madh. Lejojeni veten, pra, të hyni në praktikë me përkushtim, me thjeshtësi dhe me përulësi, në mënyrë që të ndjeni fuqinë e Zotit.

Praktika 39: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 40: Sot do të ndiej fuqinë e Zotit.

Fuqia e Zotit është aq e plotë dhe aq përfshirëse saqë infuzon gjithçka. Vetëm ato mendjet që janë të ndara dhe të humbura në vlerësimin e mendimeve të tyre mund të ndahen nga dashamirësia e madhe e Zotit. Ata që i janë përgjigjur Zotit bëhen të Dërguar të Zotit në kohë, në mënyrë që të mund t’u japin dhuratat e Hirit atyre që mbeten mbrapa në konfuzion.

Të gjitha fuqitë e dukshme të botës suaj – forcat e natyrës, pashmangshmëria e vdekjes suaj, kërcënimi gjithnjë i pranishëm i sëmundjes, humbjes dhe shkatërrimit dhe të gjitha shfaqjet e konfliktit – janë të gjitha lëvizje të përkohshme në qetësinë e madhe të Zotit. Është kjo qetësi e madhe që ju thërret të ktheheni në paqen dhe kënaqësinë e plotë të Zotit, por ju duhet të përgatiteni.

Sot përgatiteni në dy periudhat tuaja të praktikës 30-minutëshe. Në meditim të heshtur, përpiquni të ndjeni fuqinë e Zotit. Ju nuk keni nevojë të krijoni imazhe magjike, sepse kjo fuqi është diçka që mund ta ndjeni, sepse është kudo. Pavarësisht nga rrethanat apo gjendja juaj, qofshin të favorshme për zhvillimin tuaj apo jo, sot ju mund të ndjeni fuqinë e Zotit.

Praktika 40: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 41: Unë nuk kam frikë nga fuqia e Zotit.

Ky pohim është aq i rëndësishëm për lumturinë tuaj, sepse duhet të mësoni përsëri të besoni fuqinë e dashurisë dhe fuqisë së Zotit. Për këtë ju duhet të hiqni dorë nga idetë tuaja të mëparshme, supozimet dhe vlerësimet e përvojave të dhimbshme të së kaluarës. Është e dhimbshme të ndahesh nga ajo që doni përtej çdo gjëje dhe e vetmja mënyrë për ta ruajtur këtë ndarje është të flasësh keq për atë që doni, t’i japësh një qëllim të keq dhe më pas të krijosh faj brenda vetes. Për të ndjerë dhe pranuar fuqinë e Zotit, e keqja dhe faji duhet të largohen nga ju. Ju duhet të vazhdoni përpara për të eksploruar atë që është më e natyrshme. Është sikur të krijosh një terren të ri dhe të rikthehesh në vetvete në të njëjtën kohë.

Pra, në qetësi, praktikoni dy herë sot të ndjeni fuqinë e Zotit. Mos kërkoni përgjigje nga Zoti. Nuk ka nevojë të flisni fare, por vetëm të jeni të pranishëm, sepse ndërsa mësoni të jeni në marrëdhënie me atë që është burimi i të gjitha marrëdhënieve tuaja, informacioni që ju nevojitet mund t’ju vijë lehtësisht për t’ju udhëhequr, ngushëlluar dhe korrigjuar kur është e nevojshme. Por së pari ju duhet të ndjeni fuqinë e Zotit dhe në këtë do të gjeni forcën tuaj.

Praktika 41: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 42: Rishikimi

Në rishikimin tuaj sot, rishikoni të gjitha udhëzimet e dhëna në javën e kaluar dhe përvojat tuaja të praktikës. Tregoni kujdes të veçantë sot për të parë se sa thellë dhe me kujdes po praktikoni. Sigurohuni që të mos ndryshoni ose modifikoni mësimet për të përmbushur shijet ose pritjet tuaja. Mos harroni se ju duhet vetëm të ndiqni kurrikulën për të marrë shpërblimet e saj të vërteta. Pjesa juaj është e vogël. Pjesa jonë është e madhe. Ne i japim mjetet. Ju duhet vetëm t’i ndiqni ato, në besim dhe në shpresë të vërtetë. Duke bërë këtë, ju do të zhvilloni durim, aftësi dalluese, besim, qëndrueshmëri dhe vetëvlerësim. Pse vetëvlerësim? Sepse ju duhet ta vlerësoni veten shumë për t’i lejuar vetes t’i afroheni dhuratave të mëdha të Dijes. Asgjë tjetër nuk do ta zhbëjë urrejtjen dhe dyshimin ndaj vetes në mënyrë më të përshtatshme dhe më të plotë sesa pranimi i dhuratave që janë të destinuara për ju.

Prandaj, në një periudhë të gjatë praktike sot, rishikoni javën e kaluar të praktikës. Pa gjykim, shikoni dhe vëzhgoni se çfarë ju është ofruar, çfarë keni bërë dhe çfarë mund të bëhet për të thelluar praktikën tuaj, në mënyrë që të merrni përfitimet e saj më drejtpërdrejt. Nëse keni vështirësi, dallojini problemet dhe përpiquni t’i korrigjoni ato. Jepini javës përpara përfshirje më të madhe. Duke vepruar kështu, ju do të korrigjoni dyshimin në vetvete dhe konfuzionin thjesht duke drejtuar vullnetin tuaj.

Praktika 42: Një periudhë e gjatë praktike.

Hapi 43: Vullneti im është të njoh Zotin.

Vullneti juaj është të njihni Zotin. Ky është vullneti juaj i vërtetë. Çdo dëshirë apo motivim tjetër është t’i shmangesh kësaj, që përfaqëson vullnetin tuaj. Është vullneti juaj që ju është bërë i frikshëm. Keni frikë nga ajo që dini dhe ndjeni më thellë. Kjo ju bën të gjeni strehim në gjëra të tjera që nuk ju përfaqësojnë, dhe në këtë ju humbni identitetin tuaj dhe përpiqeni të ndërtoni një identitet që ka të bëj me ato gjëra që kerkoni për t’u shmangur. Në izolim jeni të mjerë, por në marrëdhënie lumturia rifitohet.

Vullneti juaj është të njihni Zotin. Mos kini frikë nga vullneti juaj. Ju jeni krijuar nga Zoti. Vullneti i Zotit është të ju njohë. Vullneti juaj është të njihni Zotin. Nuk ka vullnet tjetër. Të gjitha motivimet përveç kësaj lindin thjesht nga konfuzioni dhe frika. Të njohësh Zotin i jep Zotit fuqi dhe ju jep ju fuqi gjithashtu.

Në dy periudhat tuaj praktike sot, në meditim të heshtur, praktikoni të ndjeni forcën e vullnetit tuaj. Mos lejoni që frika dhe dyshimi të turbullojnë mendjen tuaj. Nuk duhet të përpiqeni të ndjeni vullnetin e Zotit. Është thjesht aty. Thjesht kërkon vëmendjen tuaj që ju ta njihni atë. Prandaj, praktikoni thellë duke qenë thjesht të pranishëm në këtë përvojë.

Praktika 43: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 44: Unë dëshiroj të njoh fuqinë time. 

Këtë pohim mund ta gjeni shumë të pranueshëm për shkak të nevojës suaj të menjëhershme për të në rrethanat tuaja aktuale, por pohimi është shumë më i thellë se sa mund ta kuptoni në fillim. Ju keni shumë më tepër forcë sesa keni pretenduar, por ajo nuk mund të realizohet plotësisht derisa zbatimi i saj të drejtohet në një mënyrë që ju rigjeneron vërtet dhe nxjerr në pah aftësitë tuaja të vërteta.

Si mund t’i afroheni forcës suaj kur ndiheni të dobët dhe të pafuqishëm, kur ndiheni të padenjë, nëse jeni të ngarkuar nga faji ose konfuzioni ose në zemërim fajësoni të tjerët për dështimet tuaja të dukshme? Të pohoni forcën tuaj do të thotë të lëshoni gjithçka që ju mban mbrapa. Ju nuk i lironi pengesat tuaja duke pretenduar se ato nuk ekzistojnë. Ju i lironi sepse vlerësoni diçka më të madhe. Pengimi i tyre është thjesht një shenjë që ju duhet të kaloni nëpër to. Forca juaj më pas kultivohet. Ju kërkoni fuqinë tuaj dhe e përdorni atë për të gjetur forcen tuaj. Ne dëshirojmë që ju të njihni fuqin tuaj dhe ta përdorni atë në emrin tuaj.

Në dy praktikat tuaja të meditimit sot, në heshtje dhe në qetësi, përpiquni të ndjeni fuqinë tuaj. Mos lejoni që mendimet t’ju largojnë, sepse frika dhe dyshimet janë vetëm mendime – gjëra të avulluara që ju kalojnë në mendje si retë. Matanë reve të mendjes suaj është universi i madh i Dijes. Prandaj, mos lejoni që retë t’ju pengojnë shikimin e yjeve matanë.

Praktika 44: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 45: Vetëm unë nuk mund të bëj asgjë. 

Vetëm nuk mund të bëni asgjë. Asgjë nuk është arritur kurrë vetëm, madje as në botën tuaj. Asgjë nuk është krijuar vetëm, qoftë edhe në mendjen tuaj. Nuk ka asnjë kredi për t’u marrë duke bërë diçka vetëm. Gjithçka është një përpjekje e përbashkët. Gjithçka është produkt i marrëdhënies.

A ju nënçmon kjo ju si individ? Me siguri jo. Kjo ju jep mjedisin dhe mirëkuptimin për të realizuar arritjet tuaja të vërteta. Ju jeni më i madh se individualiteti juaj, dhe kështu mund të jeni të lirë nga kufizimet e tij. Ju punoni përmes individit që jeni ju personalisht, por jeni më i madh se kaq. Pranojini kufizimet e një vetje të kufizuar dhe mos kërkoni që një vetvete e kufizuar të jetë Zot, përndryshe do t’i jepni ngarkesa të mëdha dhe pritshmëri të mëdha dhe më pas do ta dënoni për dështimet e tij. Kjo drejton në urrejtje ndaj vetvetes. Kjo ju bën të urreni ekzistencën tuaj fizike dhe të abuzoni veten personalisht, emocionalisht dhe fizikisht. Pranoni kufizimet tuaja në mënyrë që të mund të pranoni madhështinë brenda jetës suaj.

Prandaj në dy periudhat tuaja praktike sot, me sytë hapur, përqendrohuni tani në kufizimet tuaja. Dallojini ato. Mos i gjykoni si të mira apo të këqija. Thjesht dallojini. Kjo ju jep përulësi dhe në përulësi jeni në pozicion për të marrë madhështinë. Nëse jeni duke mbrojtur kufizimet tuaja, si mund të merrni atë që i tejkalon ato?

Praktika 45: Dy periudha praktike 15-minutëshe.

Hapi 46: Duhet të jem i vogël për të qenë i madh

A është një kontradiktë që duhet të jesh i vogël për të qenë i madh? Nuk është kontradiktë nëse e kuptoni kuptimin e saj. Njohja e kufizimeve tuaja ju lejon të punoni në një kontekst të kufizuar me shumë sukses. Kjo tregon një realitet më të madh se sa mund ta kishit kuptuar më parë. Madhështia juaj nuk duhet të bazohet thjesht në shpresë ose pritshmëri të larta. Ajo nuk duhet të bazohet në idealizëm, por në përvojë të vërtetë.  Lejojeni veten të jeni të vogël dhe do të përjetoni se madhështia është me ju dhe se madhështia është pjesë e juaja.

Në dy periudhat tuaja praktike sot, lejojeni veten të jeni të kufizuar por pa gjykim. Nuk ka asnjë dënim. Angazhoni në mënyrë aktive mendjen tuaj në fokusimin e kufizimeve tuaja.  Përqendrohuni pa dënuar. Shikoni objektivisht. Ju duhet të jeni mjeti i një Realitet më të Madh për t’u shprehur në këtë botë. Mjeti juaj për t’u shprehur është mjaft i kufizuar, por është plotësisht i përshtatshëm për të plotësuar detyrën që është e juaja për të plotësuar. Duke pranuar kufizimet e tij, ju mund të kuptoni mekanizmin e tij dhe të mësoni të punoni me të në mënyrë konstruktive. Atëherë nuk është më një kufizim, por një formë e lumtur shprehjeje për ju.

Praktika 46: Dy periudha praktike 15-minutëshe.

Hapi 47: Pse më duhen Mësuesë?

Do ta bëni këtë pyetje herët apo vonë dhe ndoshta në shumë raste. Është e lindur nga pritshmëritë tuaja ndaj vetes që do ta bënit këtë pyetje. Megjithatë, kur shikoni me kujdes jetën tuaj, do të shihni se keni kërkuar udhëzim për gjithçka që keni mësuar. Ndoshta gjërat që keni ndjerë brenda vetes dukeshin se janë krijuar nga ju, por edhe ato janë rezultat i udhëzimeve. Ju jeni përgatitur përmes marrëdhënieve për gjithçka që keni mësuar, qoftë një aftësi praktike apo një depërtim më i thellë. Realizimi i kësaj ngjall vlerësim të madh për marrëdhëniet dhe një afirmim të plotë të fuqisë së kontributit në botë.

Nëse keni ndërmend të mësoni ndonjë aftësi, së pari ju duhet të kuptoni se sa shumë nuk dini, më pas duhet të kuptoni se sa shumë keni nevojë të mësoni dhe më pas duhet të kërkoni formën më të mirë të udhëzimit të mundshëm. Kjo duhet të zbatohet për rikuperimin e Dijes.  Ju duhet të kuptoni se sa pak dini, sa shumë duhet të dini dhe më pas të merrni udhëzimin që jepet. A është dobësi të kesh nevojë për mësues? Jo. Është një njohuri e ndershme e bazuar në një vlerësim të ndershëm. Nëse e kuptoni se sa pak dini dhe sa shumë keni nevojë të dini dhe fuqinë e vetë Dijes, do të kuptoni se sa e qartë është kjo.  Si mund t’u jepni atyre që mendojnë se tashmë kanë, kur në të vërtetë janë të varfër? Nuk mundeni. Dhe varfëria e tyre do të vetëshkaktohet dhe do të ruhet vetë.

Pse keni nevojë për Mësues? Sepse ju duhet të mësoni. Dhe ju duhet të çmësoni atë që keni mësuar që po ju pengon. Në dy periudhat tuaja të praktikës sot, me sytë mbyllur në meditim, merrni parasysh pse keni nevojë për një Mësues. Vëzhgoni çdo mendim që duket se tregon se mund ta bëni vetë nëse do të ishit mjaft të zgjuar ose mjaft të fortë ose të përmbushnit ndonjë kualifikim tjetër. Nëse lindin këto pritshmëri, njohini ato për atë që janë. Ato janë një këmbëngulje që ju të mbeteni injorantë duke e shpallur veten instruktor të aftë. Ju nuk mund t’i mësoni vetes atë që nuk dini, dhe përpjekja për ta bërë këtë thjesht riqarkullon informacione të vjetra dhe ju lidh më tepër me ate ku jeni tani.

Prandaj, në praktikë sot pranoni nevojën tuaj për udhëzim të vërtetë dhe rezistencën tuaj, nëse është aty, ndaj pranisë së udhëzimit të vërtetë që është në dispozicion për ju tani.

Praktika 47: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 48: Udhëzim i vërtetë është i disponueshëm për mua.

Udhëzim i vërtetë është i disponueshëm për mua. Ka qenë duke pritur që ju të arrini pikën e pjekurisë që ta kuptoni domosdoshmërinë e tij në jetën tuaj. Kjo krijon motivim të vërtetë për të mësuar. Ajo lind nga njohja e kufizimeve tuaja në dritën e asaj që është nevoja juaj e vërtetë.  Ju duhet ta doni veten për t’u bërë student i Dijes dhe ta doni vazhdimisht veten për të vazhduar. Nuk ka asnjë pengesë tjetër për të mësuar përveç kësaj. Pa dashuri ka frikë, sepse asgjë tjetër nuk mund ta zëvendësojë dashurinë. Por dashuria nuk është zëvendësuar dhe ndihma e vërtetë është në dispozicionin tuaj.

Në dy praktikat tuaja të meditimit për sot, përpiquni të ndjeni praninë e asaj ndihme të vërtetë.  Në qetësi dhe në heshtje, ndjejeni këtë brenda jetës suaj dhe rreth jush. Këto praktika meditimi do të fillojnë të hapin një ndjeshmëri më të madhe brenda jush, një ndjenjë krejtësisht të re.  Do të filloni të dalloni gjërat që janë të pranishme, edhe pse nuk mund t’i shihni ato. Ju do të jeni në gjendje t’u përgjigjeni ideve dhe informacioneve, edhe pse nuk mund ta dëgjoni ende burimin e mesazhit. Ky është procesi aktual për mendim kreativë, sepse njerëzit marrin ide; ata nuk i krijojnë ato. Ju jeni pjesë e një jete më të madhe. Jeta juaj personale është mjeti për shprehjen e saj. Individualiteti juaj, pra, bëhet më i kultivuar dhe më i gëzuar, jo më një burg për ju, por forma e shprehjes suaj të lumtur

Ndihmë e vërtetë është në dispozicionin tuaj. Praktikoni këtë ditë duke ndjerë praninë e saj të qëndrueshme në jetën tuaj.

Praktika 48: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 49: Rishikim 

Kjo shënon përfundimin e javës suaj të shtatë të praktikës. Në këtë përmbledhje, ju kërkohet të rishikoni të gjithë shtatë javët e praktikës, duke rishikuar të gjitha udhëzimet dhe duke kujtuar përvojën tuaj të përdorimit të secilës. Kjo mund të kërkojë disa periudha më të gjata praktike, por është shumë thelbësore që ju të kuptoni se çfarë do të thotë të jesh student dhe se si realizohet në të vërtetë të mësuarit.

Jini shumë të kujdesshëm të mos gjykoni veten si student. Ju nuk jeni në gjendje të gjykoni veten si student. Nuk i keni kriteret, sepse nuk jeni mësues i Vetë-Dijes. Ndërsa vazhdoni, do të zbuloni se disa nga dështimet tuaja do ju çojnë në suksese më të mëdha dhe se disa nga ato që keni menduar si suksese mund tju çojnë në dështime. Kjo do të nënvizojë të gjithë sistemin tuaj të vlerësimit dhe do t’ju çojë në një njohje më të madhe. Kjo do ta bëjë të mundshme për ju që të jeni të dhembshur ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, të cilët tani i gjykoni për sukseset dhe dështimet e tyre

Rishikoni, atëherë, dyzetë e tetë mësimet e para të praktikës. Përpiquni të kujtoni se si iu përgjigjët secilit hap dhe sa thellë e përfshit veten. Mundohuni të shikoni sukseset tuaja, arritjet tuaja dhe pengesat tuaja. Keni arritur deri këtu. Urime! Ju keni kaluar testin e parë. Jini të inkurajuar tani për të vazhduar, sepse Dija është me ju.

Praktika 49: Disa periudha të gjata praktike.

Hapi 50: Sot do të jem me Dijen

Jini me Dijen sot që të keni në dispozicion sigurinë dhe fuqinë e Dijes. Lejoni që Dija t’ju japë qetësi.  Lejoni që Dija t’ju japë forcë dhe aftësi. Lejoni që Dija t’ju mësojë. Lejoni që Dija të zbulojë universin ashtu siç ekziston vërtet, jo siç e gjykoni ju të jetë.

Në dy periudhat tuaja praktike, praktikoni në qetësi duke ndjerë fuqinë e Dijes. Mos bëni pyetje. Kjo nuk është e nevojshme tani. Mos debatoni me veten për realitetin e ndjekjes suaj, sepse kjo është e kotë dhe e pakuptimtë. Ju nuk mund të dini derisa të merrni, dhe për të marrë duhet të besoni prirjen tuaj për të ditur.

Sot jini me Dijen. Në periudhat tuaja të praktikës, mos lejoni asgjë t’ju dekurajojë. Ju duhet vetëm të relaksoheni dhe të jeni të pranishëm. Nga këto praktika do të dallohet një prani më e madhe dhe kjo do të fillojë të zbusë frikën tuaj.

Praktika 50: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 51: Le të dalloj frikat e mia në mënyrë që të shoh të vërtetën matanë tyre.

Pengesat tuaja duhet të dallohen në mënyrë që ju të shihni matanë tyre. Nëse ato nuk perfillen ose mohohen, nëse mbrohen ose thirren me emra të tjera, ju nuk do ta kuptoni natyrën e kufizimit tuaj.  Nuk do ta kuptoni atë që ju shtyp. Jeta juaj nuk është e lindur nga frika. Burimi juaj nuk është i lindur nga frika. Të jesh në gjendje të njohësh frikën tuaj do të thotë që duhet të kuptosh se jeni pjesë e diçkaje më të madhe. Duke e kuptuar këtë, ju mund të mësoni të bëheni objektivë për jetën tuaj dhe të kuptoni rrethanat tuaja aktuale pa vetëdënim, sepse është brenda këtyre rrethanave që ju duhet të kultivoni veten. Ju duhet të filloni nga aty ku jeni. Për ta bërë këtë, duhet të bëni një inventar të pikave tuaja të forta dhe të dobëta.

Në dy periudhat tuaja praktike sot, vlerësoni ekzistencën e frikës suaj dhe kujtojini vetes se realiteti juaj është matanë tyre, por që ju duhet t’i njihni ato për të kuptuar praninë e tyre të dëmshme në jetën tuaj.  Mbyllni sytë dhe përsëritni idenë për sot; atëherë merrni parasysh çdo frikë që lind në mendjen tuaj.  Kujtojini vetes se e vërteta është matanë asaj frike specifike. Lejoni të dalin të gjitha frikat dhe vlerësojini në këtë mënyrë.

Për të qenë pa frikë, duhet të kuptoni frikën, mekanizmin e saj, ndikimin e saj te njerëzit dhe rezultatin e saj në botë. Ju duhet ta kuptoni këtë pa mashtrim dhe pa preferencë. Ju jeni një qenie e madhe që punon në një kontekst të kufizuar, në një mjedis të kufizuar. Kuptoni kufizimet e mjedisit tuaj dhe kuptoni kufizimet e mjetit tuaj dhe nuk do ta urreni më veten për të qenë i kufizuar.

Praktika 51: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 52: Unë jam i lirë të gjej burimin e Dijes sime.

Burimi i Dijes suaj ekziston brenda jush dhe matanë jush gjithashtu. Nuk ka asnjë dallim për burimin e Dijes se ku ekziston, sepse ajo është kudo. Jeta juaj është shpëtuar sepse Perëndia ka mbjellë Dijen brenda jush. Por ju nuk do ta kuptoni shpëtimin tuaj derisa Dija të jetë lejuar të shfaqet dhe t’ju japë dhuratat e saj. Cila liri tjetër është liri përveç asaj që ju mundëson të merrni dhuratën e jetës suaj të vërtetë? E gjithë liria tjetër është liria për të qenë kaotik, liria për të dëmtuar veten. Liria e madhe është të gjesh Dijen tuaj dhe ta lejosh atë të shprehet nëpërmjet jush. Sot ju jeni të lirë të gjeni burimin e Dijes suaj.

Në dy periudhat tuaja të praktikës në heshtje, merrni burimin e Dijes suaj. Kujtojini vetes se jeni të lirë ta bëni këtë. Pavarësisht nga frika apo ankthi, pavarësisht nga çdo ndjenjë faji apo turpi, lejojini vetes të merrni burimin e Dijes suaj. Jeni të lirë të merrni burimin e Dijes suaj sot.

Praktika 52: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 53: Dhuratat e mia janë për të tjerët.

Dhuratat tuaja janë për t’u dhënë të tjerëve, por së pari ju duhet t’i njihni dhuratat tuaja dhe t’i ndani ato nga idetë që i frenojnë, i ndryshojnë ose i mohojnë. Si mund ta kuptoni veten përveçse në kontekstin e kontributit për të tjerët? Vetëm nuk mund të bëni asgjë. Vetëm nuk keni asnjë kuptim. Kjo është sepse ju nuk jeni vetëm. Kjo do të shihet si një barrë dhe si një kërcënim derisa të kuptoni kuptimin e madh që ka dhe dhurata që është në të vërtetë. Është shpëtimi i jetës suaj. Kur jeta ju rifiton, ju rifitoni jetën dhe merrni të gjitha shpërblimet e saj, të cilat tejkalojnë çdo gjë që mund t’i jepni vetes. Vlera e jetës suaj plotësohet dhe demonstrohet plotësisht përmes kontributit tuaj për të tjerët, sepse derisa të ekzistojë kontributi, ju mund ta kuptoni vetëm pjesërisht veten tuaj – vlerën tuaj, qëllimin tuaj, kuptimin dhe drejtimin tuaj.

Në dy periudhat tuaja të praktikës sot, ndjeni dëshirën tuaj për të kontribuar për të tjerit. Ju nuk keni nevojë të përcaktoni tani se çfarë dëshironi të kontribuoni. Kjo nuk është aq e rëndësishme sa dëshira juaj për të kontribuar, sepse forma e kontributit do t’ju bëhet e dukshme me kalimin e kohës dhe do të zhvillohet gjithashtu. Është dëshira juaj për të kontribuar e lindur nga motivimi i vërtetë që do t’ju japë gëzim këtë ditë.

Praktika 53: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 54: Unë nuk do jetoj në idealizëm.

Çfarë është idealizmi përveç ide për gjëra që shpresohen bazuar në zhgënjimine? Idealizmi juaj përfshin veten, marrëdhëniet tuaja dhe botën në të cilën jetoni. Ai përfshin Zotin dhe jetën dhe të gjitha sferat e përvojës që mund të imagjinoni. Pa përvojë, ka idealizëm. Idealizmi mund të jetë i dobishëm në fillim, sepse mund t’ju fillojë që të lëvizni në një drejtim të vërtetë, por nuk duhet të mbështesni konkluzjonet tuaja ose identitetin tuaj mbi të, sepse vetëm përvoja mund t’ju japë atë që është e vërtetë për ju dhe atë që ju mund të pranoni. Le të mos ju udhëheqë idealizmi, sepse Dija është këtu për t’ju udhëhequr.

Në dy periudhat tuaja të praktikës sot, dalloni se deri ku arrin idealizmi juaj. Vëzhgoni me kujdes se çfarë dëshironi të jeni, çfarë dëshironi të jetë bota juaj dhe çfarë dëshironi të jenë marrëdhëniet tuaja.  Përsëritni idenë e sotme dhe, me sy mbyllur, shqyrtoni secilin nga idealet tuaja. Edhe pse idealet tuaja mund të duken të dobishme dhe të duken se përfaqësojnë dëshirën tuaj për dashuri dhe harmoni, ato në fakt ju pengojnë, sepse zëvendësojnë atë që do t’ju jepte vërtet dhuratat që kërkoni.

Praktika 54: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 55: Unë do ta pranoj botën ashtu siç është.

Idealizmi është përpjekja për mos të pranuar botën ashtu siç është. Justifikon fajin dhe dënimin. Krijon pritshmëri për një jetë që ende nuk ekziston dhe kështu ju bën të prekshëm ndaj zhgënjimeve të rënda. Idealizmi juaj forcon dënimin tuaj.

Pranojeni botën sot ashtu siç është, jo ashtu siç dëshironi të jetë. Me pranimin vjen dashuria, sepse nuk mund të duash një botë që dëshiron të ekzistojë. Ju mund të doni vetëm një botë që ekziston ashtu siç është. Pranojeni veten tani ashtu siç jeni dhe dëshira e vërtetë për ndryshim dhe përparim do të shfaqet natyrisht brenda jush. Idealizmi justifikon dënimin. Njihni këtë të vërtetë të madhe dhe do të filloni të keni një përvojë më të menjëhershme dhe më të thellë të jetës dhe asaj që është e vërtetë dhe jo e bazuar në shpresë apo pritje, por në angazhim të vërtetë.

Prandaj, në dy periudhat tuaja të praktikës 30-minutëshe sot, përqendrohuni në pranimin e gjërave pikërisht ashtu siç janë. Ju nuk po e falni dhunën, konfliktin apo injorancën duke e bërë këtë. Ju thjesht po pranoni kushtet që ekzistojnë kështu që të mund të punoni me to në mënyrë konstruktive. Pa këtë pranim, nuk keni vend për një fillim të vërtetë. Lëreni botën të jetë pikërisht ashtu siç është, sepse është kjo bota që ju keni ardhur për t’i shërbyer.

Praktika 55: Dy periudha praktike 30-minutëshe.

Hapi 56: Rishikim

Në rishikimin e sotshëm, rishikoni javën e kaluar të mësimeve dhe përfshirjen tuaj me të. Përpiquni të kuptoni se megjithëse përparimi mund të duket i ngadalshëm në fillim, ai që është i ngadalshëm dhe i balancuar do të përparojë shumë. Përfshirja që zbatohet vazhdimisht do t’ju japë vijën e drejtë të arritjes suaj.

Në rishikimin tuaj, ne përsëri ju kujtojmë që të përmbaheni nga vetëgjykimi nëse nuk i keni përmbushur pritshmëritë tuaja. Thjesht kuptoni se çfarë kërkohet për të ndjekur udhëzimet siç janë dhënë dhe përfshihuni me to sa plotësisht që të mundeni. Mos harroni se po mësoni të mësoni dhe mbani mend se po mësoni të rikuperoni vetëvlerësimin dhe aftësitë tuaja të vërteta.

Praktika 56: Një periudhë e gjatë praktike.

Mathieu

Share
Published by
Mathieu

Recent Posts

6. Të qëndrosh te grëmina

Siç i është shpallur Lajmëtarit të Zotit Marshall Vian Summers më 10 prill 2014 në…

2 years ago

Parafjalë

Hapat drejt Dijes është Libri i Njohurisë së brendshme. Plani i studimit i tij njëvjeçar,…

3 years ago

Hyrja në Komunitetin e Madh

Siç i është shpallur Lajmëtarit të Zotit Marshall Vian Summers më 27 maj 2011 në…

3 years ago

Parathënie

Ky libër përmban fjalët e para të një Mesazhi të Ri nga Zoti. Në faqet…

4 years ago

Revolucioni

Siç i është shpallur Lajmëtarit të Zotit Marshall Vian Summers më 24 maj 2011 në…

4 years ago