Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 22 nëntor 2015
në Boulder, Kolorado
Të jesh i zgjuar do të thotë të jetosh në moment dhe të përgatitesh për të ardhmen – dy aspektet kryesore që kërkojnë zgjuarsi. Nuk mund të bëni njerën pa tjetrën, sepse nëse nuk e dini se si të jeni në moment, nuk do të kuptoni shenjat e botës. Nëse nuk përgatiteni për të ardhmen, bota do t’ju kapë në bafasi dhe do të jeni të paaftë dhe të pashpresë para saj.
Stuhitë e mëdha të botës po vijnë, Dallgët e Mëdha të ndryshimit, trazira e madhe. Sepse njerëzimi i ka mbjellë farat e kësaj për një kohë shumë të gjatë. Ndodheni në kufirin e përvojës së një bote të re. Nuk është fundi i botës, por një tranzicion i madh në nje realitet botëror të ri.
Në të vërtetë, jeni dërguar në botë për këtë qëllim – për të marrë pjesë në botë në këto rrethana që ndoshta kërkoni t’i shangeni ose të mohoni. Është sepse nuk e njihni veten. Ende nuk e keni krijuar lidhjen me Dijen e thellë që Zoti ka vendosur brenda jush – për t’ju përgatitur, pët t’ju udhëzuar, për t’ju sjellë në një jetë shërbimi dhe kuptimi më të madhe në një botë në ndryshim thelbësor.
Shqetësimi i Qiellit nuk është thjesht nëse do të plotësoheni në këtë moment ose çfarë mund të keni për sot, por që mund të përgatiteni për të ardhmen në mënyrë të tillë që prirjet tuaja mund të sillen përpara dhe që qëllimi i vërtetë që ju ka sjellë këtu mund të njihet, të ndiqet dhe të plotësohet në mënyrë të saktë.
Ndoshta mendoni vetëm për sot e për të nesërmen, ose po shikoni mbrapa vetes me shqetësim dhe pendim. Pa këtë Dije të thellë në ndërgjegjen tuaj, ende nuk mund të përgatiteni për atë që do të vijë. Dhe nuk e kuptoni të kaluarën tuaj. Në të vertetë, nuk kuptoni asgjë shumë mirë.
Prandaj, Zoti duhet t’ju përgatisë duke ju dhënë hapat që duhet të merrni për të gjetur këtë fuqi të thellë që përfaqëson pjesën tuaj të pavdekshme që nuk është e korruptuar nga bota, që nuk është e tmerruar nga bota, që as nuk është e influencuar nga bota. Është burimi i fuqisë suaj, guximit tuaj dhe integritetit tuaj. Është gjithashtu burimi i dashurisë suaj, dhembshurisë suaj dhe zemërbutësisë suaj.
Ndërsa mendja juaj mundohet të kuptojë, pjesa juaj e thellë tashmë di. Di mjaft që të merrni hapin tjetër që ju ka pritur.
Sepse duhet të jeni të përqendruar në një botë që shembet. Duhet të jeni të fortë. Duhet të jeni të vendosur. Duhet të dini se ku ta jepni veten dhe ku të tërhiqeni. Duhet të jeni të sigurt me kë të jeni dhe me kë mos të jeni, pavarësisht nga ndonjë tërheqje e mundshme ose intrigë që ka fituar kontrollin e mendjes suaj, e cila vrapon e lirë. Është kaotike, plot me ankesa, frikë dhe fantazi.
Ka për qëllim të jetë një shërbyes i Dijes së thellë brenda jush, e cila përfaqëson Veten tuaj të vërtetë. Por [mendja] është jashtë kontrollit. Ju dëmton. Ju sjell në rrugë të gabuar. Është e tërhequr në çdo rrugë nga bota rreth jush, dhe me të vërtetë do të tmerrohet nga ajo që do të vijë nëse Dija nuk është udhëzuesi dhe këshilltari i saj.
Prandaj, Zoti po ju jep atë që keni vërtet nevojë për sot, nesër dhe për pjesën tjetër të jetës suaj në botë. Njerëzit shohin drejt qiejve duke pritur për leje për të plotësuar dëshirat, ambiciet dhe nevojat e tyre, por Zoti jep atë që është me të vërtetë e domosdoshme.
Sepse Zoti e di pse jeni këtu, pse jeni dërguar dhe çfarë do të kërkojë nga ju për të përballuar një botë në ndryshim dhe Dallgët e mëdha të ndryshimit.
Jetoni në Ndarje, por një pjesë e juaj nuk është ndarë kurrë nga Zoti. Jeni gjithmonë të lidhur. Dhe Zoti do t’ju shpengojë nëpërmjet kësaj Dije – jo për t’ju nxjerrë jashtë botës, por për t’ju sjellë këtu me qëllim, kuptim dhe marrëdhënie të mëdha, gjëra që nuk mund të plotësoni në mënyrë tjetër, sado që të mundoheni.
Kini gjithçka që të mundeni, martoni këdo që të jetë atraktiv, dhe do të jeni gjithmonë të humbur. Sepse nuk mund ta gjeni veten pa fuqinë e Dijes. Nuk mund të jeni me të vërtetë të lumtur ose të kënaqur me jetën tuaj pa fuqinë e Dijes.
Zoti e ka tashmë zgjidhur dilemën tuaj. Është zgjidhur që në fillimin e kohës. Dhe ajo [Dija] jeton me ju sot. Jeton brenda të gjithë të tjerët. Dhe jeton brenda të gjitha qenieve të vetëdijshme në të gjithë universin. Ajo është matanë shkrimeve. Është matanë ideologjisë dhe filozofisë fetare. Është fuqia e vërtetë e Hirit në jetën tuaj.
Ajo është me ju këtu sot, në pritje që të vini tek ajo në përulësi dhe sinqeritet – duke mos provuar që ta përdorni si burim, sepse kjo nuk është e mundshme; duke mos provuar që ta përdorni për të fituar dashuri, pasuri ose siguri, sepse nuk mund ta përdorni Dijen në këtë mënyrë. Është budallallek dhe arrogancë që të mendoni që mund t’i bëni këto gjëra.
Por Dija po ju pret që të ktheheni, që të vini tek ajo, duke kërkuar udhëzim dhe këshillë, dhe me kalimin e kohës ta lëni që të riformojë jetën tuaj, gjë të cilën do të bëjë në mënyrë të natyrshme.
Kjo është ajo që do të thotë të jesh me të vërtetë i përqendruar, e shihni: që Dija është qendra e përvojës suaj, qendra e jetës suaj, qendra e Qenies suaj, qendra e vendimeve tuaj, qendra e përgjigjes suaj ndaj botës rreth jush pavarësisht se çfarë po ndodh.
Pa të, jeni të humbur në mendimet tuaja, në frikat tuaja dhe në preokupimet tuaja. Nuk mund të shihni se çfarë po vjen në horizont, dhe nuk e keni guximin ose vullnetin për t’u përgatitur. Jeni të dobët dhe të prekshëm, të bindur lehtësisht nga të tjerët, duke iu adaptuar vazhdimisht pritjeve të të tjerëve, ndoshta duke kërkuar marrëdhënie, por të pavetëdijshëm se kush jeni dhe se ku keni vërtet nevojë për të vajtur në jetë.
Nuk mund ta kuptoni këtë me intelektin tuaj. Është e gjerë. Është misterioze. Është e thellë. Është më e madhe se mirëkuptimi i kujtdo, por është në thelbin e përvojës suaj të vërtetë. Është ajo që do t’ju shpëtojë. Është ajo që do t’ju japë fuqi. Është ajo që do t’ju japë siguri dhe drejtim të vërtetë dhe me kalim e kohës do të sjellë marrëdhënie me vlerë të vërtetë në jetën tuaj.
Sepse pasi filloni të merrni Hapat drejt Dijes dhe vazhdoni ta bëni këtë, filloni t’jepni fund Ndarjes brenda jush – Ndarja e mendjes suaj tokësore me Mendjen tuaj të thellë brenda jush, e cila ju përfaqësonte para se të vinit në këtë botë dhe që do t’ju përfaqësojë pasi ta keni lënë këtë botë. Ndërsa shpirti udhëton, Dija ngelet e lidhur me Burimin e saj.
Nëse mund të kuptoni atë që Ne po ju tregojmë këtu sot, do të shihni se është gjëja më e rëndësishme që ndoshta mund të konideroni. Është gjëja më e rëndësishme ku mund të afroheni. Sepse ju duhet vetëm të shihni botën rreth jush për të parë ndjekjet dhe përpjekjet të pashpresë për lumturi dhe plotësim.
Kriza e Ndarjes vazhdon brenda çdo personi, pavarësisht se sa të pasur janë, pavarësisht se sa shumë kanë ose kontrollojnë. Mund të kenë të gjitha pajimet e bukurisë, pasurisë dhe fuqisë. Por nuk e njohin veten dhe janë gjithmonë të humbur.
Zoti nuk do t’i dënojë sepse janë të humbur, sepse Zoti ka vendosur Dijen brenda tyre. Por nuk mund të kthehen në gjendjen e tyre të vërtetë derisa të fillojnë t’i përgjigjen asaj që Zoti ka vendosur brenda tyre dhe të fillojnë një përgatitje që nuk e kanë shpikur për vete – një përgatitje praktike si dhe misterioze. Praktike në kuptim që do t’ju udhëzojë në të gjitha punët pratike, në të gjitha vendimet e rëndësishme, si e kuptoni veten, të tjerët dhe botën me qartësi të madhe. Por misterioze sepse nuk mund të kontrollohet ose të kuptohet nga mendja juaj ose mendja e të tjerëve.
Pasi vini në të vërtetën brenda vetes suaj, do të kuptoni se nuk mund ta plotësoni vetveten. Nuk mund të gjeni lumturi të vërtetë dhe ta mbani këtu. Nuk mund ta broni vetveten nga një botë që po bëhet gjithmonë e më kaotike dhe e pasigurtë me çdo ditë që kalon.
Duhet të gjeni qendrën tuaj në një botë që shembet. Ju duhej dje. Ju duhej pesë vjet më parë. Ju është dashur gjithmonë. Dhe tani do t’ju duhet me një rëndësi gjithmonë e më të madhe, sepse gjërat mbi të cilat vareni ose që supozoni se do të jenë aty për ju ndoshta nuk do të jenë aty për ju.
Shtrëngime të mëdha po vijnë në botë, jo sepse Perëndia e dëshiron por sepse njerëzimi e ka vënë në lëvizje. Nuk ka dënim tek Zoti, por ka shpengim aty – për çdo person, fetar apo jo, për çdo vend, çdo fis, çdo komb, çdo pozicion në jetë. Zoti e ka vendosur Dijen brenda të gjithëve, brenda jush, në pritje për t’u zbuluar.
Gjërat që mendoni që do t’ju mbajnë të sigurt në të ardhmen nuk do t’ju mbajnë të sigurt. Nuk mund ta mbështesni të ardhmen tuaj mbi supozime të dobëta që ndryshohen lehtësisht nga rrethana të ndyshueshme.
Duhet të jeni më të zgjuar se kaq. Duhet të jeni më të qëndrueshëm se kaq. Duhet të shikoni përpara për të parë se ku po veni dhe se çfarë po vjen drejt jush. Sepse Zoti ju ka dhënë sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar. Por këto nuk janë sytë me të cilat shihni dhe vëshët me të cilat dëgjoni, ende jo.
Në të ardhmen, dhjetëra mijëra, madje miliona njerëz do të zhvendosen nga niveli i deteve në rritje, nga ngrohja e botës dhe nga korrat që do të dështojnë kudo. Rrëmuja do të jetë pamasë. Dhe do ta shihni këtë me frikë dhe shqetësim të madh derisa mund të gjeni fuqinë e Dijes, e cila nuk ka frikë nga ajo që po vjen, sepse e di se çfarë po vjen. Jo në mënyrë të saktë. Jo momentin dhe orën domosdoshmërisht – jo në të gjitha rastet – por e di se çfarë njerëzimi ka mbjellë dhe se çfarë do të korrë.
Për Qiellin, kjo është aq shumë e qartë, por ju, që jetoni në sipërfaqen e tokës, ende nuk mund ta shihni. Nuk i keni akoma sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar. Dhe atëherë, vizioni juaj është aq i kufizuar. Jeni të preokupuar me vetveten, me mendimet tuaja, me planet tuaja, me kujtimet tuaja, me problemet tuaja, me qortimet tuaja kundër të tjerëve. Mendja juaj është e zënë me këto gjëra.
Mos kërkoni vetëm shaka. Mos u mundoni ta zbusni jetën tuaj me gjëra të ëmbla dhe të mrekullushme. Duhet të përgatiteni për një botë që do të jetë shumë më e rrezikshme dhe e vështirë për t’u lundruar. Mund ta hidhni poshtë këtë duke e ditur rrezikun tuaj, por bota po ju jep shenjat me çdo ditë që kalon – shenjat e një ndryshimi të madh që është në rrugë e sipër dhe ndryshime më të mëdha që do të vijnë.
Zoti do t’ju shpëtojë dhe do t’ju mbrojë përmes fuqisë së Dijes. Atëherë duhet ta kërkoni atë. Duhet të merrni Hapat drejt Dijes. Duhet ta ndërtoni urën për tek Dija dhe ta ridrejtoni jetën tuaj në përputhje me të. Sepse shumica e gjërave që mundoni të bëni në këtë moment janë të panevojshme për atë që ju duhet në të vërtetë, tani si dhe në të ardhmen.
Duhet të jeni të përqendruar. E mësoni, përvojë pas përvoje, moment pas momentit. Nuk do të vijë menjëherë, sepse nuk jeni gati për këtë.
Por nëse merrni Hapat drejt Dijes, do të bëhet më e fortë. Mund ta vëni në pyetje, duke pritur gjëra nga ajo, por do të jetë e heshtur sepse është ajo që e lëviz jetën tuaj. Do të flasë kur ka nevojë që të flasë. Ndërkohë, duhet të ndiqni dhe të jeni sa më të ndershëm që të mundeni rreth asaj që po bëni dhe mendimeve dhe ndjenjave tuaja.
Zoti e ka dhënë përgatitjen për ju, për ta lehtësuar mendjen tuaj nga barra e saj e madha të frikës dhe dënimit, për ta lehtësuar nga barra e saj e madhe të preokupimit dhe ideve të pamend që nuk kanë asnjë shpresë ose vlerë.
Duke jetuar në Ndarje, jeni munduar ta zëvendësoni përvojën tuaj të Shtëpisë suaj të Vjetër me plot gjëra të ndryshme. Edhe nëse duken krejtësisht në rregull, nuk mund t’i siguroni për të ardhmen.
Kjo nuk është një kohë për të shpëtuar, për t’u fshehur dhe për të munduar për të qenë të sigurt diku, sepse nuk ka asnjë vend për t’u fshehur, në të vërtetë. Mos ikni nga qyteti dhe të jetoni në ndonjë zonë të largët, sepse kjo do të jetë akoma më e rrezikshme.
Por jeni të bekuar që po mësoni për përgatitjen e madhe që Shpallja e Re nga Zoti për botën po sjell. Sepse vetëm Zoti e di se si t’ju përgatisë. Nuk e dini se si ta përgatisni veten. Vetëm Zoti e di se për çfarë duhet të përgatiteni. Nuk e dini se për çfarë duhet të përgatiteni. Këtu nuk bëheni pasiv dhe të shkëputur nga bota, duke u munduar të mos ndjeni asgjë, sepse do ta mbyllni fuqinë e Dijes brenda vetes nëse e bëni këtë.
Jeni këtu për të marrë pjesë, por për të marrë pjesë me të vërtetë, duhet të jeni të përgatitur. Dhe nuk jeni burimi i përgatitjes. Jini mirënjohjës se është ashtu. Është një bekim i madh në të vërtetë.
Dija do t’ju mësojë se si të lundroni një botë në ndryshim. Por së pari duhet t’ju lirojë nga barra e kushteve tuaja aktuale, sidomos kushtet tuaja mendore dhe emocionale, të cilat pëshojnë mbi ju më rëndë se gjithçka tjetër. Duhet ta lironi mendjen tuaj në mënyrë që fuqja e mendjes suaj mund të përdoret me qëllim.
Mos jetoni vetëm për momentin, sepse është parajsa e budallenjëve. Duhet të përgatiteni për të ardhmen, përndryshe do të jeni viktim e së ardhmes. Nëse mund të shihni atë që po vjen, do ta kuptoni plotësisht atë që Në po ju tregojmë këtu sot.
Bota do të ngrohet. Ngjarje të mëdha moti do të kenë një fuqi gjithmonë e më shumë shkatërruese. Njerëzimi ka lëshuar një ndryshim të madh mbi botën përmes keqpërdorimit të tij të botës – lakmisë së tij, korrupcionit të tij, plaçkitjes së tij të burimeve të botës pa asnjë mendim për të nesërmen.
Do të duhet tani të jetoni në këtë botë të re. Fëmijët tuaj do të duhet të jetojnë në këtë botë të re. Kush do t’i përgatisë? Kush do t’ju përgatisë? Kush do t’ju japë guxim, fuqi dhe vendosmëri të vërtetë.
Udhëheqësit politik nuk mund ta bëjnë këtë. Teoritë ekonomike nuk mund ta bëjnë këtë. Ndërsa njerëzimi mundohet për të bërë ballë dhe për të mbijetuar, do t’ju duhet të merrni hapa më të mëdha – Hapat drejt Dijet.
Zoti nuk do të vijë dhe ta shpëtojë njerëzimi në orën e njëmbëdjetë, por Zoti ju ka dhënë fuqinë e Dijes për t’ju udhëzuar dhe për t’ju parandaluar që t’ia jepni jetën gjërave të pakuptimta dhe të pashpresë. Kjo është mënyra se si Zoti do t’ju shpëtojë, dhe përmes jush të tjerë, dhe përmes të tjerëve të gjithë botën me kalimin e kohës, nëse mjaf njerëz mund të përgjigjen.
Mos mendoni se do të jeni pasiv, të ulur duke pritur për mesazhe, sepse do të jeni në punë – duke punuar në rrethanat tuaja, duke rregulluar sjelljen tuaj, duke vënë gjëra mënjanë, duke ndërmarrë gjëra, duke marrë vendime të rëndësishme dhe duke qenë të përgjegjshëm për rezultatet e këtyre vendimeve. Nuk ka pasivitet këtu. Nuk do të udhëheqeni si një fëmijë e vogël. Sepse bota që do të përballoni do të jetë e rrezikshme, dhe duhet të jeni shumë të fortë dhe shumë të vendosur për ta përballuar.
Do të shihni vuajtje të pamasë rreth jush, mundim të pamasë. Njerëzit do të veprojnë në mënyrë të pamënd përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Do të zgjedhin përfaqësuesë të rrezikshëm. Do t’ia japin veten synimeve të rrezikshme. Do të marrin anë kundër të tjerëve. Do të tërhiqen në frikë dhe vetëmbrojtje. Do ta shihni këtë kudo, në të gjitha kombet.
Do të jetë shumë shqetësuese. Do të jetë shumë e vështirë. Do të jetë zemërthyese. Por duhet që ta gjeni qendrën tuaj dhe t’i rrini afër në sfidat që do të vijnë. Dhe nga kjo qendër do të dini se çfarë të praktikoni dhe çfarë mos të praktikoni. Do të merrni një rrugë prej shumë hapash, sepse nuk jeni akoma gati për një jetë më të madhe.
Duhet të tejkaloni disa tendenca brenda vetes. Dhe Dija do t’jau japë fuqinë dhe qartësinë për ta bërë këtë. Do t’ju duhet t’i ndryshoni marrëdhëniet tuaja me disa njerëz që ju mbajnë mbrapa ose ju harxhojnë. Dija do t’ju japë fuqinë dhe sigurinë për ta bërë këtë.
Do t’ju duhet të ndërtoni themelin e jetës suaj, praktikisht. Do të jetë një punë e madhe, por do të jetë shpenguese. Do të jetë e qëllimshme. Dhe do t’ju japë kuptim në moment dhe fuqi për të ardhmen.
Këto nuk janë kohët e fundit, por është fundi i botës ashtu siç e keni njohur. Mos iu ngjituni këtyre ideve, sepse janë dhënë në kohët e lashta. Kanë vetëm kuptim simbolik. Por shumë gjëra do të marrin fund, dhe kjo do të ndikojë shumë tek njerëzit.
Për këtë, shumica e njerëzve janë të papërgatitur – të papërgatitur nga ana e rrethanave, emocionalisht të papërgatitur, shpirtërisht të papërgatitur. Dhe kjo është arsyeja pse Zoti po e jep përgatitjen e madhe për botën në një Shpallje të Re për botën.
Sepse Zoti i jep njerëzve atë që vërtet kanë nevojë, si tani dhe për të ardhmen. Jo atë që duan në moment, gjë e cila në shumë raste vetëm do t’i dobësojë akoma më shumë dhe do ta bëjë akoma më të vështirë për ta për t’u përgjigjur.
Zoti nuk do të bëjë gjëra për ju. Zoti do t’ju mësojë se si t’i bëni gjërat për vete dhe për të tjerët. Zoti nuk do t’ju japë mrekullira. Zoti do t’ju japë hapat për t’u bërë më të fuqishëm, më të sigurt dhe më të dhembshur në një botë me grindje gjithnjë në rritje.
Zoti nuk do ta rregullojë jetën tuaj ose të bëjë ndonjë magji për ta bërë të kaluarën dhe historinë tuaj që të zhduket. Zoti do t’ju mësojë se si ta përdorni të kaluarën dhë historinë tuaj për të fituar urtësi dhe fuqi, sepse me siguri janë një shfaqje të asaj që është jeta pa Dija, nëse e shihni në mënyrë të saktë.
Kur luteni, lutuni që marrëdhënia juaj me Dijen të bëhet më e fortë. Lutuni për të pasur fuqi, guxim dhe dhembshuri. Sepse keni nevojë për këtë sot, dhe do të keni nevojë për të me siguri në të ardhmen. Kur luteni për të tjerët, lutuni që Dija të bëhet më e fortë brenda tyre në mënyrë që mund të gjejnë rrugën dhe drejtimin e vërtetë të jetës së tyre.
Zoti po ju jep një platformë krejt të re, mbi të cilën të ndërtoni një jetë të re dhe më të fortë, një platform që mund t’i mbijetojë Dallgët e Mëdha të ndryshimit dhe të fitojë kuptim nga to, dhe të japë shërbim brenda tyre.
Tani është sikur të flinit në plazh dhe dallgët e mëdha të cunamit të ishin duke ardhur. Po flini aty, duke ëndërruar për atë që doni dhe për atë që keni frikë. Ndërkohë që kafshët kërkojnë terren më të lartë dhe zoqtë largohen, njerëzit po rrinë në plazh sikur asgjë mos të ndodhte.
Duhet ta merrni këtë rrugë. Mos mundoni që ta bëni për njerëzit e tjerë. Mos kërkoni që ta bëjnë me ju. Sepse çdo person duhet të përgjigjet. Për fëmijët tuaj, mësojini se si të ndjekin dhe të dëgjojnë përvojën e tyre të thellë dhe jepini një shembull guximi dhe integriteti nga vetja, nga jeta juaj.
Nuk mund t’i shpëtoni të gjithë. Por nuk jeni dërguar këtu për t’i shpëtuar të gjithë. Duhet ta ndërtoni themelin tuaj, themelin tuaj të vërtetë. Nga kjo, shërbimi juaj i vërtetë që duhet të jepni do të dalë natyrisht. Në këtë moment, nuk mund të përcaktoni se çfarë do të jetë, si do të duket, çfarë kuptimi do të ketë. Sepse nuk jeni gati. Nuk i keni akoma sytë për të parë.
Duhet ta merrni seriozisht jetën tuaj. Nuk është lojë. Nuk është zbavitje në pazar. Nuk është një hakmarrje kundër njerëzve të tjerë. Nuk është një fantazi e ndërtuar mbi fantazi. Do t’ju duhet të bëheni mjaft të fortë për t’u kujdesur për veten dhe të tjerët, pa u bërë vetë viktim.
Nuk e dini se si ta kryeni këtë, dhe idetë tuaja ndoshta do t’ju bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Kjo është arsyeja pse Zoti e ka dërguar përgatitjen në botë – një paralajmërim, një përgatitje dhe një bekim të madh, për njerëzimin në mundim që po përballon tani ndryshim në një shkallë të paparë në botë, e dhënë tani njerëzimit që ndodhet në pragun e hapësirës, një Komunitet të Madh jete në univers, me të cilin duhet të mësojë se si të hahet.
Njerëzit e jetojnë jetën e tyre sikur asgjë mos të kishte ndryshuar, kur në të vërtetë, gjithçka ka ndryshuar. Klima e botës suaj po ndryshon. Burimet e botës suaj po zvogëlohen. Në botë ka një ndërhyrje nga raca nga matanë, të cilat e shohin oportunitetin e madh për të marrë kontrollin këtu pa përdorimin e forcës.
Zoti po ju paralajmëron, po ju përgatit, po mundohet t’ju zgjojë nga gjumi juaj i shqetësuar, nga endrrat dhe preokupimet tuaja, nga prirjet dhe zakonet tuaja në mënyrë që mund t’i gjeni pikat tuaja të forta të vërteta, cilësitë tuaja të vërteta, guximin e vërtetë dhe vlerën e jetës suaj, e cila është e gjallë brenda jush poshtë gjithçka që është vënë përsipër.
Qëllimi i parë i Zotit është t’ju lehtësojë nga ato gjërat që ju dëmtojnë ju dhe të tjerët, t’ju lehtësojë nga kurora juaj e ferrave – inatin tuaj, përbuzjen tuaj për të tjerët dhe vetveten, pendimet tuaja, injorancën tuaj. Qëllimi i parë i Zotit është t’ju lehtësojë.
Para se mund të dini se çfarë po vjen më pas, ky lehtësim duhet të ndodhë. Dhe do të marrë kohë. Nuk do të ndodhë brenda natës. Në këtë, duhet të mësoni të ndiqni pa e ditur se si duket ana tjetër e malit. Duhet të jetoni pa përcaktime për të ardhmen tuaj. Duhet të jetoni pa shumicën e konkluzioneve mbi të cilat mbështeteni sot, të cilat do të jenë të pashpresë në kohët që do të vijnë.
Jo të gjithë do të jenë në gjendje t’i përgjigjen kësaj. Jo të gjithë do ta gjejnë në kohë. Shumë do ta hedhin poshtë për shkak të besimeve ose pozitës së tyre fetare, të paaftë për të parë se në të vërtetë është një Mesazh dhe një përgatitje nga Zoti.
Nuk mund të bëni asgjë për ta. Duhet që të vazhdoni vetë. Thirrja është për ju. Ata kanë thirrjen e tyre, të cilën mund ose mund mos t’i përgjigjen. Ju duhet t’i përgjigjeni tuajës.
Duhet të jeni të përqendruar në një botë që shembet – të guximshëm, të vendosur, të prekur, por jo të zënë në befasi nga gjërat rreth jush, të ndikuar, por jo të tronditur nga ajo që shihni dhe dëgjoni.
Këtu nuk këni nevojë për të qenë shumë të blinduar, sepse qendra juaj është Dija. Jeni kthyer tek vetvetja ashtu siç në të vërtetë jeni, jo ashtu si bota ju ka bërë. Dhe me këtë, Fuqia e Qiellit mund të levizë përmes jush, në mënyrë misterioze. Është një Plan perfekt. Dhe ka ardhur tamam në kohën e duhur.