Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 1 prill 2011
në Boulder, Kolorado

Të jetosh në një kohë Shpalljeje dhe të jesh i paraqitur me këtë Shpallje është një ngjarje monumentale. Aq e madhe do të jetë saqë do t’jau ndryshojë jetën dhë të menduarit, perceptimin dhe kuptueshmërinë e vetvetes, të botës dhe të fatit tuaj. Edhe nëse e refuzoni Mesazhin e Ri dhe e hidhni poshtë, do t’jau ndryshojë jetën gjithashtu.

Nuk mund të gjeni diçka kaq të madhe dhe të mos ketë ndikim në jetën tuaj. Nuk mund të vini pranë një Shpalljeje, që jepet vetëm njëherë në disa shekuj, pa pasur ndonjë ndikim të madh mbi ju.

Pavarësisht nga mënyra se si mund të përgjigjeni në këtë moment, do të arrijë thellë brenda jush, në një pjesë që mezi njihni, në pjesën tuaj që keni përjetuar vetëm në momente qartësie dhe vetëpërmbajtje. Do t’ju flasë nëpër Korridorët e Vjetër të mendjes suaj.

Nëse e studioni, lexoni dhe ndiqni drejtimim e saj, do të filloni të dëgjoni gjëra dhe të shihni gjëra që nuk do t’i kishit parë ose dëgjuar më parë. Do të keni një vizion më të madh dhe një kuptueshmëri më të gjithëpërfshirë, një kuptueshmëri që nuk është vetëm për shërbimin dhe kënaqësinë e vetvetes, por diçka që mund të përballojë realitetin dhe që mund të vlerësojë qenien tuaj në botë në këtë kohë.

Po mos të ishte një Mesazh i Ri nga Zoti, mund ta trjatonit thjesht në nivelin e ideve. Mund ta trajtonit si teori. Mund ta trajtonit si filozofi. Mund ta trajtonit thjesht si një mësim tjetër. Por është shumë më e madhe se kaq.

Kjo është arsyeja që nëse përgjigjeni, do të ketë një impakt në jetën tuaj. Ajo ka për qëllim të ketë një impakt në jetën tuaj.

Jeni të thirrur për ta marrë, për ta studiuar dhe për të mësuar nga ajo. Vëtem ashtu mund të kuptoni vlefshmërinë e saj dhe relevancën e saj të madhe për botën që shihni sot dhe për botën që do të duhet të përballoni në kohët e ardhshme – ndryshimi i madh që po vjen në horizont dhe gjithçka që njerëzimi do të duhet të përballojë, sfidat e mëdha dhe oportunitetet e mëdha që po ju presin.

Është diçka e madhe të gjeni Shpalljen e Zotit – më e madhe se idetë tuaja, më e madhe se besimet tuaja, më e madhe se institucionet tuaja, madje më e madhe se idetë dhe besimet e kombit, kulturës ose fesë suaj. Sepse këto janë shpikje njerëzore, për pjesën më të madhe.

Por tani po shihni diçka që nuk është produkti i imagjinatës ose kreativitetit njerëzor. Do ta dini se është e vërtetë për shkak të impaktit që do të ketë.

Vjen nga Burimi juaj – Dashuria më e Madhe e jetës suaj, Burimi i jetës suaj, Burimi i natyrës suaj të thellë, Burimi i qëllimit tuaj për të qenë në botë, i cili ende ngelet i panjohur për ju dhe i paplotësuar.

Kjo është përgjigjja e lutjeve të mëdha në kohët e fundit dhe gjatë gjithë historisë për paqe, çlirim, urtësi dhe fuqi.

Nuk mund t’ia jepni këtë fuqi të madhe vetvetes, megjithëse shumë veta e kanë provuar. Duhet t’ju jepet nga një Burim më i madh – një Burim matanë përkufizimit, një Burim që nuk mund të konceptohet ose kuptohet me intelektin.

Sepse Krijuesi jeton matanë fushës së intelektit, dhe Krijesa me gjithë të. Mund të kuptoni vetëm rrethanat tuaja të menjëhershme dhe sekuencën e ngjarjeve, por matanë është një Realitet më i Madh, shumë më i madh në të vërtetë.

Mesazhi i Ri ju kërkon gjëra. Ju kërkon që të përgjigjeni. Ju kërkon që të studioni, që të keni durim dhe që mos të arrini në konkluzione të parakohshme, që mos të ndiqni paragjykimet ose inatin tuaj. Ju kërkon që të eksploroni, jo vetëm që të besoni, sepse besimi është i dobët. Nuk është mjaft substencial.

Do t’ju duhet një themel i vërtetë brenda vetes për të përballuar një botë në ndryshim dhe për të përballuar gjithçka që njerëzimi duhet të përballojë në këtë kohë Shpalljeje.

Nuk është thjesht një dhuratë për ju personalisht. Ka për qëllim të rrjedhë përmes jush tek të tjerët. Nëse do të merrni, atëherë duhet të jepni. Duhet t’i jepni dëshmi Shpalljes.

Duhet ta nderoni Lajmëtarin. Ai nuk është zot dhe nuk do t’i lejojë njerëzit që ta adhurojnë. Por është Lajmëtari, dhe nuk ka asnjëri tjetër në botë që ka sjellë një Mesazh të Ri nga Zoti këtu.

Ka një kohë shumë të gjatë që një Shpallje të kësaj madhësie është dhënë. Dhe kurrë më parë nuk është dhënë një Shpallje në mënyrë kaq të plotë, e dhënë tani një bote të shkolluar – një bote me komunikim planetar, një bote me sofistikim më të madh, një bote me një nevojë më të madhe.

Ende nuk e kuptoni, por është fati juaj që e gjetët. Nuk është thjesht një aksident ose rastesi. Është fati juaj që e gjetët Shpalljen e Re. Është fati që dëgjuat për të.

Është një thirrje e madhe. Por ajo që do Zoti dhe atë që duan njerëzit nuk është e njëjta gjë.

Jeni të lirë për t’u përgjigjur në mënyra të ndryshme, megjithëse kjo është një dhuratë për ju, megjithëse përmban shpresën për t’ju zbuluar qëllimin dhe fatin tuaj të madh në botë dhe një kuptueshmëri më të madhe të jetës suaj dhe të rrethanave të ndryshueshme rreth jush.

Zoti nuk mund të kontrollojë përgjigjen tuaj. Zoti nuk mund të kontrollojë mendimet tuaja, vuajtjen tuaj, hutimin tuaj, qortimet tuaja, besimet tuaja fikse, ankimet tuaja, sjelljen tuaj vetëshkatërruese, gabimet dhe vendimet tuaja të dobëta.

Kjo është sepse jetoni në Ndarje. Por është një pjesë e juaj që nuk është ndarë kurrë nga Zoti, dhe është asaj që Mesazhi i Ri do t’i flasë brenda jush, një pjesë e juaj që vetëm mund të përgjigjet. Është gjëja më natyrore në botë. Është qëllimi dhe fati juaj.

Nëse e merrni atë [Mesazhin e Ri], atëherë duhet t’ia jepni të tjerëve. Dhe duhet ta sillni në jetën tuaj dhe ta aplikoni atje sa më mirë që të mundeni dhe të kërkoni të tjerë që bëjnë të njëjtën gjë në mënyre që mund t’ju ndihmojnë për t’u bërë të fortë dhe për të sjellë ekuilibër dhe qëllim në punët tuaja.

Nuk mund të kundërshtoni një Mesazh të Ri nga Zoti. Do t’i dukeni të pamend Fuqive të Mëdha nëse e bëni këtë.

Do të keni shumë pyetje të cilave nuk mund t’iu përgjigjeni dhe shumë pyetje që nuk mund të kenë përgjigje për disa kohë në të vërtetë.

Duhet të kuptoni se ky është një angazhim i madh. Nuk është një ndjekje intelektuale. Nuk është një kalim kohe ose hobi. Nuk është këtu për t’ju dhënë kënaqësi, rehat ose siguri. Është këtu për t’ju thirrur në një shërbim të madh në një botë të cilës nevojat po përshkallëzohen me çdo ditë që kalon.

Keni një detyrimi sepse keni një qëllim të madh për të qenë këtu – një qëllim që nuk e keni shpikur ose që nuk mund të shpikni, një qëllim që nuk ju është zbuluar plotësisht akoma, një qëllim që është ndryshe nga dëshirat, preferencat dhe idetë tuaja rreth jetës suaj.

Jeni të detyruar sepse jeni dërguar në botë. Detyrimi jeton brenda jush. Është pjesë e natyrës suaj të thellë, një natyrë të thellë që Ne quajmë Dije.

Ajo [Dija] është kulmi i të gjitha studimeve shpirtërore, në të gjitha fetë. Është ajo që do t’ju shpengojë. Është ajo që do ta transformojë jetën tuaj, perceptimin tuaj dhe kuptueshmërinë tuaj. Por duhet të ndezet nga Zoti.

Keni një përgjegjësi për të qenë këtu në botë. Keni përgjegjësi ndaj atyre që ju dërguan këtu. Keni një rol të madh për të luajtur. Keni një shërbim të madh për të dhënë.

Mesazhi i Ri ju kujton për qëllimin tuaj të madh, përgjegjësitë tuaja dhe llogaridhënien tuaj. E bën këtë pa kërcenimin e denimit ose fajit. E bën këtë për t’ju retauruar, për t’ju shpëtuar nga pendimet dhe vuajtja juaj, për t’ju fuqizuar për të shpenguar jetën tuaj dhe për të sjellë ekuilibër aty, sepse keni një punë të madhe për të kryer këtu në botë.

Vetëm një Shpallje e Re mund të ketë një thirrje të tillë. Është një thirrje përmes botës. Nuk është vetëm për një grup ose një komb, një fe ose një pjesë të shoqërisë. Po fillon tani të tingëllojë nëpër botë.

Është një fillim i përulur. Mesazhi i Ri po vjen këtu si një farë, si një fëmijë – i pastër, i pakorruptuar nga bota, delikat, por me Fuqinë e Krijimit mbrapa tij. Për aq kohë që mund të ngelet i pastër dhe që Lajmëtari mos të ndotet, pastërtia e tij do të përhapet.

E keni këtë oportunitet të madh për të marrë një Mesazh të pastër, një Shpallje për këtë kohë dhe për kohët që do të vijnë.

A mendoni se ky është një aksident? A mendoni se kjo ndodh rastësisht? Po të jetë ashtu, po e nënvlerësoni atë që po merrni këtu. Dhe po i mbivlerësoni idetë dhe kuptueshmërinë tuaj.

Zoti kërkon t’i rikthejë fuqinë individit në mënyrë që ata që janë dërguar në botë mund të kontribuojnë në një botë në nevojë. E ardhmja e botës varet nga kjo.

Roli juaj do të jetë i përulur. Nuk do të mbledhë një vëmendje të madhe ose lavdërim. Do të punoni mbrapa skanave, pa fanfarë ose njohje. Dhe në këtë mënyrë, do t’i shpëtoni burgut të mendjes suaj dhe gjithçka që ju nxeh, ju mallkon dhe ju mban mbrapa.

Mesazhi i Ri do të mohohet dhe kundërshtohet. Do të bëhet objekt talljeje. Kjo gjithmonë ndodh në një kohë Shpalljeje.

Lajmëtari nuk do t’i përmbushë shpresat e njerëzve, sepse është një burrë i thjeshtë dhe i përulur. Nuk është i perëndishëm, i gjithëfuqishëm dhe plot me bukuri dhe karizëm. Askush me këto cilësi nuk do të zgjidhet për të qenë Lajmëtar, për të sjellë një Mesazh të Ri nga Zoti në botë.

Ai është pa ambicie. Ka qenë në përgatitje për një kohë shumë të gjatë. I është dashur një kohë shumë e gjatë për të marrë Mesazhin, sepse është shumë i madh dhe gjithëpërfshirës.

Do t’ju duhet kohë për të marrë Mesazhin e Ri, sepse është më i madh sesa mendoni, besoni dhe kuptoni në këtë moment. Përmban një dritare drejt një jete më të madhe në botë dhe të ardhmen dhe fatin e njerëzimin brenda një Komunitet të Madh jete në univers.

Asgje e tillë nuk i është dhënë njerëzimit ndonjëherë më parë, por tani duhet të jepet. Është vendimtare tani në përcatimin e së ardhmes dhe të rezultatit që njerëzimi do të duhet të përballojë.

Atëherë, afrojuni kësaj me përulësi. Filloni të konsideroni se edhe ju keni një jetë më të madhe dhe se ende nuk po e jetoni këtë jetë, keni nevojë për ndihmë të madhe dhe një Shpallje të madhe për të kuptuar dhe për të marrë një rrugë drejt kësaj jete më të madhe, për të marrë Hapat drejt Dijes, për të qenë të udhezuar nga një fuqi më e madhe, një guxim më i madh dhe një vendosmëri më e madhe.

Ishit të detyruar para se të vinit në botë. Ky detyrim jeton brenda jush tani.

Shpalljet e Zoti kanë fuqinë të ndezin dhe të iniciojnë këtë përgjegjësi të thellë. Mos u tërhiqni nga kjo, sepse gjithçka e madhe dhe kuptimplotë do të vijë nga kjo. Çdo gjë që është e fuqishme, çdo gjë që është e dhembshur, çdo gjë që është çliruese vjen nga kjo.

Zoti i ka mbjellë farat e shpengimit brenda jush, por ato duhet të kultivohen, dhe duhet të keni qëndrimin e duhur. Dhe Thirrja duhet të jetë aty.

Ky është detyrimi. Ju kërkon vetëm që të jeni të ndershëm, vërtet të ndershëm, aq të ndershëm sa mund të ndjeni atë që dini, matanë shpresave tuaja, frikave dhe preferencave tuaja, në mënyrë që mund të shihni të vërtetën matanë asaj që doni dhe asaj që mohoni.

Mesazhi i Ri ju kërkon që të jeni të ndershëm. Si do të përgjigjeni do të përcaktojë nëse jeni të ndershëm dhe të sinqertë.

Nuk bëhet fjala se çfarë besoni, nëse përputhet me të. Pse do t’i përshtatet Shpallja e Zotit asaj që mendoni ose besoni? Nuk i përputhet shpresave njerëzore, traditave njerëzore, besimeve të themeluara ose spekulimeve njerëzore sepse është një Mesazh i Ri nga Zoti dhe jo produkti i ideve njerëzore.

Po ju përgatit për një univers jo-njerëzor. Nuk e keni idenë se si të përgatiteni për këtë. Po ju përgatit për një botë me burime në ulje dhe rrëmujë dhe tensione në rritje. Nuk e keni idenë se si të përgatiteni për këtë. Po ju përgatit për të jetuar një jetë më të madhe. Nuk e keni idenë se si ta kryeni këtë.

Zoti e di këtë, me siguri, dhe kjo është arsyeja pse Shpallja e madhe tani duhet të jepet, për këtë kohë dhe kohët që do të vijnë, duke thirrur detyrimin që jeton brenda njerëzve – për ata që janë gati për t’u përgjigjur, për ata që e kanë ndershmërinë dhe lirinë e brendshme për t’u përgjigjur, për ata që nuk janë të lidhur nga ideologjia e tyre fetare, mënyra e tyre të të menduarit kulturore, ose vullneti dhe preferencat e të tjerëve.

Kjo është sfida e së jetuarit në një kohë Shpalljeje. Do t’ju përballë me vetveten – fuqinë tuaj dhe dobësinë tuaj, dhe fuqinë dhe dobësinë e atyre rreth jush. Është një ballafaqim me një të vërtetë më të madhe dhe një qëllim më të madh.

Jini mirënjohës se kjo mund t’ju jepej. Sepse pa të, do të kapeshit në mënyrë të verbër në botë, duke ndjekur ëndrra dhe kënaqësira, duke jetuar gjithmonë me kërcënimin e frikës, kërcënimin e privimit, peshën e mendjes suaj, një mendje që nuk është e udhëzuar nga Dija.

Jini mirënjohës, sepse Zoti i të gjitha universeve po i jep njerëzimit saktësisht atë që ka nevojë – jo t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të tij ose të plotësojë të gjitha synimet dhe dëshirat e tij, por t’i japë saktësisht atë që ka nevojë për të gjetur fuqinë e tij dhe për të vazhduar me një bashkëpunim dhe harmoni më të madhe në botë.

Keni ardhur në botë në këtë kohë për të shërbyer nën këto rrethana. Është koha juaj, një kohë Shpalljeje. Është momenti juaj, një moment për të ushtruar një ndershmëri më të thellë dhe një sinqeritet më të thellë.

Kjo është një thirrje – një thirrje matanë të menduarit tuaj dhe ideve tuaja, ndjenjave dhe emocioneve tuaja, në një realitet më të thellë brenda jush.

Mos mundoni ta kuptoni. Është matanë kuptueshmërisë suaj. Mos mundoni ta krahasoni me gjëra të tjera, sepse nuk e dini se çfarë po shikoni. Nuk e keni eksploruar, përjetuar dhe aplikuar Mesazhin e Ri, atëherë nuk mund ta gjykoni me urtësi, ndershmëri ose sinqeritet.

Është një dhuratë për botën, por duhet të jepet nga personi në person. Duhet t’i bëni dëshmi të tjerëve, duke gjetur ata që janë gati dhe të gatshëm për t’u përgjigjur. Është pjesë e qëllimit tuaj, e shihni. Është pjesë e dhuratës suaj. Është pjesë e asaj që e pret njohjen tuaj të thellë.

Ishit të përcaktuar për të jetuar në një kohë Shpalljeje. Shpallja është këtu. Fati juaj po ju thërret. Bëhet fjala vetëm nëse jeni gati apo jo. Mund t’i jepni llogari vetëm vetes në këtë drejtim.

Nuk mund të përcaktoni se çfarë njerëzit do të thonë ose bëjnë. Është një sfidë për ju dhe për çdo individ që ka bekimin dhe oportunitetin për të marrë një Shpallje të Re nga Zoti. Mos u shqetësoni se çfarë do të bëjnë të tjerët, se çfarë do të bëjë bota. Është një thirrje për ju.

Vetëm Zoti e di se si të prekë pjesën tuaj të thellë. Nuk mund ta gjeni këtë vetë. Vetëm Zoti e di se si të thërrasë atë që është dhurata dhe shërbimi juaj më i madh. Nuk mund ta thërrisni këtë nga vetvetja.

Vetëm një Shpallje e Re do të përgatisë njerëzimin për një të ardhme që do të jetë ndryshe nga e kaluara dhe për një realitet më të madh jete në univers.

Jini mirënjohës. Jini të përulur. Jini perceptues. Nuk keni nevojë të besoni, vetëm të jepni dëshmi dhe të merrni, të mësoni dhe të aplikoni. Prirjet tuaja do t’ju bëhen të dukshme, dhe do të shfaqin rëndësinë dhe përsosmërinë e tyre me kalimin e kohës.

Njerëzimi nuk mund ta plotësojë vetveten. I duhet ndihmë e madhe. Nuk mund të përgatisë veten për të ardhmen. Është tepër i verbër dhe arrogant në këtë moment. Nuk e sheh se çfarë po vjen në horizont, sepse mendon se jeton akoma në të kaluarën.

Nuk e sheh se po hyn në një Komunitet të Madh jete në univers, një Komunitet i Madh që është sfidues dhe i vështirë, ku liria është e rrallë dhe konkurrenca është e gjerë dhe e ushtruar me aftësi dhe bindje të madhe.

Vetëm Zoti mund t’ju përgatisë për këtë. Vetëm Zoti e njeh zemrën njerëzore, mendjen njerëzore, shpirtin njerëzor dhe historinë njerëzore.

Duhet t’i pranoni kufizimet tuaja në mënyrë që të merrni një kuptueshmëri më të madhe. Është pjesë e thirrjes suaj.

O njerëzim, dëgjoji fjalët e Mia. Ne flasim për një realitet më të madh – një të vërtetë më të madhe që jeton brenda çdo personi, një të vërtetë më të madhe që nuk mund të kuptohet me debate ose spekulime intelektuale, një të vërtetë më të thellë që duhet të përjetohet që të kuptohet dhe të shprehet në mënyrë të qartë.

Dëgjojini fjalët e Mia, o njerëz të kësaj bote. Keni një fat të madh në univers, por duhet të përballoni një botë në rënie. Duhet të përballoni trazirat e mëdha që do të vijnë. Duhet të bashkoheni dhe të bashkëpunoni me një qartësi dhe vendosmëri më të madhe.

Kjo është Shpallja e Zotit. Është një Shpallje matanë kuptueshmërisë njerëzore. Vetëm mund t’i afroheni dhe të filloni të mësoni nga ajo, por nuk do t’i arrini kurrë fundit urtësisë së saj, qartësisë së saj ose fuqisë së saj.

 

Mathieu

Recent Posts

6. Të qëndrosh te grëmina

Siç i është shpallur Lajmëtarit të Zotit Marshall Vian Summers më 10 prill 2014 në…

2 years ago

Parafjalë

Hapat drejt Dijes është Libri i Njohurisë së brendshme. Plani i studimit i tij njëvjeçar,…

3 years ago

Hyrja në Komunitetin e Madh

Siç i është shpallur Lajmëtarit të Zotit Marshall Vian Summers më 27 maj 2011 në…

3 years ago

Parathënie

Ky libër përmban fjalët e para të një Mesazhi të Ri nga Zoti. Në faqet…

4 years ago

Revolucioni

Siç i është shpallur Lajmëtarit të Zotit Marshall Vian Summers më 24 maj 2011 në…

4 years ago