Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 22 prill 2011
në Boulder, Kolorado
Zoti po e lëviz njerëzimin në një drejtim të ri, një drejtim në të cilin nuk kishte për të vajtur më parë. Sepse bota ka ndryshuar dhe njerëzimi po përballon një Komunitet të Madh jete në univers – një ndryshim i madh, një prag i madh në evolucionin e gjatë të njerëzimit, një kohë trazire dhe pasigurie, një kohë e rrezikshme për familjen njerëzore, një kohë që do të lëvizë me ngjarje që ndodhin shpejt.
Zoti po e lëviz botën në një drejtim të ri, drejt një komuniteti botëror që është i zoti për të mbështetur botën, që është i zoti për të përballuar realitetet e jetës në univers, e cila po vjen drejt jush dhe është duke ardhur mbi ju edhe në këtë moment. Është një ndryshim i madh që shumë njerëz po ndjejnë, por që nuk po e kuptojnë.
Lëvizja e botës po shpejtohet, ku jetët e njerëzve do të jenë të tejkaluara nga ndryshimi i madh mjedisor që po ndodh dhe përmës trazirave politike dhe ekonomike. Të gjitha këto janë tani në lëvizje dhe nuk mund të ndalen, vetëm të zbuten. Kjo do të kërkojë një adaptim të madh.
Është në këtë prag të madh në historinë e njerëzimit që një Shpallje e Re është dërguar në botë, dhe një Lajmëtar është dërguar këtu për ta marrë, për ta përgatitur dhe për ta paraqitur. Për të, është një udhëtim i gjatë, një udhëtim i gjatë dhe i vështirë.
Mesazhi për njerëzimin tani është i madh, më i kuptueshëm dhe më i plotë se çdo Mesazh që është dërguar në botë ndonjëherë, i plotë me mësime dhe me shpjegime në mënyrë që urtësia dhe Dija e tij mund të dallohet dhe aplikohet në mënyrë korrekte, dhe jo thjesht të lihet për interpretimin njerëzor.
Njerëzit nuk shohin, nuk dëgjojnë. Janë të huaj ndaj vetvetës. Dhe aftësitë e tyre të lindura për të dalluar mjedisin, për shumë veta, janë humbur dhe janë të pazhvilluara.
Kjo e bën punën e Lajmëtarit më të vështirë. Ai duhet të mbajë Misterin, sepse Shpallja është matanë fushës së intelektit, dhe me siguri nuk është e kondicionuar nga shpresat, besimet ose kuptueshmërinë e njerëzve.
Zoti po e lëviz botën në një drejtim të ri. Është një drejtim që ishte gjithmonë i planifikuar, por do të jetë i ri për njerëzit e botës. Do të jetë i ri për kuptueshmërinë tuaj.
Shpalljet e mëdha nga Krijuesi i të gjithë jetës janë gjithmonë kështu. Ato gjithmonë prezantojnë një realitet të ri, një vetëdije të re, një dimension të ri dhe një shpresë më të madhe.
Bota po errësohet, dhe kjo shpresë më e madhe duhet tani. Vetëm drita e Dijes, zgjuarsia e madhe që Krijuesi i ka dhënë familjes njerëzore dhe të gjitha racave në univers, vetëm kjo tani mund t’ju mundësojë që të kuptoni dhe të përgjigjeni.
Sepse ktheheni tek Zoti në kushtet e Zotit. Dhe Mesazhet e Zotit duhet të kuptohen, ashtu siç në të vërtetë janë dhe ashtu siç kanë për qëllim të jenë.
Do të ketë shumë mundime dhe grindje me këtë, dhe Lajmëtari dhe ndjekësit e Lajmëtarit duhet ta përballojnë këtë vështirësi, këtë zhgënjim dhe të ushtrojnë durim të madh.
Një Shpallje e tillë nuk do të pranohet që në fillim, dhe vetëm pak do të jenë në gjendje të përgjigjen plotësisht. Por ndërsa koha ecën përpara dhe bota bëhet më e turbullt, Mesazhi i Ri do të fitojë një tërheqje më të madhe, një njohje më të madhe dhe një relevancë më të madhe.
I përgjigjet pyetjeve që ende nuk i keni pyetur. Është një përgatitje për të ardhmen si dhe një shërim për të tanishmen.
Filozofët dhe teologët tuaj nuk do të dinë se çfarë të bëjnë me të. Do të kenë probleme me të. Nuk do t’i përputhet kuptueshmërisë së tyre, në të cilën e kanë investuar veten aq shumë. Krerët fetarë do ta kundërshtojnë sepse flet për një realitet që ende nuk e kuptojnë.
Zoti po e lëviz njerëzimin në një drejtim të ri. Lajmëtari është këtu për të sjellë Shpalljen. I janë dashur dekada për ta marrë. Do të duhen dekada për të për t’u njohur në botë.
Por problemi është koha. Njerëzimi nuk ka shumë kohë për t’u përgatitur për një botë të re dhe për kontaktin me jetën në univers – kontakt që është tashmë duke ndodhur, kontakt me një qëllim të rrezikshëm.
Njerëzit janë të fiksuar me nevojat e tyre, problemet e tyre dhe dëshirat e tyre. Nuk e shohin lëvizjen e botës. Sepse bota ka ndryshuar, por njerëzit nuk kanë ndryshar me të. Dhe tani po përballoni një seri të re realitetesh.
Çfarë do t’i thotë Zoti kësaj, ndërsa njerëzit ndihen të tronditur, ndërsa profecitë e tyre për të ardhmen nuk plotësohen, ndërsa kthimi i shpëtimtarit të tyre nuk ndodh, ndërsa besojnë se Zoti po i krijon të gjitha këto probleme për ta.
Shpallja i flet të gjitha ketyre gjërave. Por duhet të jeni të hapur ndaj Shpalljes dhe duhet të përballoni perspektivën e një ndryshimi të madh, sepse është mbi ju dhe botën, dhe do të ecë përpara.
Nuk mund të shkoni mbrapa mijëra vjet dhe të mundoni të kuptoni atë që po ndodh sot. Sepse evolucioni i njerëzimit ka lëvizur në një pozicion të ri, një pozicion mbizotërimi në botë dhe një pozicion prekshmërie më të madhe në univers.
Ku do të fillojë ky edukim t’ju përgatisë për një botë të re dhe për Komunitetin e Madh të jetës – dy ngjarjet që do të ndyshojnë drejtimin e historisë njerëzore dhe do të ndikojnë në jetën e çdo personi?
Qeveritë nuk dinë. Krerët fetar nuk dinë. Ekspertët nuk dinë. Universitetet nuk mund t’i përgatisin njerëzit.
Shpallja duhet të vijë nga Krijuesi i të gjithë jetës, dhe kjo është që po ndodh tani. Sepse po jetoni në një kohë Shpalljeje, dhe Lajmëtari është në botë. Për sa kohë që ai është në botë, ju keni një oportunitet për të marrë dhe për t’u përgatitur. Kur do të ketë ikur, do të jetë ndryshe. Do të jetë më e vështirë. Në këtë, ai është Drita në botë.
Ai është një burrë i përulur dhe nuk bën asnjë pohim tjetër perveç se të jetë Lajmëtar, sepse ky rol i është caktuar. Ai duhet ta pergatisë njerëzimin për një botë të rë përmes Shpalljes. Duhet ta përgatisë njerëzimin per Komunitetin e Madh përmes Shpalljes. Ai duhet të flasë për ndryshimin e madh qe po vjen dhe që është tashmë mbi njerëzit kudo, përmes Shpalljes.
Zoti po e lëviz njerëzimin në një drejtim të ri. A mund të levizë njerëzimi? A mund të përgjigjen njerëzit? A mund të përgjigjeni? A mund të pranoni që jetoni në një kohë Shpalljeje dhe të konsideroni se çfarë do të thotë kjo për jetën tuaj dhe për sfidën që kjo vendos para jush?
Njerëzit nuk e kuptojnë se sa shumë jeta dhe kushtet e tyre varen nga kushtet e botës dhe nga levizja e botës. Vetem në kombet më të varfëra është ky realitet i madh gjithnjë i pranishëm. Në kombet e pasura, pasuria ju veçon nga realitetet e mëdha te jetës në një farë mase për një periudhë kohe të caktuar. Por kjo pasuri do të zvogelohet, dhe realitetet e medha janë mbi ju.
Mënyra se si njerezimi përgjigjet dhe përgatitet do ta bëjë të gjithë ndryshimin. Ajo që i informon vendimet e njerëzve do ta bëjë të gjithë ndryshimin. Çfarë Zeri ata dëgjojnë, nëse do të jete fuqia dhe prania e Dijes që Zoti i ka dhënë per t’i udhëzuar dhe për t’i mbrojtur, ose nëse do të jetë zeri i kulturës së tyre, ose zeri i frikës ose zeri i inatit ose ambicies.
Zgjedhjet janë thelbësore për individin, dhe ajo që individët do të zgjedhin do të percaktojë fatin dhe të ardhmen e njerëzimin. Prandaj, pergjegjësia bie mbi të gjithë, jo vetëm mbi krerët dhe institucionet.
Kjo eshte arsyeja pse Zoti po ia sjell Mesazhin njerëzve dhe jo krerëve të kombeve. Sepse krerët nuk janë të lirë. Janë të lidhur nga pozita e tyre, nga ata qe i kanë zgjedhur, nga pritjet e të tjerëve. Kjo është arsyeja pse Shpallja po vjen tek ju dhe tek njerëzit. Janë zgjedhjet dhe vendosmeria e tyre qe do ta bëjë të gjithë ndryshimin.
Njerezit duan shume gjëra. Nuk duan të humbin atë që kanë. Janë të zënë në momentin. Nuk e kanë perspektivën për të parë se ku jeta e tyre po shkon.
Shpallja do të jetë një tronditje e madhe dhe një sfidë e madhe për çdo person. Por kjo tronditje dhe sfidë është tronditja e Shpalljes. Sfida është të qenit të përballur me Vullnetin e Krijuesit. Sfida është nëse mund të përgjigjeni dhe natyra e përgjigjes suaj.
Nuk mund të rrini aty ku jeni, sepse bota ka ndryshuar, dhe do të ndryshojë edhe më tej. Po leviz. Duhet të lëvizni me të. Kjo është të jesh në harmoni me jetën. Kjo është të dalësh jashtë izolimit. Kjo është ta lirosh veten nga hutimi dhe obsesioni. Kjo është të mësosh, të dëgjosh, të shikosh, të qetësosh mendjen në mënyre qe mund të shohësh. Kjo është të dorezosh inatet në mënyrë që mund të kuptoni se kush jeni. Kjo është të merrni Hapat drejt Dijes, në mënyrë që Prania dhe Fuqia e Zotit mund të flasë përmes jush dhe juve.
Kjo është Shpallja që po e merr njerëzimin në një drejtim të ri. A janë njerëzit të gatshëm për të shkuar, ose do të rrinë mbrapa – duke përballuar Dallgët e Mëdha të ndryshimit, në gjumë në plazh ndërsa Dallgët e Mëdha fuqizohen, duke jetuar nëpër bregjet duke menduar se gjithcka është në rregull, duke jetuar në moment, të paaftë per t’iu pergjigjur shenjave të botës, duke jetuar nën supozime që nuk janë në përputhje me realitetet e botës?
Kush mund të përgjigjet? kush do të shohë? Kush do të dëgjojë? Kush do t’i vërë mënjanë idetë e tyre, besimet e tyre dhe preferencat e tyre mjaft gjatë për të parë diçka, për të dëgjuar diçka, për të ditur diçka?
Kjo është ajo që Lajmetari do t’ju kërkojë që të bëni. Kjo është ajo që Shpallja kërkon. Kjo është ajo që të jetuarit në një botë të re kerkon. Kjo është ajo që hyrja në një Komunitet të Madh jete kërkon.
A do të jetë njerëzimi i pamend dhe i ngathët, injorant dhe i pandjeshëm, zgjuarsia e tij e madhe e panjohur dhe e papërdorur? Këto janë pyetjet. Përgjigjet nuk janë të dukshme, sepse ende nuk janë të konkretizuara. Ende nuk e kanë hasur testin e vërtetë që është mbi familjen njerëzore.
Por Krijuesi i të gjithë jetës e do botën dhe e do njerëzimin dhe e ka dërguar fuqinë e shpengimit në botë – për të shpenguar individin dhe për të restauruar fuqinë dhe integritetin, per t’i hasur sfidat e mëdha të jetës që tani po shfaqen në horizont.
Zoti po e lëviz njerëzimin në një drejtim të ri. Është koha për t’u përgatitur, për ta marrë dhe për ta mbështetur Shpalljen.
Njerëzit do të ankohen. Do të protestojnë. Do të kundërvihen. Do ta akuzojnë Lajmëtarin. Do ta denoncojnë Shpalljen. Të paaftë për t’u përgjigjur, jo të gatshëm për ta rikonsideruar jetën e tyre dhe idetë e tyre, do të kundervihen.
Kjo gjithmonë ndodh në një kohë Shpalljeje. Ata që kanë investimet më të mëdha në të kaluarën do ta kundërshtojne botën e re dhe gjithcka në të. Nuk mund të shohin. Nuk do të dinë. Nuk e kanë guximin për ta rikonsideruar pozicionin e tyre. Nuk e kanë përulësinë për të qëndruar përballë Shpalljes.
Çfarë mund të bëjë Zoti për ta? Ata kërkojnë aq shumë nga Krijuesi, por nuk mund t’i përgjigjen përgjigjes së Krijuesit. Çfarë mund të bëjë Zoti për ta?
Jini ndër të parët për t’u përgjigjur, në mënyrë që prirjet tuaja të mëdha mund të themelosen dhe të kenë një mundesi për të dalë në ditët dhe vitët e jetës suaj.
Kjo është fuqia e Shpalljes – për ta lëshuar urtësine dhe Dijën që njerëzimi dëshpërimisht ka nevojë tani për t’u përgatitur per një të ardhme qe do të jetë ndryshe nga e kaluara.
Bekimet janë me ju. Fuqia e shpengimit është brenda jush, në Dijen brenda jush. Por çfarë mund ta ndezë këtë Dije dhe ta thërrasë përpara dhe t’ju lejojë që t’i afroheni, ta kuptoni dhe ta ndiqni në mënyrë të suksesshme?
Duhet të ndizet nga Zoti. Shpallja është këtu për të vënë në lëvizje shpengimin e madh të individëve në përgatitje për një botë të re dhe për fatin e njerëzimit në univers, të cilat ende janë per t’u kuptuar dhe për t’u plotësuar.
Është koha për t’u përgjigjur. Është koha për të qenë të ndershëm me vetveten, jo duke e bazuar jetën tuaj në preferencat tuaja ose frikat tuaja, por ne njohje të vërtetë brenda vetes.
Të përballoni Shpalljen do t’ju sfidojë për t’u përgjigjur me këtë ndershmëri më të thellë. Të përballoni Shpalljen do t’ju sfidojë me këtë ndershmëri më të thellë. Është sfida më e madhe e jetës suaj. Eshte sfida më e rëndësishme e jetës suaj. Është ngjarja më e rëndësishme e jetës suaj.
Zoti po e lëviz njerëzimin në një drejtim të ri.