Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 24 Shkurt 2011
në Boulder, Kolorado
Zoti ka folur përsëri.
Zoti ka folur përsëri sepse bota po përballon sprovat e saj më të mëdha, sfidat e saj më të vështira.
Familja njerëzore ka krijuar një mjerim mjedisor që ka fuqinë ta dëmtojë qytetërimin e saj – një mjerim prej shumë faktorësh, një mjerim që do ta ndryshojë mjedisin tuaj, që do t’i shterojë tokat tuaja, që do t’i thajë lumenjtë tuaj; një mjerim që do t’i japë fund rritjes dhe zgjerimit tuaj; një mjerim që do të jetë produkti i dekadave dhe shekujve të keqpërdorimit të botës, pa menduar për të nesërmen, sikur bota të ishte një dhuratë pa fund që mund të shfrytërohej pa kufij.
Dhe fetë e botës, të cilat ishin të iniciuara të gjitha nga Zoti, janë në grindje më njëra-tjetrën – ndonjëherë me dhunë, shpesh me vrull – në grindje me njëra-tjetrën, ndeshen për epërsi dhe njohje, duke pohuar në shumë raste se janë më e madhja ose i vetmi manifestim i vërtetë i Shpalljes së Zotit, rruga e vetme e vërtetë që duhet të ndiqet.
Zoti ka folur përsëri sepse njerëzimi e ka plaçkitur botën dhe po përballon tani një vështirësi që mund të sjellë privime dhe konflikte të mëdha.
Zoti ka folur përsëri sepse feja nuk ka arritur të gjejë unitetin e saj, përveç midis shumë pak njerëz dhe organizata.
Nuk ka arritur t’i tejkalojë identitetet fisnore të njerëzve që duheshin kapërcyer në mënyrë të mjaftueshme për të themeluar një komunitet botëror – për të tejkaluar grupin direkt të vet, identin rajonal të vet, zakonet dhe kulturën e veçantë të veta, për t’u bërë pjesë e një komuniteti botëror.
Ky është evolucioni i njerëzimit, një evolucion që sjell një diversitet shumë të madh shprehje kulturore, por që i lë njerëzit të jetojnë, të komunikojnë dhe të ndajnë krijimet e tyre me njëri-tjetrin.
Zoti ka folur përsëri megjithëse ka shumë njerëz që thonë se kjo nuk është e mundshme, që profeti i fundit e pati mesazhin e madh dhe të fundit për botën. Por kush mund ta thotë këtë? As Lajmëtarët e Zotit nuk mund t’i bëjnë këto pohime.
Sepse Zoti komunikon kur të dojë dhe nuk është i lidhur nga idetë ose besimet njerëzore. Çfarë arrogance është të mendosh që Krijuesi i të gjitha universeve është i kufizuar nga supozimet dhe qortimet njerëzore.
Kjo është arsyeja pse Zoti ka folur përsëri, sepse duhet një korrigjim i madh që duhet të vijë në kuptueshmërinë tuaj të Pranisë dhe Fuqisë Hyjnore në jetën tuaj, në botë dhe matanë botës në Komunitetin e Madh të jetës në univers.
Njerëzimi ndodhet në pragun e hapësirës, në pragun për të hasur një Komunitet të Madh jete – një Komunitet i Madh që është shumë më kompleks, më i vështirë dhe më sfiduese se gjithçka tjetër që mund të ketë perballuar ndonjëherë familja njerëzore.
Është sikur njerëzimi të ishte një adoleshent që po hyn në botën e të rriturve, plot me mëndjemadhësi dhe arrogancë, sigurisht, por i pavetëdijshëm dhe rrezikshmërisht naiv ndaj realitetëve dhe vështirësive të botës së të rriturve.
Fetë e botës, të cilat u dhanë për të ndërtuar qytetërimin njerëzor, nuk ishin të planifikuara për të përgatitur njerëzimin për Komunitetin e Madh. Ky nuk ishte qëllimi ose funksioni i tyre.
Mirëpo tani përparimi dhe procesi evolucionar e kanë sjellë njerëzimin në këtë prag të madh. Sepse jetoni në një botë me burime në ulje dhe me popullsi në rritje, duhet ta përballoni realitetin, vështirëshinë dhe oportunitetin e madh të përballjes së një Komuniteti të Madh jete.
Sepse matanë frikave tuaja, matanë akthit tuaj, matanë shmangies dhe mohimit tuaj, do të jeni në gjendje të shihni se Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë në botë dhe ndeshja e njerëzimit me një univers plot me jetë intelligjente janë dy gjërat më të mëdha, dy motivimet më të mëdha që do ta sjellin njerëzimin përfundimisht të bashkëpunojë dhe të themelojë një rend botëror funksional dhe të drejtë, një stabilitet botëror që nuk ka eksistuar ndonjëherë më parë.
Ky stabilitet nuk mund të bëhet nën një sundim shtypës, përndryshe nuk do të funksionojë. Tani po vendoset nga nevojshmëria. Sepse kombet të konkurrojnë dhe të luftojnë me njëri-tjetrin ka vetëm për ta plaçkitur botën gjithmonë e më shumë e më shpejt. Dhe me një klimë dhe një mjedis që po ndryshon, kombet do të duhet të bashkëpunojnë nëse duan të mbijetojnë dhe t’i sigurojnë popujt e tyre.
Është jeta në një nivel aq të thjeshtë, elementar, e humbur për mendjen moderne që mendon për dëshirat dhe frikat e saj, fantasitë dhe krijimet e saj me një indulgjencë aq obsesive saqë nuk mund ta shohë realitetin e jetës.
Plaçkiteni mjedisin dhe ka për t’ju dëmtuar. Do të veprojë kundër jush. Luftoni me njëri-tjetrin, dhe lufta do të bëhet e vazhdueshme. Grindjet e vjetra do të ripërtëriten dhe grindje të reja do të krijohen.
Bota ka nevojë për një Shpallje të Re. Sepse Krishterimi nuk mund ta sphëtojë botën. Islami nuk mund ta shpëtojë botën. Budizmi dhe Hinduizmi nuk mund ta shpëtojnë botën. Dhe Judaizmi nuk ishte planifikuar ndonjëherë për të shpëtuar botën.
Tani që ka një komunitet botëror me ndërvarje të madhe, brishtësi dhe prekshmëri të madhe, nga shembja e brendshme si dhe nga konkurrenca dhe ndërhyrja e jashtme, është koha për njerëzimin për t’u rritur. Është koha për një ndryshim zemre, për njerëzit e të gjithë kombeve – për ta marrë parasysh realitetin e gjendjes, një kuptueshmëri të Dallgëve të Mëdha të ndryshimit dhe për fuqinë e tyre për të ndikuar dhe për të dëmtuar një botë stabile.
Eshtë koha për Zotin për të folur përsëri. Zoti e di këtë, me siguri, por shumë pak njerëz e kanë kuptuar.
Shumë njerëz po presin për plotësimin e profecive të tyre të hershme – kthimin e Imamit, të Maitresë ose të Jezusit. Por ata nuk do të kthehen. Dhe ata që do të vijnë për të pohuar keto tituj dhe këto identite nuk do të jenë të ndriçuar ose të pajisur shpirtërisht, por ata nga komuniteti i Madh që janë këtu për të përfituar nga budallallëku dhe shpresat njerëzore.
Zoti ka folur përsëri. Nëse e kuptoni sinqerisht nevojën për këtë – nevojën për këtë në jetën tuaj, në komunitetin tuaj, në familjen tuaj, në kombin tuaj, midis kombeve tuaja – atëherë do ta shihni se një Shpallje e Re është e domosdoshme dhe se vërtet po jetoni në një kohë Shpalljeje.
Por këtu duhet që ta keni shumë të qartë, sepse Zoti nuk po ju jep një superhero të ri për të besuar. Zoti nuk po ju jep një doktrinë të madhe për të ndjekur me kërcënim të rëndë dënimi nëse dështoni. Zoti nuk po ju kërkon që të besoni në një mësues. Zoti nuk po ju kërkon që të keni një teologji ose filozofi të vetme.
Zoti po i sjell individëve, në vend të kësaj, fuqinë e Dijes, dhe me këtë fuqi, përgjegjësi në shërbim të botës. Zoti nuk po i jep njerëzimit një ide të re për të cilën do të luftojë në mospajtim. Po ju jep diçka më thelbësore, diçka që mund t’i jepni vërtet vetëm një komuniteti botëror që po përballon rreziqe dhe trazira të mëdha.
Kjo është një Shpallje më e avancuar – jo e dhënë në historira të thjeshta ose anekdota, jo e dhënë në qortime, jo e pasqyruar në figura baritore të thjeshta, jo e dhënë në identite mistike me premtimin e ndriçimit, por e dhënë për ta sjellë individin në një gjendje pranimi dhe përgjegjësie, jo vetëm për vete, por për të shpëtuar qytetërimin njerëzor.
Njerëzit nuk do ta kuptojnë këtë në fillim sepse nuk e shohin rrezikun e madh përballë njerëzimit. Ata mendojnë se jeta do të vazhdojë ashtu siç ka qenë më parë, ndoshta më problematike, më e vështirë dhe më e pasigurt. Nuk e kuptojnë se po jetojnë në një botë të re – një botë që ka ndryshuar në mënyrë të pakuptueshme, një botë që nuk do të jetë e njëjta si bota në të cilën u rritën, bota e prindërve dhe paraardhësve të tyre. Dhe do të shohin se pa udëzimin e Dijes janë të humbur në këtë botë – kjo botë që do të bëhet gjithmonë e më e turbullt, gjithmonë e më e pasigurt.
Në një pikë të caktuar nuk mund të shpëtoni nga kjo. Nuk mund të jetoni në një gjendje fantazie ose mohimi, duke fajësuar dhe pasur inat kundër prindërve, kulturës, organizatave ose qeverive tuaja.
Duhet të bëheni të vetëdijshëm, dhe sa më shpejt të ndodhë kjo për individin, aq më shpejt do të fillojnë ta merrni në konsideratë jetën tuaj.
Por ajo që do ta udhëzojë njerëzimi është ajo që ndikon dhe i përcakton vendimet tuaja. Nëse jeni udhëheqësi i një kombi ose një njeri i varfër që jeton jashtë qytetit, është ajo që frymëzon vendimet tuaja dhe atë që mund të dëgjoni dhe të shihni brenda jush dhe të tjerëve që do ta bëjë të gjithë ndryshimin në atë që vendosni të bëni përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit dhe niveli i urtësisë që mund të sillni në rrethanat tuaja, pavarësisht se sa të vështira janë.
Zoti po i jep njerëzimit diçka që njerëzimi vetë nuk e di se ka nevojë – atë elementin kyç, pjesën që mungon, pjesën që vetën Zoti mund të japë, forcën, fuqinë dhe vizionin që vetëm Zoti mund të japë.
Pa të, teknologjia juaj nuk do t’ju shpëtojë. Zgjuarsia juaj nuk do t’ju shpëtojë. Fati nuk do t’ju shpëtojë. Mohimi ose shmangia nuk do t’ju shpëtojnë. Të zhyteni në hobitë ose zbavitjet tuaja nuk do t’ju shpëtojë. Kyo është arsyeja pse Zoti ka folur përsëri.
Mesazhi është i ndershëm. Është aq i ndershëm që njerëzit do t’i shmangen. Është aq i ndershëm sa ndoshta do ta hutojë personin që e merr në fillim. Është aq i ndershëm sepse ju kërkon që të jeni aq të ndershëm.
Ju kërkon që të jeni atë që Zoti ka krijuar brenda jush dhe që të drejtoni atë pjesën tuaj që është produkti i jetës në këtë botë – një kërkesë e madhe, por një kërkesë e drejtë nëse do të jeni në gjendje të përballoni një botë në rënie dhe realitetin e Komunitetit të Madh, ku papjekuria dhe budallallëku do t’ju dëmtojnë dhe do t’ju bëjnë të dobët.
Bota ka ndryshuar. Shpalljeve të mëdha të Zotit duhet t’i jepet tani faza tjetër e shprehjes së tyre – jo për t’i zëvëndësuar, por për t’i ngritur, për t’i pastëruar dhe për t’i sjellë në harmoni me njëra-tjetrën. Janë të gjitha rrugë për te Dija. Kjo është çfarë në të vërtetë janë.
Janë bërë gjëra të tjera nga qeveritë, individët dhe institucionet, nga kombet që kërkojnë fuqi dhe sundim. Janë bashkuar me kulturën, zakonet dhe pikëpamjet lokale deri në pikën ku theksi dhe qëllimi i tyre mund të jetë i vështirë për t’u dalluar.
Është për t’i sjellë njerëzit tek esenca e spiritualitetit, e cila është fuqia dhe prania e Dijes brenda individit, fuqia dhe prania e Dijes – zgjuarsia e madhe që Zoti i ka dhënë çdo personi, duke punuar përmes grupeve dhe kombeve të njerëzve, duke mbështetur lirinë dhe faljen, njohjen, komunikimin, punën, mundimin, përgjegjësinë.
Ky nuk është thjest një opsion tani, sepse bota që po përballoni do të jetë shumë më e vështirë dhe shumë më kërkuese. Dhe vendimet që do të duhet të merrni do të kenë shumë pasoja për ju dhe për të tjerët.
Nuk mund të talleni përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Ndodheni në pragun e Komunitetit të Madh. Vetëm Zoti mund t’ju përgatisë për këto dy realitete të mëdha. Dhe Zoti po ju jep përbërësat thelbësor të kësaj përgatitjeje.
Zoti i jep botës atë që ka nevojë, por njerëzit nuk mund ta shohin. Duan një udhëheqës luftëtar. Duan një fuqi ushtarake. Duan Barabën, jo Jezusin. Duan zotin e tokës, jo Zotin e Qiejve. Duan fuqi materiale. Duan zgjidhje materiale. Duan që problemet e tyre të zgjidhen për ta. Duan të dorëzojnë frenat në vend që të pranojnë dhuratën e përgjegjësisë.
Mrekullia e Mesazhit të Ri nga Zoti është mrekullia e të gjitha Shpalljeve. Është mrekullia e shpalljes personale. Është mrekullia e shpengimit personal. Është mrekullia e përgjegjësisë dhe kontributës personale dhe individuale për shoqërinë dhe për të tjerët. Është mrekullia e dhënjes. Është mrekullia e faljes. Është mrekullia e rezonancës me tjetrin në një nivel më të thellë, matanë fushës së intelektit. Është mrekullia e realitetit tuaj të vërtetë që shprehet në një botë të vështirë dhe të përkohshme.
Ajo që do t’i udhëzojë vendimet tuaja do ta bëjë të gjithë ndryshimin në përcaktimin e rezultatit. Zoti jua ka dhënë zërin dhe ndërgjegjen për t’ju udhëzuar, por nuk është zëri ose ndërgjegja juaj. Është pjesë e një Zëri më të madh dhe të një ndërgjegje më të madhe.
Zoti nuk e udhëheq botën, nuk e drejton motin. Zoti nuk është burimi i fatkeqësive dhe katastrofave, stuhive, tërmeteve dhe përmbytjeve. Kjo është thjesht funksionimi i natyrës.
Zoti ju ka dërguar në këtë botë të vështirë dhe të paparashikueshme, aq e bukur sa është, për të gjetur fuqinë e Dijes, dhe me këtë fuqi të udhëzoheni për të dhënë atë që jeni përcaktuar për të dhënë pikërisht atje ku kontributa juaj mund të ketë impaktin më të madh.
E gjitha kjo e tejkalon intelektin njerëzor, me siguri, sepse nuk do ta kuptoni kurrë funksionimin e Krijimit dhe të Qiellit, të cilët strihen larg matanë universit fizik, i cili është aq i gjerë sa asnjë racë nuk ka mundur ndonjëherë ta kuptojë tërësinë e tij ose kuptimin e plotë të tij.
Këtu praktika dhe mistika bashkohen. Këtu e jashtmja dhe e brendshmja krijojnë lidhjen e tyre të domosdoshme. Këtu mendja drejtohet nga një zgjuarsi e madhe në mënyrë që aftësitë e jashtëzakonshme të intelektit mund të përdoren në mënyrë të urtë. Këtu njerëzit marrin përgjegjësi, jo vetëm për t’i vënë punët e tyre në rregull, por edhe për të parë se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar familjen njerëzore kudo që aftësitë e tyre mund të kontribuohen.
Do t’ju duhet ta shihni botën me shumë dhembshuri në të ardhmen. Do të shihni shumë dështim dhe humbje. Do të shihni budallallëk të madh dhe indulgjencat e përsëritur të njerëzimit duke u bërë gjithmonë e më ekstreme.
Do t’ju duhet të falni dhe ta shihni botën me dhembshuri. Nuk mund të jeni plotësisht të çlidhur nga ajo, sepse jeni të lidhur me të, jeni dërguar për ta shërbyer dhe qëllimi dhe fati juaj janë të lidhur me të.
Synimi nuk është paqja e brendshme. Synimi është kontributa. Edhe shenjtorëve më të mëdhenj iu desh ta kuptonin këtë dhe të dërgoheshin në botë për të mësuar, për të predikur dhe për të kontribuar kudo që të mundeshin.
Arritjet tuaja në botë, ose edhe arritjet tuaja shpirtërore, janë të gjitha për t’u përdorur për të shërbyer, për ta lehtësuar barrën e atyre rreth jush, për t’i inkurajuar njerëzit për t’u kthyer tek Fuqia dhe Prania që është Burimi i tyre dhe lidhja e tyre me Perëndinë – duke përdorur çfarëdolloj besime, simbole, piktura ose personazhe që gjejnë më frymëzuese.
Ajo që është e rëndsishme dhe e domosdoshme është ndjekja dhe njohja që jetoni me dy mendje – mendja tokësore dhe mendja e thellë e Dijes.
Kjo është për të gjithë, jo vetëm për një fis, një grup ose një kohë në histori ose për të kaluar një episod të madh në historinë e madhe të pranisë së njerëzimit në këtë botë.
Zoti ka folur tani përsëri për gjëra më të mëdha – gjëra matanë të zakonshmes dhe gjëra që janë shumë të zakonshme dhe të rëndësishme. Zoti ka folur për Komunitetin e Madh, për Dallgët e Mëdha të ndryshimit, për kuptimin e realitetit tuaj të brendshëm dhe për ndjekjen e domosdoshme për të rimarr lidhjen tuaj me Dijen, e cila është këtu për t’ju udhëzuar, për t’ju mbrojtur dhe për t’ju sjellë në veprat e mëdha të jetës suaj.
Është një përparim i jashtëzakonshëm për individin. Dhe do të jenë individët që do ta bëjnë të gjithë ndryshimin në përcaktimin e fatit dhe të ardhmes së njerëzimit.
Dhe ajo që udhëzon vendimet tuaja – nëse është ambicia, besimi, frika, krenaria dhe kuptueshmëria e tyre të mëparshme ose frymëzimi i madh që vetëm Dija mund të sjellë – do të përcaktojë rezultatin në çdo situatë.
Zoti ka folur përseri. Duhet të vini te Shpallja për të parë. Mos jini budallenj, të rini mënjanë dhe të mundoheni ta gjykoni ose ta kuptoni, sepse nuk do ta kuptoni. Dhe thjesht ta gjykoni do të tregojë budallallëkun dhe mungesën tuaj të ndershmërisë.
Kjo është një kohë e madhe Shpalljeje. Është një kohë e madhe përgatitjeje për të ardhmen. Është një kohë e madhe për ta sjellë jetën tuaj në balancë dhe harmoni dhe për t’u përgatitur për të jetuar në një botë të re, një botë të vështirë, por edhe një botë shpenguese nëse njerëzimi zgjedh të ndjekë atë që Zoti i ka dhënë.