Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Matshall Vian Summers
më 28 qershor 2011
në Boulder, Kolorado
Ndërsa bota vazhdon me punët e saj të përditshme, Lajmëtari duhet të shpallë. Duhet të spallë Shpalljen e Re të Zotit, sepse ajo përmban çelsin për jetën dhe të ardhmen e shumë njerëzve.
Do të iniciojë thirrjen e tyre, thirrjen e tyre të madhe, e cila nuk mund të iniciohet nga ndonjë mësim tjetër ose ndonje realitet tjetër.
Është këtu për të përgatitur botën për ndryshimin e madh që po vjen, Dallgët e Mëdha të ndryshimit – ndryshimi i madh mjedisor, ekonomik dhe politik – të cilat janë shumë më të mëdha sesa njerëzit e parashikojnë sot.
Ka shumë njerëz që po presin për Shpalljen e Re, sepse nuk e kanë gjetur këtë Inicim në fetë e së kaluarës, në traditat e botës. Nuk kanë mundur ta gjejnë lidhjen e thellë përmes dashurisë, punës, ose çfarëdolloj aktiviteti tjetër. Kanë pritur aq gjatë. Aq gjatë kanë pritur për Shpalljen.
Për ata, nuk është thjesht një mësim ose një fenomen. Për ata, nuk është thjesht diçka për të spekuluar, për të kundërshtuar ose për të mohuar dhe për të hedhur poshtë. Për ata, Shpallja nuk është fyese ose e pazakonshme. Është diçka perfekte.
Është Inicimi i tyre. Përmban thirrjen e tyre, që i flet poshtë Korridorëve të Lashtë të mendjes së tyre, i flet një pjese të tyre që mezi njohin, por që është qendra e Qenies dhe presencës së tyre në botë.
Për ata, është momenti më i madh, megjithëse ndoshta nuk e kuptojnë kuptimin e tij të plotë ose çfarë do të kërkojë në të ardhmen. Për ata, është ajo që po prisnin.
Janë dërguar në botë në një kohë transicioni të madh. Janë dërguar në botë për të qenë pjesë e ndërtimit të një të ardhme të re. Lidhja e tyre është më shumë me të ardhmen sesa me të kaluarën. Janë fëmijët e së ardhmes.
Çfarë ka ndodhur më parë, çfarë është zbuluar më parë mund të jetë frymëzuese ose e dobishme për ta, por nuk përmban Inicimin e tyre. Nuk përmban thirrjen e tyre të madhe. Këto gjëra nuk përmbajnë atë që po kërkojnë ose atë që kanë pritur, për aq gjatë. Është fati i tyre, e shihni.
Nuk mund ta ndryshoni atë që është vendosur para se të vinit në botë. Megjithëse ngjarjet e ditës ose të vitit ndryshojnë rrethanat dhe oportunitet tuaja, fati juaj ngelet i njëjti.
Mund ta luftoni. Mund ta kundërshtoni. Mund të mundoheni ta zëvëndësoni me projekte të mëdha, romanca të mëdha, ndërmarrje të mëdha ose çfarëdolloj zbavitje ose fantazie, por nuk mund ta ndryshoni atë që është vendosur brenda jush para se të vinit.
Si do të ndodhë, nëse do të ndodhë, ku do të ndodhë mund të ndryshojë dhe po ndryshohet nga rrethanat e ndryshueshme të botës, nga besnikëritë në lëvizje brenda njerëzve, kushtet dhe mjedisi i tyre, e kështu me radhë.
Nëse është fati juaj që të merrni Shpalljen e Re, atëherë nuk mund ta gjeni thirrjen tuaj kudo tjetër. Mundohuni sa të mundeni. Rezistojeni. Mohojeni. Rrini mënjanë. Mundoni të gjeni ndonjë gabim me të. Mundoni ta zvogëloni. Mundoni ta mbani larg. Por nuk mund të ndryshoni faktin që përmban fatin tuaj.
Mendja juaj mund të spekulojë. Mendja juaj mund të ketë pyetje. Mendja juaj mund të mendojë se është qesharake, nuk është e mundshme. Por zemra juaj do të di. Shpirti juaj do të çelet.
Është si ai Zëri që ju foli para se të vinit në botë, për t’ju përgatitur për të hyrë në këtë mjedis të vështirë dhe sfidues. Është ai Zë – si ai Zë, si Zëri Ynë – që e bën lidhjen të gjallë, që e restauron fokusin kryesor dhe kuptimin e jetës suaj.
Por në momentin e Inicimit nuk do ta kuptoni. Do të jetë e ngatërruar. Aq ndryshe është nga synimet, idetë dhe nocionet tuaja për vetvetën dhe atë që po bëni në botë.
Dhe menjëherë, është sikur të ishit goditur nga vetëtima, dhe për një moment në errësirë gjithçka ndriçohet. Dhe e shihni të vërtetën e jetës suaj dhe se sa larg jeni në të vërtetë nga qëllimi dhe thirrja juaj e madhe, pa drejtim sikur të ishit mbi një trap në oqean, të bartur nga erërat dhe dallgët e botës.
Por Zoti ju gjeti ndërsa ishit duke endur në pafundësinë e oqeanit, ju gjeti. Si një pikël e vogël në sipërfaqen e oqeanit, jeni gjetur. Jeni gjetur nga Shpallja.
Pavarësisht nga rrethanat ose gjendja juaj shpirtërore, Thirrja do t’ju flasë, sepse përfaqëson fatin tuaj. Nuk është fati i dikujt tjetër. Nuk duhet të shqetësoheni për ta. Është fati juaj.
Ndoshta mund të thoni “Po njerëzit e tjerë? Po bashkëshortin tim? Po fëmijët e mi? Po mikun tim të dashur?”
Por Zoti e gjeti piklën në oqean, dhe kjo pikla jeni ju.
Ky është Inicimi. Misterioz është. Nuk mund ta kuptoni me intelektin tuaj. Nuk mund ta kontrolloni se çfarë do të thotë ose çfarë do t’ju sjellë që të bëni. Është jashtë kontrollit tuaj, sepse Zoti është jashtë kontrollit tuaj.
Idetë tuaja të mëdha, besimet tuaja fikse, duken të gjitha të sipërfaqshme dhe të dobëta përballë Pranisë. Argumentet tuaja janë bosh. Mospranimi juaj është pa emocion të vërtetë. Mohimi juaj është i pasinqertë. Refuzimit tuaj i mungon bindja. Sepse ky është Inicimi juaj.
Dhe pasi Inicimi të jetë kuptuar, pas disa mundime, rruga e përgatitjes shtrihet para jush. Hapat drejt Dijes shtrihen para jush. Rikuperimi i jetës suaj të vërtetë dhe gjithçka që kjo do të kërkojë nga ju, dhe rrethanat dhe detyrimet tuaja aktuale, do të përcaktohen para jush, hap pas hapi.
Nuk mund të shkoni tek qëllimi juaj nga aty ku jeni sepse jeni të paankoruar dhe nuk e keni gjetur akoma portin tuaj të sigurt. Nuk e keni gjetur pamjen e vendit ku jeta juaj duhet të jetë.
Çfarë kohe, pra, për të qenë të goditur nga Shpallja. Kalimtare do të duket, por papritmas gjithçka do të fillojë të duket ndryshe. Patët një eksperiencë që qëndron në kontrast me eksperiancat tuaja normale, dhe kjo fillon të krijojë një kontrast që do t’ju sjellë përpara. Sepse asgjë që mund të bëni vetë mund të konkurrojë më këtë. Është më e madhe se çdo eksperiencë që jeni munduar ndonjëherë për të patur. Është më e madhe se çdo qëllim që keni vendosur për veten.
Ndjeheni të frikësuar dhe të tronditur, të hutuar, por është në rregull. Është e natyrshme. Që jeta juaj të ndryshojë papritmas, me siguri do të krijojë konfuzion dhe çorientim. Do të jetë me siguri zhgënjuese për obsesionet dhe zbvatjet tuaja aktuale.
Pasi Zoti ta ketë lënë markën e Zotit mbi ju, nuk është sikur mund ta fshini nga jeta juaj, mund ta mbuloni, mund ta bëni të ikë, t’ia shpjegoni ose t’ia racionalizoni vetvetes, në mënyrë që fuqia e saj të zvogëlohet. A do të luftoni me Shpalljen për ju?
Nuk është aksident që e gjetët ose dëgjuat për Shpalljen e Re. Të gjitha fuqitë e Qiellit që ju mbështesin janë munduar t’ju sjellin në këtë pikë njohje dhe t’ju ndalojnë që mos të shkatërroni jetën tuaj në këtë proces, për të kufizuar dëmin që keni tashmë bërë dhe shpërdorim që keni tashmë krijuar, për të qenë të lirë dhe të zotët për t’u përgjigjur.
Inicimi mund t’ju bëjë të ndiheni të paaftë dhe të hutuar, shumë të pasigurt. Madje, mund të mendoni se është një fatkeqësi. Por nga pozicioni dhe pikëpamja e Qiellit, jeni të bekuar ndër të paktët, një person që i është dhënë oportuniteti më i madh. Atëherë, çfarë pastaj nëse do të thotë që të dryshoni jetën dhe rrethanat tuaja? Çfarë është kjo në krahasim me atë që jeni ose pse jeni dërguar?
Kuptimplotë për ju, po, në këtë moment dhe domethënëse për të tjerët që janë me ju. Por ju është dhënë një oportunitet i madh, madje më shumë se një oportunitet – një thirrje.
Pasi ky Inicim të ketë ndodhur, rruga juaj do të ndryshojë, ndoshta në mënyrë të pakuptueshme në fillim, por diçka e ka ndryshuar drejtimin e jetës suaj. Nuk do të jeni kurrë më njëlloj. Edhe nëse e kaloni jetën tuaj duke e mohuar dhe e hedhur poshtë atë që ndodhi, nuk do të jeni kurrë më i njëjti person.
Nuk do të jeni kurrë më të kënaqur vetëm me kënaqësira të thjeshta. Nuk do të jeni kurrë më të kënaqur me synimet ose zbavitjet, hobitë ose interesat tuaja të mëparshme. Diçka ka ndryshuar.
Nga pikëpamja e Qiellit, ky është një bekim i madh. Përfundimisht, jeta juaj ka një mundësi për të qenë e shpenguar. Por për ju mund të duket shumë ndryshe në këtë moment.
Atëherë duhet t’i qëndroni besnik Shpalljes nëse ky është Inicimi juaj, dhe do ta dini nëse është, në qendrën e Qenies suaj. Nuk është një bisedë intelektuale me vetveten. Nuk është një proces racional. Racionaliteti njerëzor është thjest një mekanizm për të përballuar një botë të pasigurt dhe të paparashikueshme. Është i përshtatshëm në disa rrethana dhe i pashpresë në të tjera.
Është e rëndësishme që të dini për Lajmëtarin, sepse nëse Inicimi ndodh ndërkohë që ai është në botë, atëherë oportuniteti juaj bëhet më i madh dhe më domethënës. Dë të ishte një fatkeqësi e madhe nëse nuk e takoni ndërsa ai është këtu.
Shpallja vjen vetëm njëherë në disa shekuj, ose ndoshta njëherë në mijëvjeçar, dhe ju ndodheni këtu në atë moment. Nga pikëpamja e Qiellit, ky është një bekim i madh, një oportunitet i madh.
Por kush mund ta dallojë Lajmëtarin? Ai duket shumë mesatar. Nuk duket sensacional. Nuk mban një pozicion të madh në botë. Ai do të zhduket në turmën e njerëzve. Do të ecë midis tyre. Askush nuk do ta dallojë, përveç ndoshta ata që janë prekur nga Shpallja.
Ata që do ta takojnë, ai ndoshta nuk do t’ia tregojë qëllimin dhe punën e tij të vërtetë në botë, në varësi se kush janë. Si mund të jetë që dikush nuk do ta shohë këtë? Si mund të jetë që dikush me një rëndësi kaq të madhe në botë nuk do të dallohet nga njerëzit që ndodhen pranë tij?
Është gjendja e botës. Të gjithë i kanë sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar, por shohin në një mënyrë të ndryshme, dhe mundohen të dëgjojnë atë që është në mendjen e tyre dhe atë që konfirmon atë që është në mendjen e tyre dhe jo atë që ekziston në të vërtetë.
Atëherë ata shikojnë, por nuk shohin. Dhe ata dëgjojnë, por nuk dëgjojnë. Ndodhen pranë Lajmëtarit, por nuk e kuptojnë që ndodhen pranë njeriut më të rëndësishme në të gjithë botën në këtë kohë.
Ai nuk do ta thotë kurrë këtë për veten e tij. Është shumë i përulur për këtë, atëherë duhet thënë për të.
Është si shekuj më parë. Po pinit çaj në një tavolinë me Muhamedin, por nuk e dinit se kush ishte. Pra, ai duket si kushdo tjetër. Nuk e rrezaton Praninë. Nuk është aq madhështor ose i gjithëfuqishëm që të gjithë rreth tij të ngazëllohen nga prania e tij. Është thjesht një burrë, i veshur në mënyrë tradicionale, thjesht një burrë. Aty është. E shoh tani. Është mu aty. Asgjë të veçantë. Duhet të predikontë shumë fortë që njerëzit ta dëgjonin. Aq të verbër ishin të gjithë rreth tij, vetëm disa mund të shihnin. E tillë është dilema dhe barra e Lajmëtarit në çdo kohë Shpalljeje.
Inicimi fillon me impakt. Fillon me pakënaqësi dhe njohjen që po kerkoni, që nuk jeni të kënaqur me atë që keni, atje ku jeni, me atë që bëni sepse nuk përfaqëson atë që jeni dhe pse keni ardhur këtu.
Ata që mendojnë se janë të kënaqur nuk kanë arritur mjaft thellë brenda vetes për të kuptuar se nuk kanë arritur atje ku duhet të jenë dhe atë që duhet të bëjnë.
Synimi nuk është lumturia, por përgatitja, gatishmëria, kontakti, ribashkimi dhe në fundi të fundit kontributa në botë, kudo që të jetë e përshtatshme për individin. Kjo është arsyeja pse ndjekja e lumturisë është kaq mashtruese sepse Shpallje do t’ju bëjë të ndiheni të parehatshëm. Do t’ju sfidojë.
Mos mendoni se Zoti do të vijë dhe t’ju ngushëllojë kur jeni dërguar në botë për të bërë diçka që nuk po bëni tani dhe nuk keni shpresë për të bërë përveç nëse diçka më e madhe ju jepet, përveç nëse jeni thirrur jashtë turmës, përveç nëse rruga juaj ndryshohet nga Fuqia e Qiellit?
Do të jeni vetëm një pikël në oqean, të panjohur ndaj vetvetes, të panjohur ndaj të tjerëve. Edhe nëse keni një pozicion të lartë, keni fituar pasuri dhe lartësi në shoqëri, natyra bosh e jetës suaj do të jetë depërtuese përveç nëse e keni gjetur punën tuaj të madhe dhe e kryeni sa më mirë që të mundeni.
Ata që e bëjnë këtë ndjejnë një kënaqësi dhe një ndjenjë vlere dhe fuqie që janë të humbura për të gjithë të tjerët, pavarësisht se çfarë pohojnë për vetveten.
Shpallja e Re e Zotit do të qartësojë natyrën e spiritualitetit njerëzor, i cili është mbuluar nga kultura, nga traditat dhe nga manipulimet politike.
Do ta bëjë të qartë se keni lindur me dy mendje – një mendje tokësore që është e kondicionuar nga bota dhe një mendje të thellë brenda jush që është gjithmonë e lidhur me Zotin. Do ta bëjë të qartë që intelekti ka limitat e tij, dhe matanë këto limita duhet të shkoni poshtë sipërfaqes së mendjes.
Do ta bëjë të qartë që nuk mund ta plotësoni veten mënjanë punës dhe fatit tuaj të madh dhe që të gjithë kënaqësitë që kërkoni do të jenë kalimtare dhe nuk do ta plotësojnë nevojën e thellë të shpirtit tuaj.
Do ta bëjë të qartë që po jetoni në një kohë ndryshimi të madh, ku izolimi i njerëzimit në univers do t’i vijë fundi dhe ku Dallgët e Mëdha të ndryshimit do të godasin botën – koha e një rrëmuje dhe një pasigurie të madhe, një kohë për Shpalljen që të ndodhë.
Njerëzit mund të duan shumë gjëra nga Lajmëtari – duke shpresuar për lehtësim, për mrekullira, duke shpresuar që të besojnë në dikë të mbinatyrshëm, duke shpresuar se jetët e tyre të pasurohen nga prania dhe puna e tij.
Do të zhgënjehen, ashtu siç Lajmëtarët e kaluar kanë zhgënjyer shumë njerëz. Kjo është arsyeja pse Lajmëtarët janë mohuar, hedhur poshtë, shmangur dhe në disa raste shkatërruar sepse njerëzit nuk morrën dot atë që donin. Morrën vetëm atë për të cilën kishin vërtet nëvojë.
Atë që njerëzit duan dhe Vullneti i Qiellit janë aq shumë të ndryshme. Por nëse mund t’i dallonit në të vërtetë kërkesat tuaja të thella të jetës matanë mbijetesës dhe sigurimit të gjërave të thjeshta që janë të nevojshme për stabilitetin dhe sigurinë në botë, do ta shihnit se ajo që doni dhe Vullneti i Qiellit janë vërtet e njëjta gjë. Por kjo kuptueshmëri ndodh vetëm në një gjendje shumë të thellë ndershmërie ndaj vetvetes për individin.
Nuk është e mundshme që ende e keni gjetur këtë. Por ju që i dëgjoni fjalët Tona keni arritur në pikën ku Inicimi mund të ndodhë. Duhet të dëgjoni me zemrën tuaj, jo me gjykimet tuaja, idetë tuaja dhe të gjitha kërkesat që mendoni se janë të nevojshme që Shpallja të jetë e vërtetë dhe kuptimplotë për ju, sikur të mund t’i përcaktoni gjëra të tilla.
Edhe në mjerimin e tyre, njerëzit ende nuk e kanë përulësinë për të kuptuar se nuk mund t’i vendosin rregullat e angazhimit në lidhje më marrëdhënien e tyre kryesore me Krijuesin dhe me Vullnetin e Qiellit.
Besimet tuaja fetare nuk mund ta bëjnë këtë gjë sepse kjo ndodh matanë fushës së besimit. Besimi nuk do t’ju sjellë në Shtëpinë tuaj të Lashtë, gjendja juaj Qiellore, sepse besimi është shumë i dobët, shumë i përkohshëm. Kur do ta lini këtë botë, nuk do të keni asnjë besim. Do të ikin të gjitha me trupin. Do të jeni thjesht aty, ju siç në të vërtetë jeni.
Familja juaj Shpirtërore do t’ju presë dhe do t’ju pyesë nesë i keni kryer disa gjëra, dhe në atë moment, pa barrën dhe efektin verbues të besimeve tuaja, do të jetë e qartë si dita nëse i plotësuat apo jo këto funksione kryesore. Dhe nuk ka dënim nëse nuk i keni kryer. Do të thotë thjesht se puna juaj ende nuk është e kryer.
Duhet të punoni për t’u kthyer në Qiell, e shihni. Duhet të shërbeni botën e ndarë, universin e ndarë. Duhet të punoni në rrugën e kthimit, përmes kontributës dhe vetë-zhvillimit. Nuk mund të ktheheni në Shtëpinë tuaj të Vjetër si një njeri i mjeruar, i konfliktuar, grindavec, i hidhëruar. Qielli do t’ju duket si Ferr, nëse do të ishte rasti.
Zoti nuk ju lehtëson nga të gjithë këto probleme sepse Zoti nuk i ka krijuar. Duhet të çkrijohen. Zoti ju ka dhënë fuqinë e Dijes, zgjuarsinë e thellë dhe një thirrje të madhe për ta korrigjuar tragjedinë e jetës dhe përvojës suaj të kaluar për t’ju restauruar dinjetetin dhe qëllimin që janë tuajat për të kërkuar dhe qëllimi që është i juaji për të shërbyer.
Fillon e gjitha me Inicimin. Nëse do të jetë e vërtetë dhe efektive, fillon me Inicimin. Aty është që Zoti i vendos rregullat e angazimit dhe e vendos fillimin e rrugës suaj të vërtetë për në Shtëpi.
Nuk mund ta sillni veten sërish në gjendjen tuaj të vërtetë, sepse nuk e dini rrugën. Nuk mund të ndiqni thjesht një recetë nga dikush tjetër sepse angazhimi me Dijen dhe Praninë duhet të ndodhë diku në këtë rrugë, përndryshe është një ndërmarrje intelektuale dhe jo një udhëtim të shpirtit.
Koha është e shkurtër për botën. Nuk ka kohë për të kaluar dekada ose shekuj duke e përsosur veten ose duke i korrigjuar dilemat tuaja. Thirrja është për tani. Ora është vonë.
Do të ketë nxitje për ju nëse mund të përgjigjeni, por nxitja do ta shkurtojë kohën që ju duhet për t’u përgjigjur dhe për t’u përgatitur. Dhe ky është një bekim i madh, sepse koha do të thotë vuajtje për ata që nuk mund të përgjigjen.
Dhurata është brenda jush, por nuk mund ta hapni derrën. Nuk e keni çelsin. Nuk mund ta zbuloni natyrën tuaj të thellë, sepse ende nuk e keni pamjen e plotë. Ende nuk jeni në marrëdhënie me Burimin tuaj sepse natyra juaj e thellë është marrëdhënia me Burimin tuaj. Si mund të jetë që mund ta gjeni ndonjëherë duke jetuar në Ndarje, të humbur në oqeanet e botës.
Kjo është dhurata e Qiellit, që jeta juaj mund të shpengohet. Por duhet të lejoni që rruga t’ju prezantohet.
Duhet t’i përgjigjeni Shpalljes. Nëse nuk i jeni përgjigjur Shpalljeve të kaluara të Zotit, atëherë po prisni për Shpalljen e Re.
Në një pikë, në një moment dëshpërimi ose zhgënjimi, do të ndjeni një nxitje të thellë brenda jush. Dhe do ta kuptoni se keni ardhur për një qëllim të madh të cilin nuk e keni akoma zbuluar, por që po ju pret, duke pritur për momentin ku jeta juaj do të thërritet.