Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 24 maj 2014
në Boulder, Kolorado
Njerëzimi ka armiq në univers. Nuk janë kundër jush, por kërkojnë atë që keni. Duan ta marrin atë që keni pa përdorimin e forcës së panevojshme, duke u mbështetur në forcën e bindjes dhe duke mbjellë farat e përçarjes në mes të një njerëzimi të grindur.
E kërkojnë këtë botë për veten e tyre. Nuk kërkojnë t’ju shkatërrojnë, por t’ju përdorin si fuqi punëtore për vete. Është diçka shumë e hollë në aplikimin e saj, por shumë e vërtetë në efektet e saj.
Ata janë konkurrentë për botën, kjo botë e çmuar, një perlë aq e rrallë në univers. Nuk e keni idenë se sa e rrallë është dhe sa e vlefshme është për shumë raca që kërkojnë të përdorin pasurinë e saj minerale dhe biologjike për qëllimet e tyre. Jeni si fiset amtare të zuluara nga bota e jashtme, për të cilën nuk dini asgjë.
Ndërhyrësit nuk do të kërkojnë t’ju pushtojnë në mënyrë të hapur, por t’ju nënshtrojnë vullnetarisht. Pasi të keni plaçkitur botën mjaftueshmërisht; pasi të keni ndryshuar klimën e botës mjaftueshmërisht; pasi të keni shkatërruar qytetërimin njerëzor përmes konflikteve, konkurrencës dhe luftës, do të arrijnë. Ata janë tashmë këtu – dukë keqësuar konfliktet njerëzore, duke mbjell farat e shpërbërjes suaj, jo për t’ju shkatërruar, por për t’ju nënshtruar.
Kjo është mënyra se si racat inteligjente fitojnë kontrollin e botëve nën kujdesin e racave më pak të zgjuara dhe të konfliktuara brenda vetvetes. Përdorimi i forcës nuk përdoret sepse dëmton pasuritë e mëdha të botës dhe skhatërron njerëzimin si fuqi punëtore.
Sepse ata që e duan botën tuaj nuk mund të jetojnë këtu. Nuk mund të marrin frymë në atmosferën tuaj. Janë të pambrojtur kundër infektimit biologjik të botës suaj. Kanë nevojë për ju, dhe do t’ju ofrojnë çfarëdo që të munden si nxitje për t’i lënë që t’ju udhëzojnë – duke ju premtuar shpëtim nga mjerimi juaj i madh dhe gjithnjë në rritje, duke ju premtuar paqe dhe qetësi, liri nga lufta dhe konfliktet, duke thënë se ata vetë nuk kanë luftë. E megjithatë është e gjitha thjesht një mashtrim, e shihni.
Është një mashtrim i fuqishëm, i dhënë njerëzimit që nuk dyshon, njerëzimi që është i zënë me teknologjinë e tij të sapozbuluar dhe që do të jetë aq e impresionuar me shfaqen e teknologjisë në një nivel më të madh; njerëzimi që është i dëshpëruar për përgjigje për Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë në botë; njerëzimi që kërkon fuqi dhe pasuri ndërkohë që po e plaçkit botën përtej njohjes.
Duhet ta kuptoni këtë, përndryshe do të mendoni se universi është thjesht një vend i madh bosh për ju për të eksploruar, dhe për të marrë çfarëdo që doni, dhe për të zëvëndësuar atë që keni shkatërruar ose arxhuar këtu në tokë. Do të mendini se jeni të veçantë në këtë univers, dhe se racat e tjera do të vijnë për t’ju ndihmuar sepse jeni aq të veçantë. Do të mendoni se universi ecën në përputhje me filozofinë tuaj, kuptueshmërinë tuaj fetare, etikën tuaj, konceptet tuaja – ju që nuk dini asgjë për këtë Komunitet të Madh në të cilin jetoni.
Njerëzimi ndodhet në një rrezik të madh këtu, shumë i prekshëm, duke shkatërruar pa pushim vetëmjeftueshërinë tuaj në këtë botë, gjë e cila fton ndërhyrje nga matanë: një mundësi për ta bërë njerëzimin të varur nga fuqitë e huaja, për të fituar kontrollin e kësaj bote pa përdorimin e forcës, për të pushtuar botën pa metodat e zakonshme të pushtimit që njerëzimi pret dhe gjithmonë përdor.
Ka vetëm dy gjëra që mund ta bashkojnë familjen njerëzore. Është shembja mjedisore ose është konkurrenca nga matanë. Të dyja po ndodhin tani, njëra në mënyrë më të dukshme se tjetra. Madje, të dyja janë në rrugë e sipër. Nuk mund t’i ndaloni plotësisht derisa të keni fituar një fuqi të madhe individualisht dhe kolektivisht. Po të kuptohej kjo, lufta do të ndalohej nesër. Lufta do të ndalohej nesër, dhe rrugët e bashkëpunimit do të vendoseshin për mbijetesën, lirinë dhe dobinë e të gjithëve.
Njerëzit nuk duan t’i dëgjojnë këto gjëra, sepse do të ndiheshin të paaftë dhe të pashpresë menjëherë, duke mos pasur një ndjenjë të fuqisë së tyre të vërtetë dhe duke e pasur hubur besimin në udhëheqësit, qeveritë dhe instuticionet e tyre.
Njerëzimi tani ka themelosur një infrastruktur që racat e huaja mund të përdorin. Kjo është arsyeja pse një ndërhyrje e kësaj natyre nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë. Njerëzimi ka komunikime globale, tregti globale. E ka marrë kontrollin e kësaj bote mjaftueshmërisht në mënyrë të tillë që një racë tjetër mund të hyjë dhe të përfitojë nga arritjet dhe zhvillimi juaj.
Edhe në këtë moment, njerëzit po kthehen drejt Ndërhyrjes – për ta shërbyer, për të besuar se do të sjellë paqe dhe qetësi në një botë me pasiguri dhe grindje që po përshkallzohen. Ndërhyrja tashmë po fiton përkrahës dhe përfaqësues, që mendojnë se Ndërhyrja po përfaqëson një lloj fuqie të ndriçuar nga matanë botës, kur në fakt ata janë thjesht konkurrentë që po kërkojnë të përfitojnë nga bota.
Ndërhyrja nuk ka mjete ushtarake. Mbështetet në bindjën dhe përçarjën për të marrë kontrollin. E bën këtë sepse pushtimi nuk është i lejuar në këtë pjesë të universit, një realitet për të cilin nuk dini asgjë. Përveç kësaj, racat e avancuar kanë gjetur mënyra të tjera për të fituar akses tek burimet e universit pa përdorimin e forcës.
Njerëzit po merren kundër vullnetit të tyre. Disa prej tyre nuk kthehen kurrë. Përdoren për eksperimentime, për të krijuar hibridë, që duken si njerëz, por që janë të lidhur me Ndërhyrjen. Është një projekt i shëmtuar. Është i rrezikshëm. Është i nxitur nga armiqtë e njerëzimit.
Ata që kërkojnë sundim këtu nuk e vlerësojnë lirinë tuaj. Nuk janë të interesuar në konceptet tuaja. Mendojnë se jeni primitiv. Mendojnë se jeni destruktiv. Mendojnë se jeni jashtë kontrollit.
Mendojnë se jeni qesharak për shkak të të gjitha transmetimeve që vazhdoni të emetoni në univers, të cilat e portretizojnë njerëzimi si një racë destruktive, të dhunshme dhe indulgjente. Është përfaqësimi më i keq i vlerës dhe shpirtit të vërtetë të njerëzimit, por është ajo që i paraqisni universit, dhe që i keni paraqitur universit për dekada e dekada.
Ju mendoni se jetoni në izolim në univers. Edhe shkencëtarët tuaj mendojnë se askush nuk mund të vijë këtu, sikur i gjithë universi të ishte i kufizuar nga kuptueshmëria shkencore njerëzore.
Supozoni se keni një rëndësi të veçantë në këtë univers. Mendoni se çdo vizitim do të ishte i dobishëm për ju. Por historia e ndërhyrjeve në botën tuaj vërteton të kundërtën. Vizitorët vijnë për qëllimet e tyre – për të fituar burime, për të fituar toka dhe prona. Kërkojnë të pushtojnë në të gjitha rastet. Kjo ka qenë historia e ndërhyrjeve në botën tuaj, dhe mos supozoni se është ndryshe në univers.
Aleatët e vërtetë të Njerëzimit kurrë nuk do t’i bënin këto gjëra. Do të dërgonin vetëm urtësinë dhe paralajmërimin e tyre, gjë të cilën e kanë tashmë bërë në një seri Brifingje për familjen njerëzore.
Ndërhyrja është joetike. Është korruptuese. Anashkalon fuqinë dhe autoritetin e njerëzve vendas. Është uzurpin në formën e saj më mashtruese.
Mos u bindni. Mos jini të mashtruar nga teknologjia e avancuar. Mos mendoni se ata në univers nuk janë të nxitur nga të njëjtat nevoja si familja njerëzore. Sepse shoqëritë e avancuar janë në ndjekje të dëshpëruar për burime dhe duhet të tregtisin, të shkëmbejnë dhe të udhëtojnë distanca të mëdha për të arritur atë që kanë nevojë. Është një situatë e ndërlikuar, për të cilën njerëzimi nuk di asgjë fare.
Zoti i universit ka dërguar një përgatitje për këtë Komunitet të Madh dhe një paralajmërim të madh për këtë Ndërhyrje që është tashmë në rrugë e sipër në botë sot dhe fuqinë e saj mbi idetë, perspektivat dhe qëndrimet e njerëzve. Vetëm Zoti i universit do të di se si të përgatisë njerëzimin për Komunitetin e Madh, sepse vetëm Zoti i universit e njeh zemrën njerëzore dhe shpirtin e çdo personi dhe të njerëzimit në tërësi.
Kjo është sfida e madhe, që vepron në dy fronte. I pari është rreziku i shpërbërjes së brendshme ndërkohë që njerëzimi fillon të dobësojë mirëqenien e tij në botën natyrore. I dyti është ndërhyrja nga universi matanë, gjë e cila shpesh ndodh nën këto rrethana. Sepse është një oportunitet i madh për një racë të huaj për të vendosur ndikimin dhe fuqinë e saj në një botë që pëson llojin e ndryshimit që njerëzimi po përballon tani. Ka ndodhur herë të panumërta në historinë e universit.
Është një paralajmërim i madh, por njerëzimi e ka fuqinë për të kundërshtuar ndërhyrjen pasi të mësojë se si universi rreth tij me të vërtetë funksionon. Zoti e ka dhënë këtë depërtim, e ka zbuluar për herë të parë se si jeta në univers në të vërtetë duket, se si funksionon dhe çfarë duhet bërë për të qenë të lirë në një univers ku liria është e rrallë.
Është Shpallja perfekte për njerëzimin që ndodhet në pragun e hapësirës, që po përballon Dallgët e Mëdha të ndryshimit në botë. Është një dhuratë e një Hiri të tillë dhe Dashuria e madhe për njerëzimin.
Këtu Shpalljet e vjetra nuk mund t’ju përgatisin, sepse nuk ishin të planifikuara për këtë. Nuk mund t’ju japin fuqi, guxim, urtësi dhe fuqi këtu, sepse nuk ishin të planifikuara për këtë.
Njerëzimi ka arritur në një pikë kthese krejtësisht të re, një prag të madh – pragun më të madh që një racë inteligjente mund të përballojë në univers – ndërkohë që përballon rënie mjedisore në shtëpi dhe ndërhyrje nga matanë.
Ka aq shumë për ju për të mësuar këtu. Ka aq shumë pyetje që do t’ju duhet të pyesni, dhe shumica e tyre mund të përgjigjet përmes Shpalljes së Zotit për botën. Sepse Zoti është këtu për të përgatitur njerëzimi për Komunitetin e Madh. Zoti është këtu për të përforcuar lirinë dhe unitetin e njerëzimit në këtë botë. Zoti është këtu për të dhënë atë që njerëzimit do t’i duhet për të ruajtur sovranitetin e tij këtu dhe për të ndërtuar një të ardhme, një të ardhme më të mirë se të kaluarën e tij.
Por për të pasur këtë të ardhme, do t’ju duhet të përballoni këto dy sfida të mëdha për familjen njerëzore. Më të mëdha janë se gjithçka që ka ndodhur ndonjëherë në botë më parë. Nuk është diçka që krerët e qeverive mund të përballojnë vetëm. Do të kërkojë mbështetjen dhe vetëdijen e njerëzve kudo.
Madje ora është vonë, dhe vetëm tani po fillojnë të bëhen të dukshme për gjithmonë e më shumë njerëz Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë në botë. Vetëm tani po fillon të dallohet nga mjaft njerëz realiteti i fshehur i ndërhyrjes që kjo Shpallje mund të dallohet dhe të kuptohet.
Madje, ora është vonë. Njerëzimi nuk ka shumë kohë për t’u përgatitur. Çdo vit është i rëndësishëm. Çdo jetë është e rëndësishme. Çdo person ka qëllim dhe kuptim, sepse keni ardhur të gjithë për të përballuar botën dhe për të shërbyer botën nën këto rrethana për të cilat Ne po flasim këtu sot.
Do të luftoni një betejë në dy balle; një betejë për të ruajtur botën dhe për të kundërshtuar dëmin që tashmë është bërë ndaj qëndrueshmërisë së kësaj bote; dhe do të mbroheni nga ndërhyrja, duke i bërë publike të gjitha shfaqet e saj në botë.
Nuk është një betejë midis ushtrive. Është një betejë vullneti dhe qëllimi; një betejë vendosmërie; një betejë vetëdijeje, qartësie dhe objektiviteti kundër forca kundërshtuese që janë tashmë të përgatitura për Ndërhyrjen këtu. Ata dinë më shumë për ju sesa ju për ta.
Këtu mjaft njerëz duhet të bëhen të fortë dhe të qëndrueshëm ndaj kësaj nëse njerëzimi do të ruaj lirinë e tij në të ardhmen. Prandaj, po hyni në një kohë të madhe uniteti dhe bashkëpunimi. Kjo është puna e madhe tjetër e familjes njerëzore – për të ruajtur botën dhe për të mbrojtur lirinë e saj nga ndërhyrja dhe bindja e huaj.
Mos pranoni dhurata nga Ndërhyrja, sepse janë vetëm këtu për t’ju joshur. Mos pranoni premtime paqeje, fuqie dhe qetësie ose plotësimi shpirtëror, sepse këto premtimi janë bosh dhe janë vetëm këtu për t’ju joshur. Mos pranoni ose mendoni që njerëzimi është i pashpresë pa këtë Ndërhyrje, sepse nuk është e vërtetë, dhe kjo do të shërbejë vetëm ata që ju kundërshtojnë dhe që do të marrin nga ju gjithçka që keni. Mos mendoni se njerëzimi nuk mund ta ruajë veten këtu, sepse ka shumë avantazhe në univers për të cilat nuk di.
Shpallja e Zotit e zbulon se çfarë këto janë për herë të parë. Është e rëndësishme që të dini për të. Është e rëndësishme që mos të humbisni guximin ose të bëheni të lodhur ose cinik, ose të mendoni që nuk mund të bëni asgjë, sepse kjo është bindja e Ndërhyrjes.
Duhet t’i shihni këto gjëra tani dhe t’i dini këto gjëra nëse do të jeni në gjendje të kuptoni se çfarë po ndodh në të vërtetë në botë sot, kërcënimi i madh përballë familjes njerëzore dhe mundësia dhe shpresa e madhe që i jep unitetit dhe bashkëpunimit njerëzor që të themeloset përfundimisht, gjë e cila mund të themeloset vetëm përballë një vështirësie të madhe dhe një sfide të madhe.
Këtu çdo person duhet të marrë pjesë. Çdo person duhet të bëhet i vetëdijshëm në një farë mase. Çdo person duhet të kuptojë se nuk është siguria e tyre kombtare që është në rrezik. Është siguria e së gjithë botës.
Nuk mund të përballoni të keni kombe të bien dhe të shemben tani, ose të bien nën bindjen e Ndërhyrjes, sepse kjo do të krijojë luftë dhe konflikt të madh nëpër glob. Sepse është në interesin e Ndërhyrjes që njerëzimi të luftojë vetveten, të mundë vetveten e të zvogëlojë vetveten. Ata nuk do t’ju luftojnë në menyrë direkte në këtë drejtim.
Është dinake. Është përdorur herë të panumërta më parë, por jo gjithmonë me sukses. Sepse forcat që kundërvien mund të fitojnë. Racat që e kuptojnë këtë sfidë të madhe do të fitojnë. Kombet që e vlerësojnë botën e tyre, duke e dalluar rrezikun që është para tyre, do të fitojnë.
Këtu, fuqitë tuaja të mëdha do të thirren para nga jush. Këtu mund të shpëtoni nga dobësia juaj, indulgjencat tuaja të pamend dhe vetëkundërpadia juaj patetike sepse jeni thirrur në një shërbim më të madh, një nevojë më të madhe dhe një unitet më të madh në familjen njerëzore.
Çfarë tjetër mund të tejkalojë inatet qindvjeçare midis kombeve, kulturave dhe feve përveç një kërcënim i madh që mund t’i mbizotërojë të gjithë dhe t’i kërcenojë të gjithë njëlloj?
Ka shpengim këtu nëse mund ta shihni, nëse mund ta kuptoni, nëse e keni zemrën dhe guximin për ta përballuar dhe për të mësuar se çfarë do të thotë në të vërtetë dhe si njerëzimi mund të fitojë – brenda kësaj bote si dhe nga Ndërhyrja nga matanë.
Është një sfidë që mund ta restaurojë familjen njerëzore dhe t’i japë një të ardhme të madhe uniteti, qëllimi dhe fuqie që është larg matanë çdo gjëje që ka arritur të themelojë ndonjëherë më parë.
Shpallja e Re e Zotit për botën e sjell bekimin, paralajmërimin dhe përgatitjen. Është më e kuptueshme se çdo gjë që i është dhënë ndonjëherë më parë kësaj bote, duke i folur një bote të shkolluar, një bote tregtie dhe komunikimi global.
Është e vetmja gjë në botë që mund ta shpëtojë familjen njerëzore, sepse e zbulon rrezikun e madh që po ndodh, nga brenda dhe nga jashtë. Dhe vetëm ajo mund të japë urtisinë e nevojshme për të tejkaluar këto sfida të mëdha dhe për t’ia rivendosur çdo individi dhe njerëzimit të tërë forcën, fuqinë dhe qëllimin që janë e drejta e tij e paralindur dhe premtimi tij.