Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 27 janar 2013
në Boulder, Kolorado
Njerëzimi i ka farat e madhështisë, pavarësisht nga gabimet e tij, injoranca e tij dhe korrupsioni i tij. Sepse spiritualiteti është gjithmonë i gjallë në këtë botë, i cili ka vdekur dhe është harruar në aq shumë bota të tjera. Zjarri i dashurisë është gjithmonë i gjallë këtu, në mendjet dhe zemrat e shumë, shumë njerëzve – një zjarr që është ftohur në aq shumë bota të tjera në universin rreth jush.
Njerëzimi nuk di për shpresën e tij të madhe dhe potencialin e tij të madh, sepse po lufton me forcat që e kanë shkatërruar fuqinë e dashurisë dhe të Dijes në bota të tjera – forcat e lakmisë, dobisë, korrupcionit, konfliktit, luftës dhe privimit.
Mos mendoni se kjo është e veçantë për këtë botë ose për familjen njerëzore, sepse këto gjëra kanë qenë pjesë e evolucionit të çdo kombi të madh në universin rreth jush. Por shumë nga këto kombe matanë botës suaj nuk e kanë njohur kurrë lirinë, nuk e kanë njohur kurrë dhembshurinë. Të shtypura që nga fillimi, ata kanë evoluar teknologjikisht, por jo në ndonjë menyrë tjetër që është fare kumptimplot.
Njerëzimi nuk di për shpresën e tij të madhe dhe potencialin e tij për të ardhmen. Por e ardhmja që do t’i japë njerëzimit stabilitet, siguri dhe mbrojtje nga shembja brenda botes dhe nga ndërhyrja nga jashtë do të jetë një botë shumë e ndryshme nga ajo që po shihni sot, dhe shumë e ndryshme nga ajo që shumica e madhe e njerëzve presin dhe për të cilën planifikojnë në këtë moment. Sepse nëse dëshirat dhe ambiciet e njerëzimit të plotësoheshin në të ardhmen, qytetërimi do të shembej dhe do të nënshtrohej nga kombe të tjera në univers, të cilët tashmë po e shohin botën me vendosmëri të madhe.
Bota e ardhme për njerëzimin, nëse është i suksesshëm në këtë transicion të madh, është një botë që shumë pak njerëz mund të shohin sot. Por përfaqëson rritje dhe pjekuri në univers, sidomos midis botëve të avancuara që kanë qenë në gjendje të mbjanë lirinë individuale, dhe të përfitojnë nga dhuratat e saj, dhe të minimizojnë efektet e shprehjeve të saj kaotike.
Ky është evolucioni. Por evolucioni ndjek zgjedhjet e racave inteligjente të cilave është pjesë. Nëse njerëzimi vazhdon në drejtim e tij të dëshpëruar, do të plaçkitë burimet e botës dhe do të destabilizojë klimën e botës aq shumë sa do të jetë e banueshme vetëm nga një përqindje shumë e vogël të popullsisë njerëzore, dhe me shtrëngime të mëdha për ata që mund të mbijetojnë. Mos mendoni se kjo nuk ka ndodhur ne universin rreth jush, sepse shembja mjedisore ka ndodhur herë të panumërta me pasoja të rënda dhe tragjike aq shpesh si rezultat.
Bota e ardhshme do të duhet të ndërtohet nga hiri i botës së vjetër dhe nga dëshira, dhembshuria dhe urtësia e atyre që mund të shohin dhe që e kuptojnë se njerëzimi po kthehet në një cep të madh dhe po kalon përmes një pragu të madh në këtë kohë.
Sepse bota e ardhshme që do të jetë më e madhe se e kaluara juaj do të duhet të ndërmerret në një kohë tranzicioni shumë të vështirë dhe të rrezikshme – një kohë ku shumë gjëra do të bien mënjanë; një kohë ku do të ketë një paqëndrueshmëri mjedisore, shoqërore dhe ekonomike të madhe dhe në rritje; një kohë ku do të ketë një rrezik të madh lufte dhe konkurrence për të përcaktuar se kush do të fitojë akses tek burimet që ngelet.
Kombet do të bëhen të paqëndrueshme. Do të ketë revolucione të dhunshme, edhe në vende të qëndrueshme. Do të ketë inate në rritje midis kombeve, në konkurrencë për ato pak pjesë të paprekura të botës. Mundësia për njerëzimin për të dështuar është shumë e madhe nën këto kushte dhe nuk duhet kurrë të nënvlerësohet. Mos jini të mashtruar nga optimizmi i verbër, sepse duhet të përballoni realitetin e të jetuarit në një botë me burime në ulje dhe paqëndrueshmëri mjedisore.
Këtu njerëzimi ka një zgjedhje të madhe, jo për t’u bërë thjesht nga krerët e kombeve, por nga qytetarët kudo për të përcaktuar se cilin drejtim do të ndjekin. A do të ndjekin rrugën e grindjes, konkurrencës dhe luftës? Apo do të kërkojnë mënyra për ta restauruar botën, për t’i administruar burimet e saj dhe për t’i ndarë në mënyrë të barabartë, në mënyrë që njerëzimi mund të ketë një të ardhme, një të ardhme më të madhe se e kaluara e tij? Këtu uniteti dhe bashkëpunimi njerëzor nuk janë të drejtuar nga një ideal i madh ose nga një filozofi fetare, por nga domosdoshmëria absolute vetë, sepse alternativat janë shumë të rënda dhe tragjike për t’u konsideruar.
Mos u ankoni për këtë ose të mendoni se është një fatkeqësi e madhe për ju, sepse jeni dërguar në botë në këtë kohë për të qenë pjesë e këtij tranzicioni të madh. Nëse mund të zbuloni Dijen e madhe që Zoti ka vendosur brenda jush – e cila është këtu për t’ju udhëzuar, për t’ju mbrojtur dhe për t’ju sjellë në një jetë më të madhe plotësimi dhe kontribute – atëherë do të jeni në gjendje të përdorni keto rrethana në mënyrë të dobishme, për të qenë pjesë e një force më të madhe për të mirën në botë, një forcë që do të duhet shumë dhe duhet të shprehet përmes synimeve dhe urtësisë së shumë individëve në shumë, shumë vende.
Ndodheni në një rrugëkryq të madh. Zgjidhni një drejtim dhe do të përcaktojë fatin tuaj. Zgjidhni një drejtim tjetër dhe do të përcaktojë fatin tuaj. Këtu duhet të keni vizion. Nuk mund të veproni thjesht nga nxitimi dhe dobia. Nuk mund të veproni thjesht nga dëshira për fuqi dhe pasuri në moment, përndryshe do të dorëzoni të ardhmen dhe do të krijoni një rezultat më të tmerrshëm sesa mund të imagjinoni.
Këtu Zoti nuk po e dënon njerëzimin. Ky nuk është zemërimi i Zotit, sepse Zoti nuk ka zemërim. Kjo është një shpikje njerëzore – një Zot i zemëruar për njerëz të zemëruar. Por Zoti e lejon njerëzimin që të përcaktojë fatin e vetë në botë, të zgjedhë rrjedhjen e veprimit të tij dhe të përcaktojë individualisht dhe kolektivisht se në çfarë rruge do të shkojë, duke përballuar këtë përçarje të madhe në rrugë.
Nëse njerëzimi zgjedh rrugën e grindjes, konkurrencës dhe luftës, atëherë mund ta ndiqni këtë në imagjinatën tuaj për të parë se sa të tmerrshme rrethanat do të jenë. Në fakt, është më e rënde sesa mund ta përfytyroni ndonjëherë.
Të zgjidhni alternativën është të zgjidhni të jetoni ndryshe, të përdorni shumë më pak nga burimet e botës dhe ta mendoni veten jo thjesht si pjesë e një grupi, fisi ose kombi vetëm, por si një qytetar të botës duke punuar tani për të ruajtur qëndrueshmërinë e botës dhe vazhdimësinë e qytetërimit njerëzor, i cili është ndërtuar në një periudhë kohe shumë të gjatë dhe ka avancuar dhe përparuar për shkak të punës fisnike të njerëzve të panumërt që i ka dhënë jetët e tyre për të ndërtuar disa aspekte të këtij qytetërimi. Megjithëse qytetërimi është shumë i papërsosur dhe plot me gabime dhe korrupsion, ka gjithmonë një potencial madhështor.
Nëse mund të udhëtonit rreth universit, rajonit tuaj lokal të hapësirës, do të shinit se sa i madh është ky potencial në kontrast me shumicën e kombeve të tjera. Do të ishit të shokuar dhe të tronditur nga mungesa e lirisë në këto fusha. Do të shihnit jetën në këto bota dhe do të kuptonit se do të ishte krejtësisht shtypëse për ju. Shumë janë zvogëluar në një masë të madhe përmes luftës dhe konfliktit, brenda tyre, midis tyre dhe kombeve të tjera në univers. Mësimet këtu janë të thella, të rënda dhe të rëndësishme për t’u kuptuar.
Merrni rrugën e lehtë, rrugën e të jetuarit në moment, të keni gjithçka që doni, dhe do të jeni motori i luftës në këtë jetë. Do të ndiqni rrugën që aq shumë bota kanë ndjekur drejt një rezultati të pashmangshëm privimi dhe kaosi.
Por Zoti ka dërguar një Mesazh të Ri në botë për të paralajmëruar për rezultatin këtu dhe për t’i dhënë njerëzimit një shpresë të madhe, sepse njerëzimi ka një shpresë të madhe. Pavarësisht nga historia e tij tragjike dhe gabimet e tij të pafundme, ka gjithmonë një shpresë të madhe. Dhe ju si individ e keni këtë shpresë të madhe sepse Zoti ka vendosur Dijen brenda jush për t’ju udhëzuar, Dijen që ende nuk e keni zbuluar, por për të cilën keni nevojë dëshpërimisht në të gjitha përpjekjet tuaja.
Vizioni është një botë e qëndrueshme. Kjo do të thotë që bota do t’ju japë gjithçka që ju duhet, sepse nuk mund të dilni në univers për të kërkuar burimet që keni shkatërruar këtu në tokë, përndryshe do të bini nën bindjen e fuqive të huaja. Ata madje do t’ju inkurajojnë që ta bëni këtë, sepse kjo është mënyra se si sundimi mund të fitohet në këtë botë nga ata që po ju vëzhgojnë nga larg.
Jo, Njerëzimi do të duhet të jetë i vetëmjaftueshëm. Do të duhet të jetë mjaft i bashkuar. Dhe do të duhet të jetë shumë i matur.
Sepse botët e lira nuk bashkëjetojnë lehtësisht me botët që nuk janë të lira. Këtu duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Kjo do t’i ndryshojë idetë tuaja rreth udhëtimit në hapësirë dhe vizitimit të botëve të tjera, sikur të ishte ndonjë lloji kërkimi shpirtëror ose turizmi të mrekullueshëm. Lëjini mënjanë këto nocione, sepse janë qesharake dhe të panatyrshme në univers.
Njerëzimi do të duhet të bëhet shumë i përgjegjshëm dhe shumë i kujdesshëm në atë që emeton në hapësirë, si e udhëheq botën, si i ndan burimet, e kështu më tej.
Nga kjo pikë në kohë, mund të thoni: “mirë, nuk mund ta përfytyrojë fare një botë të tillë. Nuk mendoj se është e mundshme.” Por jo vetëm është e mundshme, është e domosdoshme. Sepse alternativa është shumë e tmerrshme për t’u konsideruar.
Prandaj, duhet të dëgjoni dhe të jeni të hapur për një realitet të ri dhe për pjesëmarrjen tuaj në ndërtimin e këtij realiteti, sepse nuk do të vijë nga vetvetja. Nëse individë të vendosur nuk janë të drejtuar drejt tij, atëherë njerëzimi do të marrë rrjedhën e veprimit tjetër. Do të bjerë në rrëmujë.
Prandaj, duhet të keni një zemër të madhe, fuqi të madhe, një qëllim të madh dhe një vizion të madh, të cilat Dija brenda jush do t’ju japë pasi të jeni gati për të marrë. Ju duhet kjo sepse keni nevojë të dilni nga jeta juaj patetike, përpjekjet tuaja patetike, idetë dhe angazhimet tuaja tragjike. Në krahasim me atë që jeni dhe atë që jeni dërguar këtu në të vërtetë për të bërë, jeta juaj aktualisht është patetike, fatkeqe dhe e keqdrejtuar.
Pranojeni këtë, sepse flet për madhështinë tuaj. Por për të pranuar madhështinë tuaj, ju duhet të përballoni dobësinë tuaj aq objektivisht sa të mundeni. Dhe duhet të mbani një vizion për njerëzimin që duket jopraktike, jorealiste, madje ndoshta e pamundshme, por e domosdoshme megjithatë. Sepse është një Vizion i Qiellit. Është Vullneti i Qiellit. Por Vullneti i Qielli duhet të shprehet përmes mendjeve, zemrave dhe veprave të njerëzve kudo.
E ardhmja juaj do të jetë shume e ndryshme. Do të ketë një popullsi njerëzore shumë më të vogël. Pjesë të gjera të botës do të duhet të lihen në gjendjen e tyre natyrore për të filluar rindërtimin e klimave të botës. Tregtia do të jetë shumë më lokale sesa është sot, sepse burimet për të sjellë gjëra nga anembanë botës nuk do të jenë aty në mënyrë të mjaftueshme, përveç në raste shumë të rralla. Lumenjtë do të duhet të pastrohen. Liqenët do të duhet të pastrohen. Qiejt do të duhen të pastrohen.
Do t’ju duhet të ruani kufijtë tuaj në hapësirë me shumë kujdes dhe të jeni shumë të kujdesshëm për ndonjë race tjetër që viziton këtu. Aleatët tuaj të pakët në rajonin tuaj lokal të hapësirës nuk do të kërkojnë të fitojnë marrëdhënie me ju derisa të arrini një gjendje të qëndrueshme dhe të vendosur në këtë botë të re, sepse e kuptojnë që prania e tyre këtu do të krijojë dyshim dhe hutim, sepse nuk e keni akoma aftësinë për të dalluar miqtë nga armiqtë në këtë aspekt.
Njerëzimi do të duhet ta fitojë lirinë e tij. Do t’i duhet ta fitojë izolimin e tij në univers. Do t’i duhet të tejkalojë adoleshencën dhe fantazitë e veta fëminore rreth rëndësisë së vetë në univers, dhe çfarë universi në të vërtetë është, dhe çfarë ndodh aty.
Për ta bërë këtë të mundshme, Krijuesi i të gjithë jetës ka dërguar, si pjesë të një Mesazhi të Ri për njerëzimin, një mësim rreth realitetit dhe spiritualitetit të jetës në univers për t’ju dhënë një raport të vërtetë rreth asaj që ndodh matanë kufijve tuaj dhe një kuptueshmëri të kthjellët rreth asaj që duhet të bëni këtu në tokë për t’u përgatitur për të qenë në këtë Komunitet të Madh si një racë e lirë dhe e vetëvendosur.
Bota juaj e ardhme do të jetë një botë ndryshimi klimatik dhe prodhimi ushqimor të kufizuar. Shkretëtirat do të rriten. Oqeanet do të rriten. Prandaj, tokat që mund të prodhojnë ushqim duhet të kultivohen dhe mbrohen në mënyrë shumë të kujdesshme. Lufta dhe grindjet midis kombeve do të kufizohen nga domosdoshmëria. Sa më shumë vetëmjaftueshmëri të jetë e mundur duhet të vendoset kudo që njerëzimi mund të mbajë pozicionin dhe infrastrukturën e tij.
Do të duhet të ketë shumë pajtueshmëri, dhe, në një farë mase, liria individuale do të kufizohet. Sepse në këtë botë, nuk mund të bëni çdo gjë, të keni çdo gjë ose të jeni çdo gjë që të doni. Por është në rregull sepse nuk keni ardhur në botë për ta kënaqur veten në këtë mënyrë. Jeni dërguar në botë për ta shërbyer botën dhe për të kontribuar për përparimin, ndërtimin dhe përmirësimin e qytetërimit njerëzor.
Ky është qëllimi juaj i vërtetë. Dhe nëse mund të gjeni natyrën tuaj të vërtetë dhe të filloni t’i përgjigjeni, do të shihni vërtet se kjo është e vërtetë pavarësisht nga personaliteti juaj, zakonet tuaja, besimet tuaja, feja juaj ose kombësia juaj.
Nëse mjaft njerëz mund të arrijnë të kuptojnë fuqinë e Dijes brenda tyre, Mendja e thellë që Zoti ka vendosur brenda tyre, atëherë një botë e tillë mund të krijohet dhe arrihet me sa më pak stres dhe shkatërrim.
Në të vërtetë, kundërshtari juaj i madh në të ardhmen do të jetë natyra vetë. Do t’ju duhet të gjeni mënyra se si të mbroheni nga paqëndrueshmëria në rritje të botës natyrore që është produkt i shpërdorimit, korrupsionit dhe ndotjes njerëzore. Do të jetë një luftë me natyrën më shumë se një luftë me njëri-tjetrin.
Natyra këtu është një kundërshtar i fuqishëm dhe duhet të kuptohet dhe respektohet mbi të gjitha gjërat. Por për momentin, njerëzimi e ka humbur kontaktin e vetë me natyrën. Mendon se mund ta kthejë botën në çdo gjë që do. Mendon se mund t’i kthejë shkretëtirat në toka bujqësore. Mendon se mund t’i kthejë qytetet në terrene lojërash. Mendon se mund t’i shfrytëzojë të gjitha fuqitë e tokës për indulgjencat, dëshirat dhe synimet e veta. Por kjo është parajsa e budallenjve, dhe të gjithë në Komunitetin e Madh që kanë kaluar përmes këtyre fazave zhvillimi e kuptojnë kuptimin e kësaj.
Liria njerëzore dhe liria në univers nuk është një e drejtë. Është një privilegj. Është një shpërblim i ndërtuar nga mundimet e palodhshme të gjeneratave të individëve që e kanë mundësuar lirinë që të ekzistojë, të ruhet dhe që dobitë e kreativitetit dhe produktivitetit të saj të madh mund të korren duke minimizuar vështirësitë dhe kaosin që mund të sjellë për njerëzit ndonjëherë, nëse jo të udhëzuar nga Dija.
Bota juaj e ardhshme do të duhet të ketë një popullsi shumë më të vogël, por kjo duhet të orkestrohet dhe jo të jetë rezultati i shkatërrimit të familjes njerëzore. Por tranzicioni midis botës që keni sot, që po shembet, dhe botës së ardhshme që është shpresa juaj e madhe, është një humnerë e madhe.
Është sikur të ndodheshit në buzën e një hendeku të madh dhe të shikonit përmes hendekut nga ana tjetër, duke e pyetur veten se si do të arrinit atje. Nuk ka ndonjë ashensor magjik që do t’ju ngrejë mbi këtij hendeku. Nuk ka ndonjë urë që do të shfaqet në mënyrë magjike për t’ju sjellë atje. Do t’ju duhet të zbrisni nga hendeku, të shkoni përmes tij dhe të gjeni rrugën për të shkuar lart nga ana tjetër.
Ka një rrugë, dhe Zoti po e tregon rrugën në Shpalljen e Re. Sepse Shpalljet e vjetra nuk mund ta sjellin këtë, sepse nuk është qëllimi i tyre. Nuk ishin të planifikuara për këtë. Por njerëzimi tani ka arritur në një prag të madh, ndoshta më të madhin që ka arritur ndonjëherë – destabilizimin e botës dhe hasjen e tij me një univers jete inteligjente, një univers jonjerëzor ku liria është e rrallë.
Duhet t’i kuptoni këto gjëra nëse doni të zbuloni qëllimin tuaj të madh për të qenë në botë. Duhet t’i kuptoni këto gjëra nëse doni të kuptoni natyrën tuaj të thellë dhe pse jeni në konflikt me vetveten rreth asaj që doni dhe keni nevojë. Duhet t’i kuptoni këto gjëra për të kuptuar që ka një zë urtësie brenda jush, dhe ka shumë zëra dobësie brenda jush. Duhet të jeni në gjendje për të qëndruar tek ajo që është e vërtetë, megjithëse duket e pamundshme, duke pasur parasysh botën sot. Duhet të keni Vizionin e Qiellit. Duhet të jetë në zemrën tuaj, jo vetëm në mendjen tuaj.
Mendoni për këtë botë të ardhshme. Nuk do të jetë një botë e lehtë. Nuk do të jetë parajsë. Nuk do të jetë një botë ku do të keni gjithçka që doni, pafund. Do të jetë një botë përgjegjësie dhe bashkëpunimi të madh. Do të jetë një botë ku do të duhet të kujdeseni për njerëzit e tjerë dhe të jeni një pjesëmarrës i vërtetë në kombin dhe kulturën tuaj. Do të jetë një botë ku korrupsioni njerëzor do të kufizohet edhe pse nuk mund të zhduket. Do të kufizohet nga domosdoshmëria, sepse njerëzimi nuk mund të përballojë luftën ose revolucionin në një botë të tillë.
Pozicioni juaj në botë do të jetë shumë më i brishtë sesa ka qenë në të kaluarën, dhe do të jeni të kërcënuar nga forca në universin që do të kërkojnë të fitojnë sundim këtu pa përdorimin e forcës, duke përdorur fuqinë e bindjes dhe nxitjes ose dekurajimit. Do të luftoni një klimë të paqëndrueshme dhe rrënjen e burimeve. Gjithçka do të duhet të përdoret mirë dhe në mënyrë të kujdesshme.
Por do të jetë një botë me fuqi shpirtërore të madhe dhe siguri të madhe, më të madhe se në çdo kohë të historisë njerëzore, nëse një botë e tillë mund të arrihet. Do të jetë një botë ku zgjuarsia njerëzore do të jetë shumë e vlerësuar. Dhe fuqia e Dijes do të jetë në dispozicion të më shumë njerëz sesa është rasti sot.
Duhet të dëgjoni atë që Unë po ju them. Kjo nuk është bota që doni. Është bota që do të jetë dhe që duhet krijuar. Dhe ju e doni, dhe do ta doni gjithmonë e më shumë ndërsa bota rreth jush bëhet gjithmonë e më e paqëndrueshme, gjithmonë e më sfiduese, gjithmonë e më e rrezikshme.
Këtu duhet të ndaloni të ankoheni për botën dhe ta përdorni këtë energji që harxhoni në një mënyrë të pakuptimtë dhe të shkapërderdhur duke u ankuar dhe i kritikuar të tjerët për të filluar për të ndërtuar Katër Shtyllat e jetës suaj, themeli i përgjithshëm për të përballuar një kohë ndryshimi dhe trazire të madhe. Duhet të merrni Hapat drejt Dijes për të gjetur fuqinë e madhe që Zoti ju ka dhënë, që ekziston matanë fushës së intelektit. Dhe duhet të shihni botën dukë ndjekur këshillën dhe udhëzimin e Shpalljes së Re të Zotit, e cila vetë e ka fuqinë dhe qartësinë për të krijuar një të ardhme më të madhe për njerëzimin.
Këtu të gjitha mësimet fetare të botës do të gjejnë rezonancën e tyre, nëse mund të kuptohen në mënyrë korrekte. Sepse janë dhënë për të ndërtuar qytetërimin njerëzor, qytetërimin botëror, dhe kanë qenë pjesërisht të suksesshme në këtë.
Tani qytetërimi njerëzor duhet të mbrohet dhe t’i qëndrojë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit që po vijnë në botë, dhe duhet të mbrohet nga ndërhyrja, bindja dhe manipulimi nga forca nga matanë botës, që janë këtu për të përfituar nga dobësia, ndarjet dhe shpresat njerëzore.
Mos u tkurrni nga kjo, sepse kjo është jeta juaj. Është e ardhmja juaj. Është bota që do t’i dorëzoni fëmijëve tuaj. Kjo është bota me të cilën do të duhet të merreni kur të rriteni përfundimisht dhe të ndaloni t’ia jepni veten fatanzive dhe ta humbni kohën tuaj dhe jetën tuaj në angazhime të pakuptimta me të tjerët.
Është një botë që do të kërkojë pjekuri njerëzore, urtësi njerëzore dhe bashkëpunim njerëzor në një shkallë të paparë. Këtu njerëzimi mund të gjejë shpengimin e tij, fuqinë e tij dhe të plotësojë fatin e tij duke u bërë një racë e lirë dhe e vetëvendosur në univers.
Ky është vizioni. Duhet ta mbani këtë vizion për të ndërtuar një të ardhme të tillë dhe mos t’i lini tragjeditë e së kaluarës dhe injorancën e njerëzimit, budallallëkun e njerëzimit t’ju dekurajojnë dhe t’jau vjedhin këtë vizion. Përndryshe do ta humbni fatin tuaj këtu.
Këtu duhet ta falni të kaluarën tuaj. Duhet t’i falni të tjerët dhe të shihni se e gjitha kjo përfaqëson nevojën për Dije brenda jush. Dështimet tuaja, dështimet e tyre, dështimet e së kaluarës, dështimet e mundshme të së ardhmes duhet të shihen në mënyrë shumë të qartë dhe objektive dhe të dallohen si shfaqje, një shfaqje e gjerë dhe bindëse të nevojës për Dije.
Kjo është arsyeja pse Zoti ka dërguar Hapat drejt Dijes. Për herë të parë në historinë e kësaj bote, Zoti ka dhënë Hapat drejt Dijes për njerëzit kudo, jo vetëm për shenjtorët dhe të urtit, ose artistët dhe humanitarët e mëdhenj. Receta për sukses dhe paralajmërimi kundër dështimit po jepet tani si kurrë më parë.
Mos e mashtroni veten duke menduar se ky është një vlerësim negativ i së ardhmes. Është thjesht i ndershëm. Dhe nëse mund të jeni të ndershëm me veten dhe objektiv në si e shikoni botën, do t’i shihni këto gjëra. Janë të qarta për ata që mund të shohin.
Njerëzit ngulin këmbë për botën që duan sepse kanë frikë nga bota. Dhe janë aq të dhënë pas dëshirave, besimeve dhe preferencave të tyre që nuk mund të shohin në mënyrë të qartë se çfarë po ndodh rreth tyre, dhe as brenda tyre. Atëherë e keqadministrojnë shëndetin e tyre. I keqadministrojnë marrëdhëniet e tyre. E keqadministrojnë përdorimin e tyre të botës. Bien në grindje me veten, me të tjerët dhe me jetën vetë.
Shikoni me sy të qarta dhe do t’i shihni këto gjëra të shfaqura kudo rreth jush. Por nuk duhet të shihni me dënim për të pasur fuqinë, energjinë dhe fokusin për të mbajtur vizionin e madh që duhet të mbahet nga gjithmonë e më shumë njerëz.
Nëse Shpallja e Re e Zotit mund të bëhet e disponueshme për ta, do të jenë në gjendje të shohin. Dhe do të jenë në gjendje të shohin se Dija është forca më e fuqishme në univers, dhe që jeton brenda tyre, në pritje për t’u zbuluar.
Mbajeni mend, njerëzimi po përballon një vendim thelbësor në lidhje me kë drejtim do të shkojë. Dhe do të shkojë në rrugën që po shkon, përveç nëse mjaft njerëz vendosin ndryshe. Megjithëse nuk mund të krijojnë botën e re menjëherë, ata duhet të ndërtojnë themelin për të që të ekzistojë, gjë e cila do të kërkojë gjenerata mundimesh dhe veprimesh të dedikuara të njerëzve.
Mund ta pyesni veten: a do t’i bëjnë njerëzit këto lloj gjëra, pavarësisht nga interesat e tyre vetjake? Ne themi, nëse janë të udhëzuar nga Dija, do t’i bëjnë këto gjëra, sepse kjo është madhësia që jeton brenda tyre.
Këtu duhet të keni besim jo vetëm në rezultatin, por duhet të keni besim në fuqinë dhe praninë e Dijes brenda jush. Nëse ky është një realitet i largët i panjohur, atëherë duhet të merrni Hapat drejt Dijes për të gjetur burimin e fuqisë suaj, integritetit tuaj dhe të misionit tuaj të madh për të qenë këtu në botë në këtë kohë nën këto rrethana.
Bekimet e Qiellit shkojnë me ju në këtë. Çfarëdolloj feje që të jeni pjesë, në çfarëdo kombi që të jetoni, çfarëdoqoftë gjendja juaj shoqërore, çfarëdoqoftë realiteti juaj ekonomik – Thirrja është aty, fuqia e Dijes është aty. Duhet të vijë nga shumë njerëz tani dhe jo vetëm nga disa. Ky është Vullneti i Qielli. U bëftë ky atëherë synimi i njerëzimit.