Tag Archives: The Engagement

3. Angazhimi

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 16 prill 2011
në Boulder, Kolorado

Sot do të flasim për Zotin, Autoritetin e Lartë.

Autoriteti i Lartë po ju flet tani, përmes Pranisë Engjellore, i flet pjesës suaj që është qendra dhe  burimi i Qenies suaj. Ju flet matanë kondicionimit tuaj shoqëror, matanë ideve dhe besimeve tuaja, dhe matanë ideve dhe besimeve të kulturës suaj, madje edhe të fesë suaj.

Autoriteti i Lartë ka një Mesazh për botën dhe për çdo person në botë. Mesazhi është më shumë se një ide. Është edhe më shumë se një seri idesh.  Është një thirrje dhe një konfirmin, që ju thërret për t’u përgjigjur dhe që konfirmon se ka një natyrë të thellë brenda jush dhe brenda gjithë njerëzve në botë. Konfirmimi është një pikë kthese në aftësinë tuaj për t’u përgjigjur.

Fuqia dhe Prania udhëheqin mbi universin fizik, një univers më i madh dhe më i shtrirë sesa ndoshta mund ta përfytyroni, edhe matanë universit fizik në fushat e mëdha të Krijimit, gjë që është diçka që shumë pak njerëz në botë kanë menduar të mundshme.

Autoriteti i Lartë ju flet në vendin tuaj më privat, qendra e Qenies suaj, thellë poshtë sipërfaqjes së mendjes suaj.

Kjo është marrëdhënia juaj më e madhe dhe Burimi i kuptimit dhe qëllimit në të gjitha marrëdhëniet tuaja me njerëzit, me vendet, madje edhe me gjërat.

Keni nevojë tani që ky Autoritet i Lartë t’i flasë pjesës suaj të thellë, për t’ju bashkuar me pjesën tuaj të thellë, për t’ju përgatitur për të jetuar në një botë të re dhe për t’ju angazhur me një univers jete inteligjente, i cili është Komuniteti i Madh i jetës. Nuk i dini këto gjëra, por bëjnë pjesë tek ju.

Ndoshta e keni ndjerë natyrën tuaj të thellë në kohë qartësie, në kohë parandjenje, ndoshta edhe në kohë zhgënjimi, kur keni pasur mundësinë të dëgjoni matanë dëshirave dhe frikave tuaja, dhe matanë dëshirave dhe frikave të të tjerëve,

Autoriteti i Lartë po ju bën thirrje, nëpër Korridoret e Lashtë të mendjes suaj, ju bën thirrje matanë besimeve dhe preokupimeve tuaja.

Sepse Zoti ka folur përsëri dhe Fjala dhe Zëri janë në botë. Është një komunikim i thellë, shumë më i thellë sesa intelekti juaj mund të kuptojë.

Flet për një qëllim më të madh, një përgjegjësi më të thellë dhe një shoqëri më të madhe, si brenda dhe matanë kësaj bote. Dhe përmes kësaj lidhjeje, ju bëheni një urë – një urë për tek bota, një urë për tek Shtëpia juaj e Lashtë, nga e cila keni ardhur dhe tek e cila do të ktheheni.

Njerëzit duan shumë gjëra. Kanë frika të mëdha – frikën e humbjes, frikën e të mos paturit, frikën e privimit, frikën e sthypjes, frikën e dhimbjes dhe vuajtjes, dhe dhimbjes së vdekjes.

Por Autoriteti i Lartë flet matanë gjithë ketyre gjërave. Është Krijuesi që i flet Krijesës.

Krijesa brenda jush është mendja e thellë të cilën Ne e quajmë Dije. Është pjesa juaj e përhershme. Është pjesa që ekzistonte para kësaj jete dhe që do të ekzistojë pas kësaj jete, duke udhëtuar nëpër fushat e Ndarjes, e udhëzuar vetëm nga fuqia e Zërit.

Njerëzit duan shumë gjëra. Kanë frika të mëdha. Shumë njerëz kanë besime fikse. Por Autoriteti i Lartë i flet matanë ketyre gjërave të gjithëve që mund të shohin dhe të dëgjojnë dhe që mund të përgjigjen në një nivel të thellë.

Ju nuk mund ta vlerësoni këtë. Është më e madhe se mendja juaj. Nuk mund ta debatoni, sepse është matanë aftësive tuaja.

Është misterioze sepse është e thellë. Origjinën e ka matanë kësaj dhe të gjitha botëve, prandaj nuk mund ta përfytyroni.

Por eksperienca është aq e thellë, saqë mund të ndryshojë drejtimin e jetës suaj dhe t’ju zgjojë nga ëndrra e Ndarjes, për t’ju thirrur jashtë preokupimeve tuaja, shoqërisë suaj dhe gjithçka tjetër, në mënyrë që mund ta dëgjoni Zërin e Lashtë, aq i lashtë sa flet për një jetë matanë kuptueshmërisë suaj. Por një jetë që është jeta juaj.

Zoti e di se çfarë po vjen në horizont. Zoti e di pse jeni këtu. Zoti ju ka dërguar këtu për një qëllim. Planet dhe synimet tuaja rrallë e marrin këtë parasysh.

Është diçka më e madhe. Është diçka më e thjeshtë dhe më pak madhështore. Është diçka thelbesorë për Qenien tuaj, për natyrën tuaj dhe për synimin tuaj.

Është marrëdhënia më kryesore që keni, dashuria më e thellë, prirja më e madhe. Ju bashkon me veten tuaj dhe e sjell jetën tuaj në fokus.

Ju thërret jashtë situatave të dëmshe ose që nuk kanë ndonjë shpresë për ju. Ju thërret në një pjesëmarrje më të madhe në botë, të udhëzuar nga Zëri i Lashtë misterioz, një Zë ndryshe nga çdo gjë që keni dëgjuar ndonjëherë, më i thellë se çdo gjë që keni ndjerë ndonjëherë, me i madh se çdo gjë që mund të shihni ose prekni.

Njerëzit duan shumë gjëra. Janë të nxitur nga frika të mëdha. Edhe kënaqësitë e tyre janë plot me frikë dhe ankth.

Mirëpo Zëri i Lashtë është matanë frikës, dhe kur përgjigjeni jeni matanë frikës.

Kush mund të thotë se çfarë është kjo? Kush mund ta përcaktojë ketë?

Mos jini budalla të mendoni përsa i përket produktivitetit. Mos jini analitik. Sepse kjo ndodh në një nivel më të thellë.

Mos u tërhiqni nga kjo. Sepse kjo është jeta juaj, qëllimi juaj dhe thirrja juaj.

Prania dhe Hiri janë me ju. Por ju shikoni gjëra të tjera. Mendja juaj është diku tjetër. Ajo që ju shpengon dhe ju rikthen është me ju tani. Por ju shikoni në drejtimin tjetër.

Shpallja është në botë. Zoti ka ardhur përsëri me një Mesazh më të madh për njerëzimin dhe një përgatitje për një të ardhme të vështirë dhe të rrezikshme për familjen njerëzore.

Çfarë është kjo? Çfarë do të thotë? Pse po ndodh? Si mund të përgatitemi?

Vetëm Shpallja mund t’iu përgjigjet ketyre pyetjeve. Duke ndënjtur mënjanë, nuk mund t’i përgjigjeni ketyre pyetjeve.

Njerëzit duan shumë gjëra. Janë shumë të hutuar. Janë shumë të shqetësuar. Por nuk e dinë se ku janë ose ku po venë. Qëllimet e tyre janë për pjesën më të madhe qëllimet e shoqërisë. Nuk e dinë se ku po shkojnë në jetë, pse janë këtu, kush i ka dërguar, çfarë do t’i rikthejë, t’i plotësojë dhe t’i japë qëllim dhe drejtim në jetë.

Zëri i Lashrë po ju flet tani. Dhe do ta dëgjoni Zërin e Lashtë që do të përgjigjet brenda jush, sepse lidhja juaj është shumë e thellë. Është si lumenjtë që rrjedhin nëntokë poshtë shkretëtirës, lumenjtë nëntokësor me ujin më të pastër, por të cilët nuk mund të shihen nga sipërfaqja dhe nuk mund të gjenden, përveç me mënyra të tjera.

Ndërsa e jetoni jetën tuaj në sipërfaqe, thellë brenda jush jeni të lidhur me Perëndinë. Dhe kjo lidhje ndihet nëpërmjet Thirrjes dhe përgjigjes, duke ndjekur një Zë më të thellë dhe një drejtim më të madh.

Njerëzit pyesin Pse? Pse po ndodh kjo? Ata duhet të ndalen dhe të mësojnë të dëgjojnë për ta sjellë vëmendjen e tyre plotësisht në këtë moment, në mënyrë që mund të dëgjojnë, të ndjejnë dhe të shohin se Shpallja po i lëviz nga brenda.

Kështu i lëviz Shpallja, Shpallja brenda çdo personi. Kështu i flet Zoti botës në një kohë Shpalljeje. Kjo është marrëdhënie në nivelin më të thellë dhe më të rëndësishëm.

Ju nuk mund të shkëputeni nga Zoti. Sepse Zoti shkon kudo me ju. Zoti është me ju në çdo moment, në çdo aktivitet që bëni.

Vetëm në mendimet tuaja mund të shkëputeni, duke u lidhur me gjëra të tjera, duke u identifikuar me gjëra të tjera. Por Zëri i Lashtë është brenda jush, ju thërret për t’u përgjigjur, ju udhëzon, ju përmban.

Për të kuptuar parandjenjat tuaja të thella dhe nxitjet e zemrës suaj, duhet të filloni të dëgjoni. Dëgjoni brenda vetes suaj. Dëgjojeni botën pa gjykim ose dënim. Dëgjoni për shenjat e asaj që po vjen. Dëgjoni se si duhet të përgjigjeni. Dëgjoni se me kë duhet të jeni, dhe më kë mos të jeni.

Këtu ju nuk ndiqni frikën. Këtu nuk ka dënim. Këtu ka një kuptueshmëri më të madhe dhe një njohje më të madhe.

Zoti ka vendosur Dijen brenda jush për t’ju udhëzuar, për t’ju mbrojtur dhe për t’ju sjellë në një jetë dhe në një pjesëmarrje më të madhe në botë. Ndodhet matanë fushës dhe nivelit të intelektit. Ndodh në një nivel më të thellë.

Pasi filloni ta përjetoni këtë, filloni të fitoni një aftësi dalluese më të madhe. Bëheni më të kujdesshëm në lidhje me atë që bëni dhe me kë shoqëroheni. I dëgjoni të tjerët më në thellësi për të parë nëse mund të shoqëroheni me ta dhe se çfarë po ju komunikojnë.

Njerëzit besojnë shumë gjëra, por dinë shumë pak. Jetojnë në sipërfaqen e mendjes, e cila është e turbullt dhe kaotike dhe drejtohet nga erërat dhe pasionet e botës.

Besimet e tyre janë zëvendësim për marrëdhënien e thellë. Preokupimet e tyre janë shmangie të angazhimit të madh që janë të destinuar për të pasur.

Duke ndëjtur mënjanë, nuk mund të shohin. Nuk mund të dinë. Nuk mund të përgjigjen. Janë të dominuar nga mendimet e tyre, mendja e tyre dhe reagimet e tyre. Ata janë skllevër, jetojnë në mënyrë skllavërore.

Por Misteri është brenda tyre. Është gjëja më e rëndësishme në jetë. Matanë arritjes së synimeve, sigurimit të pasurisë, të marrëdhënieve dhe të mirënjohjes në shoqëri, është gjëja më e rëndësishme sepse është fusha e një angazhimi më të madh.

Misteri është burimi i çdo gjëje të rëndësishme. Të gjitha shpikjet dhe kontributat e mëdha, marrëdhëniet e mëdha, përvojat e mëdha – të gjitha vijnë nga Misteri – kush jeni, pse jeni këtu, çfarë po ju thërret, marrëdhëniet tuaja të mëdha, fati juaj me disa njerëz në botë, aftësia juaj për të gjetur rrugën tuaj ndërsa të gjithë rreth jush janë në gjumë, duke ëndërruar dhe të pandjeshëm. Kjo është një rrugë që duhet të merrni, përndryshe jeta juaj do të jetë një ëndërr e turbullt dhe asgjë më tepër.

Kur të ktheheni tek Familja juaj Shpirtërore, pasi ta keni lënë këtë botë, ata do t’ju shohin për të parë nëse e keni kryer detyrën tuaj, nëse e keni krijuar lidhjen e thellë. Dhe do ta dini nëse e keni kryer apo jo.

Këtu nuk ka gjykim ose dënim, vetëm mirënjohje. Këtu ajo që ishtë misterioze më parë bëhet realiteti vetë dhe prioritetet tuaja janë të qarta. Nuk ka hutim. Nuk ka rezistencë.

Dhe do të doni të ktheheni, duke i thënë vetes, “këtë herë do ta mbajë mend. E di tani. Mund ta shoh tani. Do ta mbajë mend.”

Por duhet që ta mbani mend ndërsa jeni këtu. Kjo e bën të gjithë ndryshimin. Ky është fillimi i çdo gjëje të rëndësishme. Kjo është pika kthesë e jetës suaj.

Është misterioze vetëm se jeni të ndarë nga ajo, të kapur në botën e formës, të humbur në botë, duke u rritur si individ, duke iu përshtatur një bote të vështirë dhe në ndryshim. Atëherë vjen diçka për t’jau kujtuar, dhe filloni të ndjeni se Misteri është me ju, dhe brenda jush dhe duke ndikuar tek ju.

Burimin e ka matanë realitetit fizik, sepse kush jeni është nga matanë realitetit fizik. Atje ku do të shkoni përfundimisht është matanë realitetit fizike. Por jeni të përcaktuar për të qenë këtu sepse jeni dërguar këtu për një qëllim. Ky është Misteri.

Ne flasim për këto gjëra për t’ju angazhur në një nivel më të thellë, për të thirrur atë që është autentike, për t’i folur asaj pjesës suaj që ju mezi njihni, e cila është pjesa juaj më e madhe. Kjo pjesë e juaj do të përgjigjet për shkak të angazhimit Tonë të lashtë.

Keni frikë nga kjo, por e dëshironi në të njëjtën kohë. Është një dëshirë e natyrshme, më e natyrshme se gjithçka tjetër që po bëni ose që mund të bëni në botë.

Ky është Angazhimi.